Sanksionet i hapin rrugën Turqisë në tregun rus

Takimi i Soçit mes presidenti rus Putin dhe atij turk Erdogan është risjellë në vëmendje për aspektin ekonomik. Vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes të dyja vendeve ka arritur në 2.04 miliardë dollarë nga muaji mars në korrik, një rritje që vlerësohet me 640 milionë dollarë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Sipas të dhënave zyrtare eksportet turke në Rusi u rritën me 75%, duke dëshmuar një efekt anësor të painjorueshëm të sanksioneve të Perëndimit.
E ndërkohë që Turqia ka gjetur hapësirë për të përfituar në një krizë si kjo, vende si Gjermania, po përjetojnë stres të madh ekonomik pikërisht të një politike të rreshtimit kundër Rusisë.
I vetmi ton kritik ndaj Turqisë është ai për një marrëveshje të supozuar për sistemin mbrojtjës S-400, të cilën Ankaraja e ka mohuar.
Sjellja e Turqisë është gati e pamenaxhueshme, pasi nëse dikush e kritikon se po ndërvepron me një vend të cilin Perëndimi e ka nën sanksione, ajo mund të thotë se ka furnizuar me dronë Ukrainën. Armë të cilat janë ndër më efektivet kundër ushtrisë ruse. As më shumë e as më pak, Turqia po merr atë që ka kërkuar pëherë por që ia ka mohuar dobësia ekonomike dhe pjesëmarrja në struktura të përbashkëta: pavarësinë.
Comments
Pak hipokrizi evropiane
Nese diskutohet me Turqine ne vemendje te vecante eshte e vertete qe eksportet drejt rusise jane rritur. Por ne te njejten kohe, kjo eshte e vertete jo vetem per vende jashte BE, por edhe per Greqi e Bullgari te pakten. Te dyja kane rritur krahasimisht me nje vit perpara tregetine me Rusine. Nderkohe qe pervec 400 kallasheve Greqia dhe ca rraketave Strela te viteve 80 Bullgaria, asnjera s'ka ndihmuar me asgje Ukrainen. Padyshim qe obligimet shtetet e BE i kane shume m te medha se cdo shtet jashte BE. Pa llogaritur qe akoma, edhe sot e kesaj dite, ne Rusi shkojne 1 miliard Usd ne dite nga BE per tregetine e naftes e gazit. Atehere a e imagjinoni dot cfare hipokrizie eshte te flasesh per Turqine kur BE vete con miliarda me Rusi, dhe ca pagure ne Ukraine?
Add new comment