Rusia njofton se Ukraina po përgatit incidente në Zaporozhye gjatë vizitës së Guterres

Postuar në 18 Gusht, 2022 12:37

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Igor Konashenkov, ka deklaruar sot se autoritetet ukrainase po planifikojnë provokimin e një incidenti në Zaporozhye gjatë vizitës në të të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në funksion të përgatitjes së provokimit kompanda e grupit operacional-taktik të Dnieprit po dislokon pika vëzhgimi të nivelit të radioaktivitetit afër Zaporozhyes në 19 gusht. Gjithashtu komanda po organizon ushtrime stërvitore për njësitë e Brigadës së 108-të të Mbrojtjes Territoriale, brigadën e 44-t të Artilerisë dhe njësitë ushtarake të dislokuara në Zaporozhye mbi masat e marra në rast të kontaminimit radioaktiv të zonës…Njësië e kësaj të fundit po planifikojnë të kryejnë goditje artileri në territorin e Zaporyzhyes nga pozicionet e veta në Nikopol për të akuzuar mandej Forcat ruse.

Lidershipi ukrainas ka përhapur vazhdimisht zëra se trupa ruse kanë pushtuar reaktorin bërthemor dhe po godasin me sisteme të artilerisë larghedhëse. Ne duam të vëmë në dukje se trupat ruse nuk kanë armë të rënda as në territorin e reaktorit as edhe në zonat përqark. Aty janë stacionuar vetëm njësi të sigurisë

ka thënë zëdhënësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.