Blloku Bota
Parlamenti Europian deklaron Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit
Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë përmes së cilës e deklaron Rusinë një shtet sponsorizues të terrorizmit. Dokumenti është përpiluar për shkak të atyre që PE i konsideron si sulme ndaj shënjestrave civile.
Sulmet e qëllimshme dhe mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe agjentët e tyre në terren kundër civilëve në Ukrainë, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe dhunime të tjera serioze të ligjit ndërkombëtar dhe njerëzor me akte terrori dhe përbëjnë krime lufte
shprehet Parlamenti.
Greqia pranon 5000 punëtorë sezonalë nga Egjipti për sektorin bujqësor
Greqia dhe Egjipti kanë rënë dakord për punësim sezonal të 5000 punëtorëve sezonalë në sektorin bujqësor në fqinjin tonë jugor.
Sipas Ministrisë së Jashtme greke kjo marrëveshje do të jetë një udhëzues për të shmangur imigrimin e parregullt.
Punëtorët egjiptianë do të kenë të drejtën të hyjnë dhe qëndrojnë në Greqi për nëntë muaj. Duhet thënë se vendimi vjen pas marrëveshjeve në nivel strategjik mes të dyja vendeve për zonat detare.
Krizë për mjekë në Francë.1/3 e mjekëve në BE, mbi 55 vjeç
Në Francë 7 milionë njerëz nuk kanë një patolog referues, një shifër që sipas “Politico” përbën sinjal se mjekësia sinjalizon probleme serioze për të ardhmen. Numri I patologëve ka rënë me 5.6% nga viti 2012 deri në vitin 2021, por është një krizë që ka nisur me tatpjetën e vet që në vitin 1971. 44% e mjekëve në këtë vend janë më të vjetër në moshë mbi 55 vjeç ndërkohë që në mbarë Europën, 1/3 e mjekëve kap këtë moshë. Për arsye të kësaj natyre, me propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron mjekëve në pension u është kërkuar të vijojnë pnën ende.
Dështon takimi i Brukselit. Borrell: Kurti refuzoi marrëveshjen. Vuçiç: Pranuam tekstin të ndryshuar 10 herë
Takimi i Brukselit ka rezulultuar një dështim spektakolar. Për të gjithë. Të paktën për diplomacinë publike. Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se pala serbe pranoi propozimet, por pala shqiptare jo. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas takimit se Borrell kishte hequr dorë nga kërkesa për normalizim të marrëdhënieve që është detyrim të marrëveshjeve të mëparëshme, duke lënë të kuptohet se pala e Kosovës në atë takim është ndjerë e futur në kurth të një kombinimi. Nga ana tjetër, presidenti serb.
Mediat serbe flasin për dështim të takimit në Bruksel
Mediat serbe raportojnë se takimi i Brukselit, mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nën ndërmjetësinë e Miroslav Lajçak dhe kreut të politikës së Jashtme të BE-së, Josip Borrell, ka dështuar. Mediat serbe raportonin sot në mëngjes se “Serbisë i është ofruar një zgjidhje poshtëruese”. Sipas gazetës “Blic” pala europiane ka ofruar diçka që është një lloj shkëputjeje nga Marrëveshja e Brukselit, “diçka të cilën Serbia nuk mund ta pranojë”.
Video/Incidenti i Makeyevkas konfirmohet si autentik
Pretendimi i Rusisë se videoja e qarkulluar online ku shfaqen ushtarë rusë të çarmatosur që ekzekutohen nga ushtarë ukrainsë, duket se po pranohet si i vërtetë. Gazeta amerikane “The New York Times” raporton se video ngjan të jetë autentike, dhe sipas të dhënave ajo është regjistruar në mesin e muajit nëntor në fshatin Makeyevka në Lugansk.
Sipas analizës së kryer, rezluton se të paktën 11 ushtarë rusë janë vrarë në qitje të afërt, pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj ushtarëve ukrainas që ishin aty afër.
Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për mundësinë e një lufte me Kosovën gjatë një interviste për Tv Prva. Një ditë para takimit të Brukselit, Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si personin që mban përgjegjësi për nxitje të qëllimshme të tensioneve.
Autoritetet bullgare ndalojnë pesë persona si të dyshuar në lidhje me atentatin e Stambollit
Autoritetet bullgare kanë ndaluar pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me atentatin e kryer në Stamboll në fundjavën e shkuar.
Të ndaluarit akuzohen se kanë ndihmuar një prej atentatorëve të 13 nëntorit, me asistencë logjistike, që të largohet. Autoritetet nuk kanë dhënë informacione mbi shtetësinë e personave të ndaluar, ndërkohë që vetë pala turke ka ndaluar tetë persona të dyshuar se kanë ndihmuar atentatorët.
Marrëveshje e re/Frontex kërkon zgjerim të fuqive ekzekutive në Ballkanin Perëndimor
Këshilli i Europës ka dhënë dritën jeshile për negociatat të reja mes Frontex dhe Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas raportimeve në media, marrëveshja e re që synohet prej KE-së do të tentojë zgjerimin e kompetencave të Frontex përtej marrëveshjeve aktuale, duke kërkuar fuqi ekzekutive.
Tre të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17
Gjyaktësit hollandezë kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në goditjen e avionit të Malaysia Airlines, MH17, i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur në vitin 2014. Avioni u rrëzua mbi Ukrainë dhe si pasojë vdiqën 298 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të dënuar për çështjen janë dy rusë dhe një ukrainas; të parët ish-oficerë të shërbimit të zbulimit rus, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe i dyti, separatisti Leonid Kharchenko.
