Neutraliteti i Austrisë nuk justifikohet më
Pas vendeve nordike dhe kontaminimit strategjik të Zvicrës, është radha e Austrisë të merret në «pyetje» për neutralitetin e vet. Në një opinion të publikuar në «Politico» sugjerohet që ky vend që ka ruajtur neutralitetin që prej 1945-ës të përfshihet në procesin e anëtarësimit në NATO, për shkak se sipas autorit Liam Hoare, ky vend, në dallim nga vende të tjera, nuk e ka rimenduar sigurinë e vet pas luftës në Ukrainë. Megjithatë ajo firmosi sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën për Ukrianën, por ka përjashtuar ndonjë pjesëmarrje ushtarake duke cituar neutralitetin permanent të ankoruar në Kushtetutën e vet – një qëndrim që nuk është më i mundshëm
Teksa shtjellon koniunkturën e ndërlikuar politike të vendit, autori vë në dukje se neutraliteti i Austrisë derivon në fakt nga «historitë që ajo i tregon vetes».
E para prej këtyre është se neutraliteti ishte çmimi që vendi duhet të paguante për t’i dhënë fund pushtimit aleat dhe rifitimit të pavarësisë më 1955.
E dyta është se neutraliteti dhe përparimi – e ashtuquajtura mrekullia ekonomke e 1960-s janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra – tjetrën.
Dhe e treta është se neutraliteti ishte platforma që i lejoi vendit të luante një rol më të madh në çështje globale në vitet 1970, kur kancelari Bruno Kreisky ndërmjetësoi në proceset e paqes së Lindjes së Mesme dhe tentoi të përmirësonte relacionet ems Veriut dhe Jugut të Botës.
Të gjitha këto janë pak a shumë të vërtetë apo më mirë, Ishin
shkruan autori.
Mesa duket Lufta në Ukrainë është një lloj imperativi strategjik që zhbën matricën e vjetër, ose të paktën marketohet si i tillë për synimet e një solidariteti strategjik të Perëndimit që aktualisht po e rimerr parimin e organizimit të vet në termat e një llogoreje. Përfitimet e mëdha të Austrisë nga marrëdhënia me Perëndimin shënon në fakt një lloj djegieje të neutralitetit përderisa integrimi i saj në strukturat perëndimore është tërësor, ndërkohë që apeli që bëhet është se me një «dorë në revani e një në bakllava» nuk vazhdohet më.
Për Austrinë neutraliteti është shndërruar në një justifikik…Pikëpamja se mund të mbijetojë si një vend neutral duke balancuar interesat e Rusisë dhe Perëndimit, ndërkohë që është pjesë e Perëndimit nuk mund të qëndrojë më politikisht dhe moralisht
përfundon Hoare.
Është një mesazh që paralajmëron në fakt militarizimin e politikës të drejtuar kundër Rusisë dhe Lindjes në tërësi, që duket se po i hap rrugë një procesi ekonomik dhe social me pasoja.

Add new comment