Blloku Bota

Lajme edhe për një plan evakuimi të Putin

Postuar në 10 Dhjetor, 2022 16:54

B92 raporton për një sinjal të përcjellë nga ish-ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin, për një të ashtuquajtur plan evakuimi. Abbas Gallyamov citohet se ka shkruar në kanalin e tij në Telegram se gjatë muajve të pranverës, kreu i Kremlinit, mendoi një plan të quajtur ”Arka e Noes” dhe që supozohet se konsiston në zhvendosjen drejt një vendi tjetër në raste se situate bëhet e papërshtatshme për të.

Bashkëpunëtorët e Putin nuk e kanë përjashtuar mundësinë e humbjes së luftës, heqjen nga pushteti të tij dhe mandej evakuimin urgjent

Belgjikë, katër të arrestuar për korrupsion nga Katari në vendimmarrjen e PE-së

Postuar në 09 Dhjetor, 2022 18:00

Autoritetet belge kanë ndaluar katër persona, mes të cilëve një ish-eurodeputet, nën dyshimin se janë korruptuar nga një vend i Gjirit Persik. Ndonëse nuk cilësohet se për cilin vend bëhet fjalë, media belge “Le Soir" flet për Katarin, përfaqësues të të cilit tentuan të korruptonin një ish-anëtar të PE-së, me nënshtetësi italiane.

Komitet kundër Korrupsionit edhe në Australi

Postuar në 09 Dhjetor, 2022 00:30

Parlamenti australian ka miratuar krijimin e trupës së parë hetuese në vend kundër korrupsionit - Komiteti Kombëtar Kundër Korrupsionit. Vendimi vjen pas vitesh debati mbi nevojën e një monitoriuesi ndaj politikanëve dhe ai është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kryeministri, Anthony Albanese që e ka patur edhe premtim elektoral. 

Kroacia hyn në Zonën Shengen. Bullgaria dhe Rumania, ende jashtë

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 23:57

Kroacia është pranuar në zonën Shengen dhe pritet të hyjë efektivisht në të duke nisur nga 1 janari 2023. 

Mediat në rajon raportojnë se votimi për Kroacinë ka qenë indvidual, pra i ndarë nga Bullgaria dhe Rumania, dy vende, kërkesa e të cilave do të shqyrtohet në një kohë të mëvonshme. 

Ka qenë Austria që ka kundërshtuar futjen e dy vendeve të tjera ballkanike gjatë takimit të ministrave të Brendshëm, ndërkohë që Hollanda ka mbështetur hyrjen e Rumanisë, por jo të Bullgarisë. 

Sitki Ayan/Njeriu i afërt i Erdogan ekspozohet si lidhje kryesore e iranianëve për anashkalimin e sanksioneve të SHBA

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 20:41

Gazeta “Politico” raporton sot për përfshirjen në trafikimin e naftës iraniane përmes linjave turke të rrethit të brendshëm të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Emri që del në sipërfaqe është ai i Sitki Ayan, një njohje e vjetër e shkollës e Erdogan që përmes kompanive të tij që organizon nxjerrjen e naftës iraniane drejt Kinës dhe Rusisë, duke shamngur sanksionet e SHBA. Çështja dokumentohet edhe nga

Video/Indi, islamofobia hyn në auditoret e universiteteve

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 14:23

Ka bërë bujë një debat mes një student mysliman në Indi dhe pedagogut të tij në universitetin Manipal në Karnataka disa ditë më parë. Duket se profesori e ka quajtur terrorist studentin duke u përpjekur ta kalojë një gjë të tillë si diçka argëtuese, por nuk e ka pritur mirë një gjë të tillë studenti Humza Siddique që u krahasua me pakistanezin Ajaml Kasab, që sulmoi në Mumabi në vitin 2008.

Raportimi/Britania stërviti për survejim masiv skuadrat e vdekjes të Bangladeshit, nën sanksione nga ShBA

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 00:59

Al Jazeera raporton për një lëvizje që duket se provon se sanksionet janë një mjet të cilat perëndimi i përdor në mënyrë selektive dhe duke bërë përjashtimet që i leverdisin.

Putin: Rusia nuk do të kryejë goditje bërthamore parandaluese

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 00:41

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se kërcënimi bërthamor në Ukrainë po rritet, por se Rusia nuk ka ndërmend të kryejë goditje parandaluese nën shqetësimin se në zonën e konfliktit mund të dërgohen armë bërthamore.

Një kërcënim i tillë po rritet, e kotë ta themi. Ne nuk jemi të çmendur, e dimë se çfarë janë armët bërthamore. Rusia i ka parë ato si mënyra mbrojtjeje

Rusia po ngrin konfliktin për të përshkallëzuar ofensivën në Ukrainë në pranverë

Postuar në 07 Dhjetor, 2022 22:57

Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Rusia do të ulë aktivitetin ushtarak në dimër, për të përshkallëzuar ofensivën ndaj Ukrainës në pranverë. Për këtë arsye ai ka bërë thirrje për ndihmë ushtarake të shtuar për Kievin, ndërkoh që ka nënvizuër se marrëdhënia me Rusinë do të jetë e komplikuar për një kohë të gjatë.

Gazetari nga Inteligjenca Artificiale

Postuar në 07 Dhjetor, 2022 15:34

Ajo çfarë gjeneron Inteligjena Artificiale për lajmet për CoVid na tregon atë që gazetarët nuk na e thonë

Ky është titulli i një LAJMI të publikuar në Techxplore nën autorësinë e McGill University.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota