Blloku Bota
Përgjimet telefonike, jep dorëheqjen shefi i shërbimit sekret grek Kontoleon dhe ndihmësi i Mitsotakisit, Dimitriadis
Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë(EYP) Panagiotis Kontoleon, ka dhënë dorëheqjen. I caktuar në gusht të vitit 2019, ai largohet në dritën e informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.
Kina reagon zhurmshëm në Tajvan, por pa drejtim real
Ministria tajvaneze e Mbrojtjes ka njoftuar se anijet ushtarake kineze dhe avionë, kanë kaluar sërish vijën ndarëse të ujërave territoriale duke krijuar një situata paralufte në ngushticë. Sipas institucionit në fjalë « stërvitjet kineze janë ekstremisht provokative ».
Vizita e Pelosi-t, Kina nis stërvitje ushtarake me qitje të lirë në rrethinat e Tajvanit
Vizita e drejtueses së Kongresit amerikan Nancy Pelosi, në Tajvan, ka provokuar reagimin e Kinës. Mediat e huaja raportojnë se Pekini ka urdhëruar nisjen e stërvitjeve me qitje të lirë në rrethinat e ishullit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, në kuadër të kësaj stërvitjeje në territorin e ishullit janë lëshuar të paktën 11 raketa balistike. Stërvitja thuhet se është duke u zhvilluar nga të gjitha armët e ushtrisë kineze.
Shërbimi sekret grek pranon përgjimin e një gazetari
Mediat greke raportojnë se shërbimi sekret i Greqisë ka spiunuar një gazetar. Në një diskutim të mbyllur në një Komitet parlamentar, kërkuar nga kreu i PASOK, nën pretendimin se ai ishte përgjuar, ka dalë në dritë një fakt i papritur.
Në raportimin e tij, kreu i shërbimit grek, EYP, Panagiotis Kontoleon, ka deklaruar se organet nën varësi të tij kishin spiunuar gazetarin Thanasis Koukakis, i cili mbulon temat financiare për CNN Greece.
Schroeder: Putin do një zgjidhje diplomatike për Ukrainën
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka deklaruar për RTL/ntv se presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë.
Lajmi i mirë është se Kremlini do një marrëveshje të dakordësuar. Suksesi i parë është marëveshja për grurin, e cila mund të zgjerohet në armëpushim…Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të bazuar mbi modelin kantonal zviceran
citohet ish-kancelari gjerman.
SHBA njofton vrasjen e liderit të Al Qaeda-s, Ayman al-Zawahiri
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se kanë vrarë liderin e Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri. Sipas tyre, eliminimi ka ndodhur gjatë një operacioni special në Afganistan më 31 korrik të këtij viti.
Më 31 korrik, me orën lokale 6:18 am, SHBA ndërmorën një operacion special kundërterrorizmi në Kabul, Afganistan, nën drejtimin e presidentit që shënjestronte liderin e Al Qaeda-s, Ayman al-Zaëahiri, që ishte zëvendësi i Osama bin Laden më 11 shtator, gjatë sulmeve mbi kullat binjave dhe pasues i tij në vitin 2011
Kina përmend ushtrinë në rastin e një vizite të Pelosit në Tajvan
Autoritetet kineze kanë paralajmëruar për veprime të forta dhe efektive nëse drejtuesja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi viziton Tajvanin në kuadër të turit të vet aziatik.
Nëse Pelosi viziton Tajvanin, kjo do të shënonte një ndërhyrje të madhe në politikën e brendshme të Kinës dhe do të çojë në pasoja serioze. Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze nuk do të qëndrojë duke parë dhe pa bërë asgjë
citohet të jetë shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.
Vuçiçi de-neutralizohet në Kosovë
Në Kosovë ka nisur të luhet një muzikë e njohur: një hap para i Prishtinës dhe dy hapa përgjigje nga Beogradi me politikën e tij të subversionit përmes rrugaçërisë dhe paramilitarëve. Prishtina ka nisur të aplikojë reciprocitetin në dokumentacion me Serbinë, atë politikë që u përpoqën ta sabotojnë edhe nga Tirana dhe Vuçiçit nuk i mbetet veçse të reagojë. Më shumë, nga tensioni se në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë (ose luajnë qëllimisht) pozicionin e tij sesa nga shqetësimi real për serbët e Kosovës.
Rosatom i Rusisë dakordësohet për ndërtimin e një impianti bërthamor në Turqi
Agjencia shtetërore bërthamore ruse, “Rosatom”, ka njoftuar lidhjen e një kontrate për përfundimin e punës së ndërtimit të një impianti bërthamor në Turqinë jugore.
Termat e kontratës parashikojnë një financim prej 20 miliardë dollarësh për mbylljen e punimeve në impiantin e qytetit bregdetar të Mersin, pasi kontrata fillestare e nënkontraktorit të “Rosatom”, Akkuyu Nukleer dhe kompanisë turke IC Ictas, përfundoi.
Papa flet për mundësinë e tërheqjes
Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet për shkak të moshës së tij. Pas një udhëtimi në Kanada, Bergolio ka pranuar se nuk mund të mbajë më të njëjtin ritëm si më parë në udhëtimet ndërkombëtare.
Mendoj se në moshën time dhe me kufizimet e shëndetit, duhet ta ruaj pak veten time për të qenë i aftë t’i shërbej kishës. Ose përndryshe, të mendoj për mundësinë e tërheqjes
ka thënë ai.