Blloku Bota
Zagrebi: Dakord që Vuçiç të vizitojë Jasenovacin, por me disa kushte
Mediat kroate raportojnë se presidenti serb, Aleksander Vuçiç, do të lejohet të vizitojë kampin e Jasenovacit. Por me dy kushte.
Rusia me shumë humbje, por lufta nuk po e destabilizon Putinin
Një ndër drejtuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe, admirali Tony Radakin, ka pranuar në një intervistë për BBC se megjithë humbjet shumë te mëdha të Rusisë në Ukrainë, regjimi i Putin nuk duket i kërcënuar.
30% e këmbësorisë është e humhur. Që do të thotë se 50 000 trupa ruse ose kanë vdekur ose janë dëmtuar në konflikt. Janë shkatërruar afërsisht 1700 tanke dhe 4000 mjete të blinduara
citohet Radakin.
Sanksionet: Amerika nuk humbet gjë, Kina po fiton, Europa po asfiksohet
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dalë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, duke argumentuar se ato nuk ka shërbyer për të zgjidhur diçka në krizën ukrainase. Sipas Orban, edhe në planin strikt ekonomik, sanksionet po dëmtojnë vetëm Europën, duke shndërruar një krizë lokale në mjet presioni strukturor mbi një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.
Tur me probleme në Lindjen e Mesme, Bidenit i kërkojnë luftë kundër Iranit në Izrael
Turi i presidentit amerikan Joe Biden në Lindjen e Mesme nuk ka nisur edhe aq mirë. Mediat raportojnë për tensione mes Biden dhe kryeministrit izraelit Yair Lapid, icili në konferencën për shtyp doli hapur kundër qëndrimit të Biden për çështjen e Iranit. Nëse presidenti amerikan ka bërë të qartë se ai i qëndron diplomacisë dhe sheh ti rigjallërimi imarrëveshjes së vitit 2015 një mundësi, Lapid ka folur fare pa dorashka kur ka thënë se:
Dështimi "vetëcensuron" Fukuyaman: Nuk bëra parashikim. Ende e besoj demokracinë si sistemin më të mirë
Në një intervistë për greken “Kathimerini” politologu Francis Fukuyama flet për situatën në Ukrainë të cilën nuk e cilëson një luftë hibride, por një aksion të ngjashëm me Luftën e Dytë Botërore.
Burg për inxhinierin e softeve të CIA-s që furnizoi WikiLeaks
Një gjykatë në New York ka dënuar një ish-inxhinier softesh të CIA-s për nxjerrje informacioni sekret. Joshua Schulte është gjetur fajtor për çështjen “Vault 7” që zbuloi se CIA kishte hakeruar Apple dhe telefonat Android si dhe përpjekjen e saj për të penetruar në televizionet e lidhura me internetin.
Akuza thotë se Schulte, që më parë ndihmoi agjencinë në kodimin e softeve përgjues, e nxori informacionin në WikiLeaks, për shkak se CIA kishte injoruar kërkesat e tij për mjedisin e punës.
Putin çan në Lindje, takim tripalësh në Teheran
Lufta në Ukrainë i ka dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit. Në muajt qëkur ka nisur konflikti, media në Perëndim kanë vënë në dukje izolimin që i është bërë Kremlinit, kreu i të cilit ka zhvilluar vetëm një vizitë në Taxhikistan. Së fundmi, po raportohet se Putin do të jetë në Teheran për t’u takuar me presidentin turk, Erdogan dhe presidentin iranian Raisi.
Greqia kërkon sigurime ndërkombëtare për sovranitetin dhe integritetin e vet territorial
Një hartë e tundur nga Devlet Bahceli, aleat i presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, ku disa ishuj të Greqisë prezantoheshin si territor turk, ka vënë në lëvizje politikën greke. Kryeministri Mitsotakis ka kërkuar sqarime nga Ankaraja mbi hartën, ndërkohë që mediat greke kanë këmbëngulur për të marrë qëndrime nga aktorë ndërkombëtarë mbi këtë çështje.
Pozicioni ynë mbi këtë çështje është i qartë, sovraniteti i Greqisë nuk është në pikëpyetje
Jo më "president", ta quajmë "Pravitel"
Partia Liberal Demokrate ruse ka propozuar që presidenti Vladimir Putin të marrë titullin “pravitel”, që do të thotë “sundues”. Partia në fjalë përshkruhet si nacionaliste dhe sipas propozimit në fjalë termi « president » është I importuar në Rusi.
Në vendin tonë, sipas standardeve historike, kjo është përgjithësisht një fjalë e re dhe deri sa të zërë vend tërësisht mund ta zëvendësoni pa problem. P.sh me frazën “kreu i shtetit” apo fjalën “sundues” të dyja janë më të kuptueshme për veshin rus
Lukashenko paralajmëron luftë bërthamore
Presidenti bjellours Aleksander Lukashenko ka paralajmëruar me përshkallëzim drejt një lufte bërthamore në Ukrainë, nëse Perëndimi vijon me politikat aktuale.
Për fat të keq, kjo politikë perëndimore po e çon botën afër humnerës së një lufte të madhe, ku siç e dini nuk do të ketë më fitues
ka thënë ai në një ceremoni diplomimi të oficerëve të rinj.
Sipas tij, Perëndimi nën drejtimin e SHBA-ve po çmonton sistemin e sigurive ndërkombëtare, duke dalë madje edhe kundër interesave të tyre.