Blloku Bota
Drafti i Komisionit Europian: Çiftet gei të njihen si prindër në të gjitha vendet anëtare
Prindërit e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre duhet të njihen si një familje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Është një nga parimet në qendër të draft-rregullores së paraqitur sot nga Komisioni i BE-së për të harmonizuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare private për prindërimin.
Ligj i ri në Indonezi, burg kush kryen marrëdhënie seksuale jashtë martesës
Parlamenti indonezian ka miratuar së fundmi një kod të ri penal që ndalon ndër të tjera marrëdhëiet seksuale jashtëmartesore.
Tërhiqni akuzat për Assange! Publikimi nuk është krim!
Disa media të njohura ndërkombëtare kanë kërkuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërheqë akuzat ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nën argumentin se kjo po cenon lirinë e shtypit. Në një letër të bërë publike, media të tilla që ndihmuan Assange të publikonte materialet e veta, si “The Guardian”, “The New York Times”, “Le Monde”, “Der Spiegel” dhe “El País”, theksojnë nevojën e tërheqjes së akuzave me moton: Publikimi nuk është krim!
Irani shfuqizon Policinë e Moralit
Irani ka shfuqizuar Policinë e Moralit, pas më shumë se dy muaj protestash. Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Mohammad Jafar Montazeri ka deklaruar se Policia e Moralit nuk hyn te gjyqësori dhe se ajo është shfuqizuar. Komentet ai i bëri gjatë një konference fetare dhe iu përgjigj një pyetjeje se pse organi në fjalë – krijuar gjatë presidencës së Mahmoud Ahmadinejad – ishte shpërbërë.
Fundi i erës Putin ka nisur
Tërheqja nga Kherson shënon thyerjen e besimit se Rusia e Putinit mund të imponohet në ambiciet e veta imperiale dhe madje të përcaktojë rendin e gjërave. Në një intervistë për “Kathimerini” ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, flet madje për fundin e erës së Putin.
Pranvera 2023, afati i fundit për marrëveshjen Serbi-Kosovë
I Dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të jetë në të dyja kryeqytetet javën që vjen. Në disa intervista të dhëna për mediat në Kosovë, Lajçak ka deklaruar se do të takojë presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që ka sqaruar se afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes të dyja palëve është pranvera e vitit 2023 me synimin që normalizimi i plotë të arrihet në fillim të vitit 2024.
Xi: Të mos ndërhyjmë në punët e njëri-tjetrit që të ruajmë bazat politike të raporteve Kinë - BE
Presidenti kinez, Xi Jinping ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin e Këshillit të Europës se Charles Michel se Europa dhe Kina duhet të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës.
KE miraton ngritjen e gjashtë njësive të reja kundër dizinformacionit mediatik
Komisioni Europian ka miratuar krijimin e gjashët njësive të reja të luftës kundër dizinformacionit përveç tetë të tjerave që janë aktive që nga viti 2021.
Gjashtë njësitë e reja do të përfitojnë 8 milionë euro financim për të rritur kapacitetet e Observatorit Europian të Medias Dixhitale.
Kreu i zbulimit rus: Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore
Kreu i shërbimit të Jashtëm inteligjent rus, Sergey Naryshkin është shprehur për gazetarët ruse se disa vende po synojnë ndarjen e Ukrainës. Sipas tij, Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore që përfshin rajonet e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.
Sipas tij Polonia ka arsye të nxitojë pasi me afrimin e dimrit Perëndimi do të mund të kërkojë negociata me Rusinë për ta sakrifikuar Ukrainën.
Bjellorusia: Situata po përkeqësohet por nuk kemi një luftë të afërt
Deklaratat e fundit nga samiti I NATO-s ku u sugjerua edhe lejimi i Ukrainës në përdorimin e armëve perëndimore për të goditur territorin rus, e zgjeron konfliktin në qendër të Europës drejt potencialit të një shpërthimi ushtarak në shkallë të gjerë. Para disa ditësh në disa media të njohura u qarkullua një lajm tjetër që e vlerësonte Poloninë si superfuqinë e re ushtarake të Europës, një nxitje kjo e qartë e projekteve antiruse në një kontinent ku Moska është tashmë armik kryesor.
