Blloku Bota
Kreu i zbulimit rus: Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore
Kreu i shërbimit të Jashtëm inteligjent rus, Sergey Naryshkin është shprehur për gazetarët ruse se disa vende po synojnë ndarjen e Ukrainës. Sipas tij, Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore që përfshin rajonet e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.
Sipas tij Polonia ka arsye të nxitojë pasi me afrimin e dimrit Perëndimi do të mund të kërkojë negociata me Rusinë për ta sakrifikuar Ukrainën.
Bjellorusia: Situata po përkeqësohet por nuk kemi një luftë të afërt
Deklaratat e fundit nga samiti I NATO-s ku u sugjerua edhe lejimi i Ukrainës në përdorimin e armëve perëndimore për të goditur territorin rus, e zgjeron konfliktin në qendër të Europës drejt potencialit të një shpërthimi ushtarak në shkallë të gjerë. Para disa ditësh në disa media të njohura u qarkullua një lajm tjetër që e vlerësonte Poloninë si superfuqinë e re ushtarake të Europës, një nxitje kjo e qartë e projekteve antiruse në një kontinent ku Moska është tashmë armik kryesor.
NATO duhet të lejojë Ukrainën të godasë territorin rus
Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkēvičs, ka bërë thirrje gjatë një interviste për “Bloomberg” se NATO duhet të lejojë Ukrainën të përdorë armë perëndimore për të goditur territorin rus.
NATO nuk duhet të ketë frikë nga përshkallëzimi
citohet ministri.
Komentet e tij vijnë ndërkohë që sot u njoftua goditja e një centrali elektrik në Kursk, duke lënë pa energji rajonin.
Hebrejtë po e humbasin Amerikën
Amerika nuk është më toka jonë e premtuar
Ndërron jetë ish-presidenti kinez, Jiang Zemin
Ish-presidenti kinez, njëherazi ish-sekretar i Përgjithshëm i Partiksë Komuniste Kineze, Jiang Zemin, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Kinës dhe shkak i vdekjes ka qenë leuçemia.
Zemin lindi më 17 gusht 1926 në Jiangsu dhe mori drejtimin e partisë në vitet 1989-2002. Ai u pa për herë të fundit në publik në tetor të vitit 2019 me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Kinës komuniste.
Ndërhyrje publike, Laskaridis: Modernizimi i marinës helene është nevojë urgjente
Panos Laskaridis, president i fondacionit “Aikaterini Laskaridi” bënte thirrje dje në një opinion në gazetën “Kathimerini” për modernizimin e marinës greke. Autori drejton një ndër fondacionet më të njohura, që ka për qëllim ndër të tjera edhe promovimin e historisë detare të Greqisë, që përbën kontribut të rëndësishëm për atë që mund të quhet drejtimi i një politike për detin edhe në fushën e mbrojtjes.
Rusia anullon pjesëmarrjen në komisionin për rinovimin e traktatit START
Kremlini ka njoftuar do të anullojë pjesëmarrjen në takimin e komisionit dypalësh ruso-amerikan për një Traktat të Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike.
Ne jemi përballur me një situatë ku kolegët tanë amerikanë jo vetëm kanë demonstruar mungesë dëshire për të marrë shënim sinjalet tona, të njohin prioritetet tona, por kanë vepruar në drejtim të kundërt. Ne nuk kemi rënë dakord mbi programin e komisioneve dypalëshe konsultative. Ky nuk ishte një komponent kyç, ndoshta ka disa çështje teknike, por ajo ka po ashtu sens politik
Pasi u shpenzuan miliarda, ministri francez i Financave: Kemi shkuar shumë larg me konsulentët
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire ka pranuar së fundmi se politika e Francës ka shkuar shumë larg me bashkëpunimin me konsulentët. Në një intervistë për France 3, ai ka bërë përgjegjëse të gjitha qeveritë që kanë shpenzuar miliarda për konsultime që janë paguar me kontrata të ndryshme.
McKinsey, Accenture, BCG, Citwell dhe Capgemini kanë ardhur duke luajtur “një rol gjigand në politikën franceze” qëkurse në pushtet erdhi Emmanuel Macron.
Fauçi: Nuk e përjashtoj daljen nga laboratori të CoVid-19
Anthony Fauci, drejtori në ikje i Institutit Kombëtar amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive ka deklaruar gjatë një interviste për NBC se ai nuk e përjashton mundësinë e daljes nga laboratori të Sars Cov – 2 në vektorin që prodhon CoVid -19.
Jam tërësisht mendjehapur për këtë çështje, pavarësisht se ka njerëz që thonë se nuk jam
u shpreh ai në televizionin në fjalë.
Rusëve që ikin: Mos guxoni të ktheheni më! Vdisni mbi të vjellën tuaj!
Duket se punët në Rusi janë keq dhe madje shumë keq. Një ndër mbështetësit kryesorë të Kremlinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në televizionin shtetëror rus duke mallkuar gati ata që sipas tij largohen nga lufta.
