Blloku Bota

Perëndimi ka kërcënuar Serbinë me sanksione dytësore

Postuar në 21 Shkurt, 2023 11:39

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, është shprehur në një intervistë për të përditshmen ruse “Vedomosti” se Perëndimi po e kërcënon Serbinë me sanksione dytësore në kontekstin e negociatave të vështira me Prishtinën. 

15 mln$ për të manipuluar zgjedhjet

Postuar në 20 Shkurt, 2023 18:29

Revista gjermane “Spiegel” raporton së fundmi se nuk është vetëm Rusia që fut hundët në zgjedhejt e vendeve të ndryshme. As i vetmi aktor malinj.

Vuçiç njofton tërheqjen e njohjes së Kosovës edhe nga një ose dy shtete të tjera

Postuar në 19 Shkurt, 2023 18:03

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar në një intervistë televizive se së shpejti do të njoftohet tërheqja e njohjes së Kosovës nga një vend tjetër. Ai ka shpjeguar se njoftimi do të bëhet më 23 ose 24 shkurt, meqenëse Serbia, siç tha ai, ka një marrëveshje për të mos e zbuluar emrin e vendit para kësaj date.

Tërmeti i 6 shkurtit, autoritetet turke procedojnë 245 persona. 84,726 objekte të dëmtuar

Postuar në 18 Shkurt, 2023 16:23

Autoritetet turke kanë proceduar deri më tani 245 persona të dyshuar se kanë shkelur kodet teknike në ndërtimin e objekteve të shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit. Ministri i Brendshëm Bekir Bozdag ka njoftuar se janë arrestuar 65 persona pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Kahramanmarasit.

Në Stamboll janë arrestuar pesë kontraktorë; Haydar Kurtar, Mesut Başkır, Hüseyin Aydın, Alâeddin Taze, Ahmet Kara dhe Özcan Çakmak.

SHBA: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Postuar në 18 Shkurt, 2023 13:44

Zv. Presidentja e SHBA, Kamala Harris ka deklaruar në Konferencën e Munihut se Rusia është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Ajo ka folur për “sulme të gjera dhe sistematike” kundër popullsisë civile, ekzekutime, tortura, përdhunime dhe deportime me forcë.

Veprimet e tyre janë një sulm kundër vlerave të përbashkëta, një sulm mbi humanitetin tonë të përbashkët

Jo shpërbërjes së Rusisë edhe për të mirën e Perëndimit!

Postuar në 17 Shkurt, 2023 15:57

Mikhail Khodorkovsky, ish-oligarku rus i “Yukos”, mandej i burgosur dhe shpallur në Perëndim si një lloj disidenti, ka publikuar sot një shkrim në “Politico” ku elaboron disa pikëpamje mbi të ardhmen e Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Frika historike po dikton politikën aktive të Europës Qendrore kundër Rusisë

Postuar në 16 Shkurt, 2023 16:33

Polonia është e vendosur të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, si pjesë e një vizioni që lidhet edhe me historinë e rajonit.

Nëse nuk ndihmojmë Ukrainën tani, do të ketë objektiva të rinj për Putinin. Një politikan rus tha së fundmi se Rusia duhet të denazifikojë edhe gjashtë vende të tjera pas Ukrainës, përfshirë Polonisë

është shprehur zv.ministër i Jashtëm i Polonisë.

Armenia: Jemi gati për normalizim të marrëdhënieve me Turqinë

Postuar në 15 Shkurt, 2023 18:48

Tërmeti në Turqi është shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe diplomatike që përndryshe do të kalonin si rutinë. Ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan, i ka deklaruar homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu se Armenia është e gatshme dhe e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve normale mes të dyja vendeve.

Do të doja t’ju siguroja se ne duam të rivendosim paqen në rajon dhe të sjellim në normalitet marrëdhëniet me Turqinë për një përmbushje të marrëdhënieve diplomatike me të

Franca ndalon aksesin në pornografi dhe Instagram për fëmijët nën 13 vjeç

Postuar në 15 Shkurt, 2023 15:12

Ligjvënësit francezë kanë miratuar një ligj që detyron platformat e mediave sociale si Instagram, TikTok dhe Snap që të bllokojnë aksesin në to të minorenëve nën 15 vjeç nëse nuk kanë të paktën autorizim nga prindërit.

Rusia: Një Provokim i Madh do të inskenohet në OKB më 22 shkurt

Postuar në 15 Shkurt, 2023 01:33

Kremlini ka paralajmëruar dje për atë që e quajti “ngjarja e madhe” lidhur me konfliktin në Ukrainë e që sipas Komandës së Përbashkët ruse për Përgjigjen Humanitare do të ndodhë para sesionit të 11-të të Veçantë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota