Blloku Bota
Hije skandali për organizimin e Botërorit 2030
“Politico” shkruan për atë që e quan një plan i sauditëve për të blerë Kupën e Botës në futboll. Pra të drejtën e organizimit të saj në vitin 2030. Sauditët raportohet se i ofruan Greqisë dhe Egjiptit ndërtimin e stadiumeve të reja në këmbim të votës pro për organzimin e kampionatit botëror në vitin 2030.
Korrupsioni në PE, një problem i socialistëve
Skandali i korrupsionit që përfshiu përfaqësues të Parlamentit Europian, po kanalizohet në funksion të intresit politik, duke dëmtuar kështu klimën për drejtësi. Sekretari i Partive Popullore Europian, grupim që mbledh parti të qendrës dhe të djathta, Thanasis Bakolas, është shprehur në një intervistë për "Politico" se :
Ky është një problem i socialistëve
Po shkojmë drejt luftës me sy hapur
Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota po shkon drejt një konflikti më të gjerë në Ukrainë.
Duhet të zgjohemi dhe t’i vihemi punës. Perspektiva e paqes vazhdon të zvogëlohet. Shanset e përshkallëzimit dhe gjakderdhjes vazhdojnë të rriten. Kam drikë se bota nuk po hyn me symbyllur në një luftë më të gjerë, por po e bën këtë me sytë hapur
Fatkeqësia e tretë më e madhe sizmike në Turqi që nga 1668
Tërmeti që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë mëngjesin e datës 6 shkurt 2023 ka marrë deri më tani 1014 jetë njerëzish dhe plagosur 5000 të tjerë. Goditja kryesore u ndje në provinën e Kahramanmaraş dhe pati magnitudë 7.7, rreth 10 km nën tokë.
Tërmeti është pasuar deri më tani nga 100 pasgoditje, një pjesë e të cilave me magnitudë 6. Goditjet janë ndjerë edhe në Siri dhe Liban.
Putin më dha fjalën: Nuk do ta vras Zelenskiyn
Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennet ka deklaruar gjatë një interviste për gazetarin Hanoch Daum se ai kishte marrë garanci nga presidenti rus Vladimir Putin se ai nuk do të kërcënonte jetën e Volodymyr Zelenskiyt.
Bennet ka sqaruar se diskutimi është bërë gjatë një takimi në muajin mars, në kuadër të një vizite sekrete të tij në Moskë.
E pyeta: Po planifikon të vrasësh Zelenskiyn? Nuk do ta vras Zelenskiyn, tha ai. I thashë më pas: “Duhet të kuptoj se po më jep fjalën se nuk do ta vrasësh. Ai tha: Nuk do ta vras Zelenskiyn
Një raport mbi spiunazhin në Europë
Dy autorë, pjesë e Agjencisë Surdeze të Kërkimit në Fushën e Mbrojtjes, kanë publikuar një raport paraprak për rastet e gjykimit për spiunazh në Europë në vitet 2010-2021. Nga dokumenti i publikuar rezulton se në 10 vjeçarin e marrë në shqyrtim ka një rritje të rasteve të spiunazhit në Europë nga agjenci të huaja ku dominojnë ato ruse.
Fytyra në letër higjenike është satirë/Matteo Renzi humbet gjyqin
Fotoja e vet mbi një rrotull letre higjienike e detyroi ish-kryeministrin e majtë italian të hedhë në gjyq njeriun që e mbante të ekspozuar para kameras, në bibliotekën e shtëpisë së vet. Matteo Renzi hodhi në gjyq drejtorin e të përditshmes italiane “Il fatto quotidiano”, Marco Travaglion. Ky i fundit, në shkurt 2019, gjatë një lidhjeje televizive, e kishte vendosur letrën higjienike me fytyrën e Matteo Renzit përballë kamerës.
Kongresi nis hetimin e rastit të McGonigal
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka nisur një hetim të vetin mbi ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në New York, Charles McGonigal. Përmes një letre drejtuar kreut të Byrosë, Christopher Wray, anëtarë republikanë të Komitetit Juridik kanë kërkuar të dhëna për ish-zyrtarin e FBI-së.
Turqia, problemi i NATO-s. Nuk ka analogji mes invazioneve të SHBA dhe atij rus
Ish-kreu i forcave të NATO-s në Europë, James Stavridis ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Turqia është aktualisht pika kryesore e mosmarrëveshjeve dhe ndasive në NATO.
Po Asosacionit, por me kushte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet nëse plotësohen disa kushte.
Duke theksuar se një hap i tillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Kurti tha sot gjatë fjalës së tij në Parlament se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.
“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, tha ai.
