Blloku Bota
Kosova prodhon një "përleshje" në parlamentin serb(video)
Parlamenti serb është përfshirë nga tensione dhe konfrontime në një seancë ku diskutoheshin negociatat me Kosovën që kanë nisur si proces nga shtatori 2022 dhe pritet të përfundojnë në mes të këtij muaji.
Para nga qeveria shqiptare dhe ajo boshnjake për McGonigal
Një ish-oficer i CIA-s, Kevin Carroll, ka deklaruar gjatë një interviste në Washington Journal se ish-kreu i FBI-së për kundërzbulimin në New York, Charles McGonigal, ka kryer detyra për llogari të qeverisë shqiptare gjatë kohës që kanë qenë në detyrë.
Dhe kjo është kriminale
ka shtuar ai.
Qesharake/Kreu i ri i NATO-s, përmendet thuajse çdo emër
“Politico” shkruan sot për emrin e ri të drejtimit politik të NATO-s. Kjo për shkak se sekretarit të Përgjithshëm aktual, Jens Stoltenberg, i mbaron mandati në muajin shtator të këtij viti. Teksa bën një koment mbi sfidat e drejtuesit të ri politik të Aleancës, gazeta në fjalë piketon disa emra që përfliten mesa duket në mjediset e politikës perëndimore.
Është koha për të ajrosur shtëpinë
"Mirëpres faktin që Thaçi është në Hagë". Dhe oferta ndaj Serbisë për Kosovën
Presidenti serb kalon një pjesë të mirë të ditës së punës së vet me Kosovën. Në një takim që raportohet që ai ka patur me homologun çek Milos Zeman, është folur për Kosovën dhe meqenëse qëndrimi kreut të shtetit çek është i njohur, Vuçiç e ka falenderuar publikisht. Nga ana tjetër Zeman si një person që flet hapur, ka deklaruar ndër të tjera se ka bërë përpjekje që Çekia të revokojë njohjen e Kosovës, ndërkohë që:
Mirëpres faktin që Hashim Thaçi është në Hagë. Nuk e dhashë dakordësinë time për të dërguar ambasador në Prishtinë
Turqia reagon ndaj diplomacisë së izolimit. Paralajmëron për kujdes qytetarët e vet në Europë dhe SHBA
Turqia ka lëshuar së fundmi paralajmërime për qytetarët e vet që udhëtojnë drejt SHBA dhe Europës.
Një gjeneral i NATO-s në krye të Çekisë
Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel do të jetë presidenti i ri i Republikës Çeke. Ai ka mundur kundërshtarin e tij, miliarderin Andrej Babiš.
Sipas raportimeve në media, nga numërimi i më shumë se 90% të kutive të votimit, Pavel ka siguruar 57% të votave përkundrejt 43% të kundërshtarit të vet.
Kam një parandjenjë se do kemi luftë me Kinën në vitin 2025
Një gjeneral i forcave ajrore amerikane, Mike Minihan, që drejton komandën e lëvizshme ajrore ka deklaruar se SHBA do të përfshihet në konflikt ushtarak me Kinën në vitin 2025.
Shpresoj ta kem gabim, por parandjenja më thotë se do të luftojmë në 2025-ën
është shprehur ai në një memo që është zbardhur nga “NBC News”.
Një profil i një zyrtari me njohje në lojërat e pushtetit
Një koleg i dikurshëm i të akuzuarit të FBI-së, Charles McGonigal, thotë se ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit ishte një "narcisist egoist", i cili shpesh "u bërtiste vartësve", nuk i duronte dot sukseset e nëpunësve dhe mund të ketë qenë pjesë e një klike anti-Hillary Clinton në zyrën e agjencisë në Nju-Jork, gjë që shtoi presionin mbi drejtorin e FBI-së, James Comey, për të rihapur hetimin e byrosë për emailet e pahijshme të kandidates për presidente vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të 2016-s.
Seuli njofton publikimin e një plani për unifikimin e dy Koreve
Koreja e Jugut ka njoftuar se do të publikojë përgjatë këtij viti një plan me zbatim afatmesëm dhe afatgjatë për unifikimin e gadishullit Korean. Ministria për Unifikimin prezantoi dje një raport që përfshin synimet për vitin 2023 që përmban shtatë detyra kryesore.
Frikë në Ukrainë nga ofensiva ruse e pranverës
Volodymyr Zelenskiy – ky është emri që duket se do të lidhet me idenë e popullarizimit digjital dhe propagandisitik të luftës së re në Europë. Në një intervistë për “British Sky”, ai është shprehur se Putin nuk ka për të ndaluar në Ukrainë, por do të vazhdojë më tej me vende të tjera.
