Blloku Bota
Putin dekreton kalimin e Zaporozhyes në listën e aseteve federale ruse
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar sot kalimin e impiantit bërthamor të Zaporozhyes në listën e aseteve federale ruse.
Qeveria ruse do të marrë masa të përcaktojë pronësinë federale të Impiantit bërthamor të Zaporozhyes dhe godinave të tjera të nevojshme për këtë operacion
citon agjencia “Tass” përmbajtjen e dekretit.
Fund pritjes së Bullgarisë dhe Rumanisë për në zonën Shengen
Në një shkrim në median europiane, “EuObserver” bëhet thirrje për t’i dhënë fund atij që quhet Purgatori i Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë.
Autorët Iratxe Garcia Perez dhe Dan Nica shkruajnë se presionet në rritje ndaj Europës imponojnë një vizion të ri së paku për veprimin politik në disa drejtime që janë me rëndësi të madhe për qytetarët.
Vuçiç flet për një "betejë të afërt të Stalingradit"
Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka deklaruar se rajoni ka përpara një ndër periudhat më të errëta dhe të vështira, edhe më të vështira esa ato të viteve '90. Duke folur në Shtëpin ë Oficerëve në Beograd me rastin e ekspozimit të një serie librash të Milorad Ekmeçiç, Vuçiç madje ka folur për një betejë të Stalingradit.
Druhem se Beteja e Stalingradit do të vijë shumë më shpejt sesa presim se çfarë do të dalë prej saj
Reformim shërbimit sekret grek
Lord Evans, një ish-drejtori i shërbimit britanik, MI5, aktualisht një këshilltar joformal i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën "Kathimerini" përmes së cilës flet edhe për skandalin e fundit të përgjimeve. Lidhur me këtë çështje Evans ka bërë thirrje për një marrëdhënie të re të shërbimeve sekrete me publikun dhe ofrimin e informacionit, një lloj klisheje që është trashëguar nga Lufta e Ftohtë.
Kryeministri japonez: Të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut
Kryeministri japonez Fumip Kishida ka njoftuar se vendi i tij synon normalizimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.
Ne kërkojmë zgjidhjen e plotë të çështjeve të jashtëzakonshme që na shqetësojnë si rrëmbimi i personave, çështjeve rreth programit bërthamor dhe raketor shtuar nevojës për të hedhur pas të shkuarën e trishtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike mes Japonisë dhe Koresë së veriut
Hungari-Austri-Serbi, bashkëpunim tripalësh kundër imigracionit ilegal
Kryeministri hungarez Victor Orban ka risjellë në vëmendje mediatike çështjen e imigrantëve ilegalë që po hyjnë në BE. Gjatë një conference për shtyp me presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kancelarin austriak Karl Nehammer ai ka folur për një bashkëpunim tripalësh mbi këtë çështje.
Thirrje për sanksione edhe ndaj Turqisë
Kreu i politikës së jashtme në Partinë e të Gjelbërve në Gjermani, Juergen Trittin, ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Perëndimi duhet të merret seriozisht me kursin aktual të Turqisë.
Iluzioni i radhës, von der Leyen: Gazjellësi greko-bullgar do të thotë liri
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e ka cilësuar gazjellësin greko – bullgar si liri.
Ky gazsjellës ndryshon situatën e sigurisë energjetike në Europë. Ky projekt do të thotë liri
është shprehur ajo në Sofje, në një ceremoni ku merrnin pjesë krerë të shteteve nga rajoni ynë.
Ceremoni për aneksimin e katër rajoneve. Rusia përmbush objektivin zyrtar të operacionit special të 24 shkurtit
Kremlini ka inskenuar sot një ceremoni zyrtare të aneksimit të 15% të territoreve të Ukrainës, pasi deklaroi rezultatet e referendumeve në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhyia.
Rusia po luan në mënyrë cinike me kartën e Perëndimit brenda suazës formale të së drejtës ndërkombëtare dhe precedentit të Kosovës: u shkelën të drejta, u ndërhy për të mbrojtur një popullsi civile, u krijuan kushtet për referendum dhe tani aneksimi është vetëm shprehje e vullnetit të popullit.
Nisma në PE: Ndërpriten negociatat me Serbinë nëse nuk i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë
Mediat serbe raportojnë për një draft raport të Parlamentit Europian, përmes të cilit do t’i kërkohet BE-së që të ndërpresë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse Beogradi zyrtar nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.
Duhet t’i jepet përparësi harmonizmit të pranimit të vendeve që kanë politikë të jashtme të përbashkët me BE-në dhe të vijohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse ky vend i përmbahet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë