Blloku Bota
A mund të flitet më për aktorë malinj?
Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” I ka lënë një vend kryesor lajmit për angazhimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për zgjatjen përtej 19 nëndorit të marrëveshjes së drithit të Ukrainës me Rusinë.
Në këtë kuadër, Kremlini po promovon një marrëdhënie të posaçme me Ankaranë prej nga ku ka gjetur një rrugë për të rifaktorizuar veten në mjedise që përndryshe i janë mbyllur, por edhe për rikapitalizuar burimet që i janë vënë nën sanksione.
Kina me rol këshillimor për komunitetin ndërkombëtar
Presidenti kinez, Xi Jinping, ia ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin që të mos përdorë armët bërthamore në Ukrainë.
Komuniteti ndërkombëtar duhet t’I kundërvihet bashkarisht kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore dhe duhet të mbrojë idenë se armët bërthamore nuk duhen përdorur, një luftë bërthamore nuk mund të zhvillohet në mënyrë që të parandalohet një krizë bërthamore në Europë apo Azi
El Salvador, luftë kundër krimit edhe pas vdekjes
Qeveria e El Salvadorit ka ndërmarrë një luftë të veçantë dhe pazakontë kundër njerëzve të krimit. Ajo ka urdhëruar shkatërrimin e varreve të gangsterëve të njohur për të parandaluar që ato të shndërrohen në faltore.
Në El Salvador nuk ka vend për terroristët
ka shkruar në Tuiter, ministri i Drejtësisë, Osiris Luna Meza.
Lista Serbe ndërmerr nismën për largim nga institucionet e Kosovës
Mediat serbe raportojnë se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kosovë po shkojnë drejt largimit nga të gjitha institucionet e vendit. Sipas B92, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka njoftuar një takim urgjent me përfaqësuesit e institucioneve të veriut të Kosovës. Në takim, ai do të propozojë që të gjithë serbët të lënë institucionet e Kosovës në veri, duke nisur me të personalisht dhe duke vazhduar me serbët nga njësitë e vetëqeverisjes, zyrës së prokurorit, gjykatës, policisë etj. Sipas tij shkak për këtë është bërë shkarkimi i turpshëm, antiserb madje nga Prishtina i drejtorit të Drejtorisë
Rusia flet për përshkallëzim rajonal pas stërvitjeve në Norvegji
Ministria e Jashtme e Rusisë ka autorizuar një deklaratë përmes së cilës ka cilësuar stërvitjet e fundit në Norvegji si shenjë e përshkallëzimit rajonal.
660 vjet burg për Mafien e fondeve të BE-së në Siçili
Një gjyq në Siçili ka sjellë në vëmendje atë që prokurori Maurizio De Lucia, e ka quajtur një Mafia e Re. 101 persona janë dënuar me 660 vjet burg në Siçili, si pjesë e klaneve të Nebrodit nën akuzën e mashtrimit, deklaratave të rreme, zhvatje, krijim të kompanive dhe fitimeve të rreme dhe trafikut të drogës. Çështja ka marrë trajtim edhe nga mediat e njohura jashtë Italisë.
Për herë të parë gjyqi ekspozoi një sistem mashtrimesh që thithën të paktën 5 milionë euro të BE-së për bujqësinë
shkruan “Politico”.
Matrioshka e BE-së. Pse po flitet tashmë për Magjarofobi?
Ka diçka në ajër në Bruksel që më bën të ndihem veçanërisht hungarez
Mësime të hidhura realizmi për Kosovën
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se “komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Prishtinës që të shtyjë vendimin për regjistrimin e makinave”.
Besimi me Rusinë është thyer. Ka për të qenë një problem kryesisht europian
Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher është shprehur në një intervistë për “Kathimerini” se marrëdhënia e Perëndimit, Europës me Rusinë është cenuar rëndë me krizën në Ukrainë. Ndonëse ka folur se ideja e negociatave po përvijohet tashmë, Fisher thotë se bota po hyn në një luftë të Ftohtë të dytë.
Stoltenberg: Prania e SHBA dhe Kanadasë në Europë, shumë e rëndësishme
Ndërkohë që Franca po luan me vizionin e autonomisë straegjike të Europës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se prania e SHBA dhe e Kandasë në kontinent, është domethënës pë lidhjen atlantike.
