Europa duhet të adoptojë një mendësi më strategjike

Postuar në 03 Prill, 2025 13:53

Ish-zv.presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas shkruan sot në gazetën “Kathimerini” disa propozime për mënyrën sesi BE-ja duhet të përshtatet në kohën e re, që ai e quan “Era e Fuqisë”. Sipas tij, Europa ka sot një deficit strategjik që buron nga inercia e saj për t’iu përmbajtur në mënyrë obsesive “një rendi global shumëpalësh bazuar në rregulla”.

Hungaria njofton daljen nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve

Postuar në 03 Prill, 2025 12:10

Hungaria ka njoftuar tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve. Vendimi vjen pak pasi në Budapest mbërriti kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, I shpallur në kërkimi ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit në Gaza.

Qeveria do të nisë përfundimin e procedurës ditën e enjte, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ndërkombëtar

Gjykata urdhëron marrjen nën hetim të Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Postuar në 01 Prill, 2025 21:30

Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Rusia thotë "Jo"

Postuar në 01 Prill, 2025 19:04

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon një diplomat të lartë rus sipas të cilit propozimi në fjalë nuk adreson shqetësimet e Moskës për shkaqet e konfliktit. Diplomati në fjalë është zv.ministri Sergei Ryabkov që është shprehur se SHBA dhe Rusia nuk kanë qenë në gjendje deri më tani të eleminojnë dallimet të cilat presidenti Vladimir Putin i ka ngritur dy javë më parë.

Nuk bëhet drejtor i Shin Bet sepse kishte kritikuar Trump

Postuar në 01 Prill, 2025 18:33

Një kritikë ndaj Donald Trump dhe karriera digjet. Ose të paktën kjo thuhet se ka ndodhur me nënadmiralin izraelit Eli Sharvit, i përzgjedhur nga kryeministri Beniamin Netanyahu si drejtues i shërbimit të kundërzbulimit, Shin Bet. Mirëpo mjaftoi një kritikë nga një personazh si senatori Lindsay Graham që Netanyahu të kthejë pas vendimin.

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t'i shfarrosim!

Postuar në 01 Prill, 2025 13:51

69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza nuk mjaftojnë. Izraeli do vrasë akoma, ndoshta deri në palestinezin e fundit ndoshta për ta vënë raportin 1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baras me zhdukjen e një popullsie.

Dënohet për korrupsion dhe përcillet si heroinë

Postuar në 31 Mars, 2025 19:55

Marine Le Pen, drejtuese e Frontit Nacional në Francë është dënuar nga një gjykatë e vendit me katër vjet burg dhe 100 000 euro gjobë për përfitimin në mënyrë të paligjshme të fondeve europiane.

Studentët serbë do të nisen me biçikletë drejt Strasburgut

Postuar në 31 Mars, 2025 15:32

Studentët serbë që protestuan për muaj të tërë kundër autoriteteve në Beograd për shkak të aksidentit të Novi Sadit, kanë deklaruar se do të drejtohen për në Strasburg me biçikleta.  Nisja do të bëhet më 3 prill dhe presupozohet që të mbërrijnë në Strasburg, ku ndodhet selia e Këshillit të Europës më 17 prill.

Deklarata e të Ardhurave, një havale më shumë që ngatërron njerëzinë

Postuar në 31 Mars, 2025 15:12

Sot përfundon afati i deklarimit të të ardhurave vjetore, që ka si risi këtë vit uljen e pragut të deklarimit. Për ata që kanë të ardhura vjetore bruto 1 200 000 lekë e më shumë janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat nëse janë resident tatimor në Shqipëri.

Kisha e Greqisë krijon bankën e vet digjitale

Postuar në 31 Mars, 2025 14:44

Kisha e Greqisë ka aplikuar për një licencë banke pasi siç raportohet synon krijimin e një të tille në sferën digjitale. Gazeta “Kathimerini” shkruan se nisma ka provokuar debate brenda Kishës dhe se afati për dorëzimin e dokumenteve duhet të kryhet brenda fillimit të qershorit. Banka do të jetë tërësisht digjitale, pa degë fizike dhe do t’u mundësojë klientëve akses online për çdo shërbim.

Ne nuk do të bëhemi Vatikani

Pages

Subscribe to ResPublica RSS