Joseph Aoun betohet si president i ri i Libanit

Postuar në 09 Janar, 2025 16:05

Joseph Aoun, një gjeneral i ushtrisë, është betuar si presidenti i ri i Libanit. Ai ka bërë betimin para deputetëve, duke theksuar “krizën akute” përmes së cilës po kalon vendi.

Ndër të tjera, Aoun ka premtuar miratimin e ligjeve për pavarësinë e gjyqësorit dhe një doktrinë të re për mbrojtjen që sipas tij “do ta mbrojë vendin nga agresioni izraelit”.

Sanksione të reja për politikanë të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 09 Janar, 2025 00:14

 

Presidenti i ShBA, Joe Biden ka firmosur sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit amendon dispozita të urdhërit ekzekutiv nr. 14033, të datës 8 qershor 2021, përmes të cilir bllokohet pasuria dhe ndalohet hyrja në ShBA e personave të caktuar që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Akuzë letërsisë për "shpirtin e një kombi"

Postuar në 08 Janar, 2025 23:37

 

Në një intervistë për “Kyiv Indipendent” shahisti i mirënjohur Gary Kasparov përpiqet të japë disa përgjigje rreth ideve bazë ruse për shtetin, territorin dhe mesianizmin. Duke cilësuar se në Rusi nuk ka një opozitë morale ndaj luftës së Putin në Ukrainë, Kasparov ndër të tjera flet për një mishelë konsistente nacionalizmi, imperializmi, mesianizmi në identitetin rus që nuk mundëson asgjë krijuese.

Mbyllja e TikTok hetohet nga BE në raport me Aktin e Shërbimeve Digjitale

Postuar në 08 Janar, 2025 19:45

”Politico” i ka kushtuar një shkrim vendimit të qeverisë shqiptare për të ndaluar me një vit TikTok në Shqipëri. Përtej përshkrimit të ngjarjeve që lidhen me motivin mbi të cilin kryeministri Rama mori vendimin në fjalë, media në fjalë shton se nga ana e Komisionit Europian po kryen hetimet e veta nëse vendimi vjen në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale.

Interpretimi i Kodit Civil nga jurisprudenca gjyqësore*

Postuar në 08 Janar, 2025 17:47

 

Pse (s’)ekziston Zoti?

Postuar në 08 Janar, 2025 17:37

 

1.

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën, deri në vitin 2027

Postuar në 08 Janar, 2025 09:39

Vendet perëndimore, anëtare të NATO-s, do të vijojnë furnizimin me armë të Ukranës deri në vitin 2027.

Agjencia ruse e lajmeve, "Tass" citon një "zyrtar të lartë të Pentagonit" që ka zbardhur agjendën e Grupit tē Kontaktit të Mbrojtjes Ukrainase - grup që koordinon shpërndarjen e armëve drejt Ukrainës. Njoftimi sugjeron se lufta presupozohet të vazhdojë edhe për të paktën 3 vjet, një perspektivë me pasoja për Europën. 

Sanksione për shefin e Kabinetit të Orban: Skema për kontrollin e ekonomisë

Postuar në 07 Janar, 2025 22:23

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë nën sanksione shefin e Kabinetit të Kryeministrit hungarez, Antal Rogan. Në njoftimin përkatës, Zëdhënësi Mathew Miller cilësoi se Rogan ka orkestruar skema të kontrollit të ekonomisë dhe sektorëve kyç. Po kështu, Miller ka vlerësuar klimën e pandëshkueshmërisë në Hungari ku dominojnë oligarkë dhe aktorë të tjerë negativë. 

Ndërron jetë Jean-Marie Le Pen

Postuar në 07 Janar, 2025 15:41

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare, Jean Marie Le Pen, i quajtur si një ndër themeluesit e të djathtës ekstreme franceze. Ai përmbushi një karrierë të gjatë që nis si ushtar, deputet i të djathtës ekstreme, botues i librave erotikë dhe muzikës ushtarke për të mbërritur në krye partisë më të madhe europiane të së djathtës.

Vdekja e tij ka kaluar me një qëndrim kordial të politikës ndërkohë që presidenca franceze citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:

Njohja, jo Asocacioni në qendër të raporteve me Serbinë

Postuar në 06 Janar, 2025 17:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është kundër dhe e refuzon që në qendër të relacioneve Serbi-Kosovë të vendoset Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka deklaruar se në qendër të marrëdhënieve, edhe duke iu referuar Marrëveshjes bazike është njohja reciproke.

Draft-statuti i Asociacionit ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS