“Nuk i flas më, f**k him”

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 18:39

Gjatë katër viteve në detyrë, presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ishin aleatët më të afërt politikë. Të paktën kështu dukej në publik. Por gjërat kanë ndryshuar. "Nuk kam folur me të që atëherë. F**k him", ishte komenti i Trump për Netanjahun në një intervistë të dhënë së fundmi.

Presidenti rikthen ligjin e buxhetit

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 14:49

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim të ligjit për buxhetin 2022. Në arsyetimin e vet, kreu i shtetit vë në dukje se buxhetit i mungon dimensioni social, një vëretje kjo që shoqërohet me një sërë të dhënash dhe argumentesh financiarë. Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:

Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;

Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;

SHBA: Jemi në Bosnje për ta tërhequr nga gremina

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 12:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të ndërhyrjnë me të gjitha mjetet e presionit diplomatik për të shmangur ndarjen e Bosnje-Hercegovinës. Në një intervistë për “The Guardian”, këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Cholet, ka sinjalizuar angazhimin intensiv të SHBA kundër separatistëve serbë.

Ne i kemi përshpejtuar shumë përpjekjet tona diplomatike për të tërhequr Bosnjen nga humnera. Zërat për rikthimin e konfliktit na shqetësojnë shumë

ka thënë Cholet.

Londra i "dorëzon" Assange-in Amerikës

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 12:28

Qeveria amerikane fitoi sot në apel kundër një vendimi të gjykatës në Londër që kishte bllokuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nga Britania. Uashingtoni e kundërshtoi vendimin e shkallës së parë, dhënë në janar të këtij viti. Gjykata e kishte ndaluar ekstradimin e Assange, me argumentin se 50-vjeçari australian rrezikonte të vetëvritej nëse do të transferohej në sistemin e drejtësisë amerikane.

Oratori para pasqyrës

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 10:56

Presidenti amerikan Joe Biden ka ngritur shqetësimin se demokracia në botë po sfidohet në mënyrë alarmante. Gjatë hapjes së samitit virtual mbi demokracinë, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 100 vende, Biden vuri në dukje se:

Prirjet shkojnë gjerësiht në drejtimin e gabuar. Ne jemi në një pikë kthese

Zelanda e Re ndalon duhanin për brezat e ardhshëm

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 19:53

Zelanda e Re synon të krijojë një gjeneratë që nuk pi duhan. Qeveria bëri të ditur planin e ri, sipas të cilit mosha e atyre që lejohen të blejnë cigare do të shkojë duke u rritur vit pas viti. Aktualisht, Zelanda e Re e ndalon shitjen e duhanit për moshat nën 18 vjeç. Por duke nisur nga viti 2027, mosha e lejuar do të fillojë të rritet.

Krahas kësaj, do të kufizohen hapësirat ku shiten cigare si edhe do lejohet shitja vetëm e atyre që kanë nivel të ulët nikotine.

Shqipëria sot është krenare/Lulzim Basha kalon vettingun e SHBA

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 15:37

Sot duhet të jetë një ditë e gëzuar për demokracinë në epruvetë të Shqipërisë. Gabriel Escobar ka njoftuar sot nga selia e Partisë Demokratike se ka ftuar kryetarin e saj me vulë, Lulzim Basha, është ftuar në SHBA. Ftesa në fakt është një lloj deus ex machina për një kryetar partie që nuk di më të argumentojë veçse me parrullën: Amerika, Amerika, vendime që as janë të tijat.

Nesher Ramla është një Neandertal. Degradon debati shkencor

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 14:59

Një histori bizarre ka zënë vend në rrethet akademike izraelite për shkak të vënies në dyshim të një zbulimi të publikuar në qershor në revistën e njohur “Science”. Në këtë publikim, shkencëtarët izraelitë nën drejtimin e prof. Izrael Hershkovitz njoftonin zbulimin e një lloji të ri hominini të quajtur Nesher Ramla. Madje artikulli ishte në kopertinën e revistës, çka thekson rëndësinë e lajmit në mjediset shkencore.

Franca i thotë "Jo" bojkotit diplomatik ndaj Kinës

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 13:14

Franca nuk do t’i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2022, të propozuar nga dissa vende përëndimore. Ministri i Arsimit të Francës, Jean – Michel Blanquer ka dhënë njoftimin, që është pasuar nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm, Jean – Yves Le Drian që ka bërë të qartë se Parisi do të kërkojë një qëndrim të përbashkët të BE-së në këtë drejtim.

Italia gjobit Amazon me 1.1 miliardë euro

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 12:56

Autoriteti i Konkurrencës në Itali ka gjobitur me 1.1 miliardë euro (1.3 miliardë dollarë) gjigantin e shitjeve online, Amazon. Kompania e Jeff Bezos është ndëshkuar për abuzimin me pozitën e saj dominuese në logjistikën e tregtisë elektronike. Gjoba shënon masën më të fundit që një vend i BE-së merr kundër teknologjisë së madhe amerikane në kontinentin e vjetër.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS