Jeffrey Sachs: SHBA duhet të negociojë me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Profesori i universitetit të Columbia në SHBA, Jeffrey Sachs, ka apeluar përmes një interviste në gazetën greke “Kathimerini” nisjen e negociatave mes SHBA dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Nëse negociatat janë të pamundura, ne këtë do ta kuptojmë më vonë. Kjo do të ishte sigurisht tragjike. Por dështimi i SHBA për t’u përpjekur të neogciojë është një gabim i tmerrshëm dhe është një keqpërdorim i shëmtuar i Ukrainës për përfitime të politikës së jashtme amerikane
ka thënë ai.
Sipas tij, kujdesi është elementi kryesor që duhet të udhëheqë politikën e jashtme të fuqive të mëdha, për shkak se aktualisht të gjithë po mësyjnë drejt përfitimit imediat. Rasti i Ukrainës duhet të shërbejë edhe si një mësim për të shmangur një përplasje të ngjashme me Kinën në Taivan.

Add new comment