Presidenti bullgar: Heqim veton nëse Maqedonia e Veriut ndryshon Kushtetutën

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 14:03

Bullgaria do të vijojë të mbajë veton ndaj Maqedonisë së Veriut sa i takon hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Në një intervistë për Euractive, presidenti bullgar, Rumen Radev, e kushtëzon heqjen e vetos me ndryshime kushtetuese që duhen bërë nga ana e Maqedonisë së Veriut. Si arsye të vetos, Radev përmend mospërmbushjen e angazhimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në vitin 2017, në kuadër të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit.

Shkarkimi i Bashës, votimi në kancelari e lokale

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 21:23

Sali Berisha synon të mbajë të shtunën një referendum për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit, por duket se në shumë degë votimi do të kryhet në lokale, kancelari apo ambiente me qira dhe jo në seli. Sipas një vëzhgimi të MCN Tv disa konfirmohet se zyrat e partisë të shtunën do jenë të mbyllura.

Omicron nxjerr jashtë loje greenpass-in europian?

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 17:42

Varianti i ri i Covid-19 ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen për lëvizjen mes 27 vendeve të Bashkimit Europian. Omicron, akoma më ngjitës se varianti Delta, ka rezultuar edhe më rezistent ndaj vaksinës, çka ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e pasaportës së vaksinimit si kriter për të lëvizur lirshëm brenda BE-së.  

Omicron tani po kërcënon të thyejë konsensusin e “brishtë” që kanë arritur vendet anëtare të BE-së, shkruan Politico.eu.

Mandia: Basha hezitoi të apelojë çështjen e CEZ (VIDEO)

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 14:28

E shkarkuar nga drejtimi i Sekretariatit të Pronave në Partinë Demokratike, Ledina Mandia ndonëse ia njeh meritën Lulzim Bashës për futjen në politikë e ka një arsyetim për valën e shkarkimeve që kreu i demokratëve ndërmori pas kuvendit të 11 dhjetorit.

Makinacionet e bëra nëpër vite në organizim dhe ndryshim strukturash apo injektimet të anëtarësisë nga persona që nuk kanë lidhje me PD e dëmtojnë partinë. Në dijeninë time aty janë atashuar njerëz pa lidhje me PD dhe nuk e di se interesat e kujt do të mbrojnë në të ardhmen.

Brukseli u shtrëngon rripat amerikaneve Big Tech

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 14:07

Një paketë e re ligjore tkurr aktivitetin e gjigantëve të teknologjisë në kontinentin e vjetër. Europarlamenti ka miratuar të mërkurën Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), i cili vendos kufizime të rrepta në sjelljen e të ashtuquajturave platforma "gatekeeper", çka përfshin rregullat se si ato mund të zgjerohen dhe detyrimin për t'u ofruar klientëve akses në shërbimet rivale.

Bruce Springsteen shet katalogun e këngëve për 500 milionë dollarë

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 11:47

Bruce Springsteen i ka shitur të gjithë katalogun e këngëve të tij kompanisë Sony Music për 500 milionë dollarë. Shitja, e cila përfshin punën e regjistruar dhe shkrimin e këngëve të tij, do t'i japë Sony pronësinë e një prej veprave më të admiruara në pop dhe rock: mbi 300 këngë që përfshijnë 20 albume në studio plus publikime të tjera, raporton Rolling Stones.

Polemikat mbi HEC-et e Ballkanit

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 00:28

 

Rreth 2 796 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen në Ballkan gjatë viteve të ardhshme. Sipas OJQ-së RiverWatch, 740 do të ndërtohen në Shqipëri, një vend me një shtrirje gjeografike prej pak më pak se 29 000 kilometra katrorë.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, deklaroi ambicien e tij për ta shndërruar vendin në një superfuqi energjetike në Ballkan. Asnjë hulumtim nuk u përfshi në plan, as nuk u krye ndonjë studim fizibiliteti.

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 19:59

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, pasi një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gjeorgjiani me etni çeçene në një park të Berlinit në vitin 2019. Vendimi për dëbimin erdhi pasi gjykata konkludoi se vrasja ishte kryer me urdhër të Moskës, raporton France 24.

Inceneratorët, PD kërkon arrestimin e Damian Gjiknurit

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 15:21

Pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, Partia Demokratike kërkon “koka” të tjera për çështjen e inceneratorëve. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se arrestimi i Lefter Kokës është një provë për korrupsionin lidhur me këtë aferë. Tabaku thotë se ka prova që implikojnë edhe sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Mitsotakis: Kriza e lirës mund të vërë në rrezik stabilitetin e rajonit

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 14:21

Greqia ia ka frikën përhapjes së krizës së monedhës turke. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt” është shprehur se kriza valutore e Turqisë përbën një rrezik për stabilitetin e gjithë rajonit. Mitsotakis i kërkoi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të shmangë politikat që minojnë paqen midis fqinjëve të Egjeut.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS