Dy studime britanike/Omicron me rrezik më të ulët hospitalizimi sesa varianti Delta i Sars-Cov-2
Dy studime britanike – një nga Skocia dhe një nga Anglia – tregojnë se shkalla e hospitalizimit nga prekja e variantit Omicron të Sars-Cov-2, është më e ulët krahasuar me variantin Delta.
Po themi se ky kualifikohet si lajm i mirë, ka vëzhgime që tregojnë se statistikisht ka një rrezik të ulur për hospitalizime
është shprehur Jim McMenamin, një ndër autorët e studimt në Skoci.
Rrjedhja e të dhënave, disa pikëpyetje mbi reagimin e Endri Fugës
Në lidhje me skandalin e rrjedhjes së të dhënave të pagave (në formën e një file excel me 637138 rreshta) ka reaguar në Twitter dhe Endri Fuga. Ai raporton shqetësimin e MFE mbi këtë rrjedhje të konsiderueshme të dhënash, ndoshta më e madhja e ndodhur në Shqipëri.
Fuga flet për një “analizë paraprake”, e cila sipas tij “tregon se nuk ka ndodhur një eksport databaze”.
Juncker: Rusinë e kemi ne fqinj, nuk kemi pse ndjekim udhëzimet e SHBA-ve
Ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka një qasje tjetër nga ajo që mund të kenë shumë zyrtarë të lartë të Europës mbi Rusinë. Në një intervistë ekskluzive për "Groupe d'études géopolitiques", Juncker tha se BE duhet të angazhohet drejtpërdrejt me Rusinë, në vend që thjesht të mbështetet në marrëdhëniet Rusi-SHBA për të zgjidhur problemet e sigurisë së kontinentit të vjetër.
Zbulohet embrioni i një dinosauri 72-milionë vjeçar
Një studim i ri mbi një embrion 72-66 milionë-vjeçar, i gjetur brenda një veze të fosilizuar dinosauri, hedh dritë mbi lidhjen midis sjelljes së zogjve modernë dhe dinosaurëve. Embrioni, i quajtur Baby Yingliang, u zbulua në shkëmbinjtë e Kretakut të Vonë të Ganzhou, në Kinën jugore dhe i përket një dinosauri theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur.
Kafshët e mëdha u shfarosën nga dora e njeriut 1.5 milion vjet më parë
Ne i kemi shfrytëzuar burimet natyrore në maksimumin e tyre që në fillesat e njerëzimit. Qindra mijëra vite më parë, njeriu i hershëm gjuante kafshët më të mëdha për t’u ushqyer. Pas shfarosjes së këtyre të fundit, ata kaluan te kafshët më të vogla, për t’u zhvendosur më pas te bujqësia, e cila shënoi edhe fillesat e qytetërimit.
“Nëse nuk e bën ti, e bëj vetë”, biseda që mund të kishte ndryshuar “Njeriun me shenjë”
Një detaj që mund të kishte ndryshuar historinë e një prej filmave më të preferuar të të gjitha kohërave. Një bisedë e ndodhur në fillim të viteve ’80 do të bëhej shkaku që Al Pacino të shkëlqente më pas në rolin e Toni Montanës. Por, ky rol mund të ishte luajtur për pak edhe nga Robert de Niro. Detajet dalin në një intervistë për GQ.
Kosova jep me qira burgun e Gjilanit
Kosova dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje për burgjet. Në bazë të saj, Danimarka do të paguajë një tarifë vjetore prej 15 milion € për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh dhe njëkohësisht do të ndihmojë në financimin e energjisë së gjelbër në vend.
Në qelitë e marra me qira do të qëndrojnë të dënuar nga vendet joanëtare të BE-së që do të dëbohen nga Danimarka pas dënimit.
Pavarësisht se do të shfrytëzohet hapësira, në qelitë në fjalë do të zbatohen ligjet daneze.
Kosova ka rreth 700-800 qeli të papërdorura.
Berisha kthehet në PD për t’i komunikuar Bashës shkarkimin
Ashtu si një javë më parë, Sali Berisha u kthye në selinë e Partisë Demokratike për mbledhjen e radhës. I shoqëruar nga Komisioni i Rithemelimit, i cili doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha mbajti një mbledhje në një nga sallat e selisë, ndërsa pak metra më tutje Basha kishte mbledhur deputetët demokratë.
Para mediave Berisha tha se qëllimi i mbledhjes ishte që të njihej me vendimin e referendumit Lulzim Basha.
Covid-i "vret" Davosin për të dytin vit
Davos bie në gjumë sërish. Takimi i shumëpritur vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar për t’u mbajtur në një resort në malet e Zvicrës, më 17-21 janar, është anuluar për të dytin vit radhazi, duke u zëvendësuar nga një seri diskutimesh online.
Shtyrja - për shkak të shfaqjes së Omicron - është e fundit në një seri përpjekjesh të dështuara nga WEF (Forumi Ekonomike Botëror) për t'u kthyer te takimet personale gjatë pandemisë Covid-19 dhe ushtron presion financiar mbi organizatën, me dhjetëra miliona dollarë të ardhura.
Ngrohja globale rrezikon "polin e tretë" të akullnajave
Ngrohja globale ka përshpejtuar ritmin e shkrirjes së akullnajave në majën më të lartë të botës. Një studim i kryer së fundmi konkludon se akulli në Himalaja po shkrin me një ritëm të tillë që rrezikon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi.