Nëse ky është njeriu i Amerikës...
Lulzim Basha ka folur sot pas mësymjes që i ndodhi në seli me garanci shprehimore që nuk përputhen me modelin e kakërdhisë politike që ndërtoi në 8 vjet. Me një lehtësi jovertebrori, z. Basha ka kujtuar 21 janarin për Sali Berishën, të cilin e quajti skenar të Tomë Doshit ndaj të cilit u përgjigj Berisha me 4 të vrarë. Pastaj z. Basha ka lënë të kuptohet se SHBA do të shpallë non grata edhe Ilir Metën dhe Edi Ramën.
Pragmatizmi ambicioz i Europës së vjetër
Nisma e mbretit të Marokut: Do restaurojmë qindra site hebraike në vend
Mbreti i Marokut, Mohammed VI ka prezantuar së fundmi nismën për restaurimin e qindra siteve historike hebraike. Sipas mediave vendase, lëvizja është pjesë një riafrimi mes Izraelit dhe Marokut në kuadër të Marrëveshjeve Abraham.
Rusia bllokon TOR
Autoritetet ruse kanë vendosur bllokimin e shërbimit anonimizues të uebit, Tor – The Onion Router. Vendimi është marrë nga enti mbikëqyrës, Roskomnadzor, nisur nga karakteristikat e TOR që mundëson anashkalimin e kufizimeve në nyjet lokale të ISP-ve.
Në njoftimin e vet enti rus ka bërë të qartë se vendimi për bllokimin është marrë për shkak se brouzeri mundëosn akses në informacion të paligjshëm.
Berisha merr "shtëpinë ku lindi Basha(ën)
Ish-kryetari i PD-së u rikthye sot në selinë e partisë së bashku me Grupin e Rithemelimit, i cili doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Duke e cilësuar ndërtesën “selia e demokratëve”, Berisha i kërkoi Bashës që të reflektojë deri më 18 dhjetor, dita kur do të mbahet Kuvendi që Basha ka thirrur.
Talebanët i shtrijnë dorën Amerikës
Talebanët e ardhur në pushtet pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani pretendojnë se kanë ndryshuar. Ata thonë se duan marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe vendet e tjera.
Agjencitë nuk pranojnë sigurimin e fermerëve nga përmbytjet
Përmbytjet janë rikthyer në vend e bashkë me to edhe dëmtimet në bujqësi. Në një prononcim për MCN Tv, kryetari i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka ndër të tjera vuri në dukje edhe këtë problem:
Ka dëme të mëdha në ferma të mbjella me speca, janë mbushur me ujë. Ka dëme në shumë kultura bujqësore. Ajo që doja të thoja është që ministrja jonë del në terren ndërkohë që duhet të subvencionojë fermerët siç e ka Italia që ka buxhet 680 milionë euro për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.
Perandoria Otomane, gjiganti i harruar i historisë së Perëndimit
Kush mund ta shpëtojë nga Vetja?
Çfarë ndodhi sot?
Asgjë e jashtëzakonshme, veç aplikimit të parimit se politika nuk e toleron boshllëkun. Z. Berisha emëroi një gjoja kryetar partie në vitin 2013. Z. Rama ia doli të krijonte një gjoja opozitë përballë vetes për të qëndruar i qetë në drejtimin e një gjoja qeverie që bën reforma por në fakt bën vetëm zullume.
Z. Basha e gjeti më në fund sot emrin e tij të vërtetë nga mentori dhe shpikësi i tij politik, nga Baba Carlo i këtyre 8 vjetëve: një Monument i Hiçit.
"Brukseli nuk duhet të diktojë vaksinimin e detyrueshëm"
Këshilli i ardhshëm i BE-së, më 16-17 dhjetor do të diskutojë mbi vaksinimin e detyrueshëm. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, e cilësoi këtë momentin më të mirë për të shqyrtuar shtrirjen e vaksinimit me detyrim në vendet e Europës.
Duke iu referuar një deklarate të shefes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila tha javën e kaluar se është koha për të menduar për vaksinimin e detyrueshëm, Schinas theksoi se ajo "zgjodhi me shumë kujdes fjalët për të thënë se çështja e vaksinimit të detyrueshëm është në tryezë".