Sot lajmi ishte Berisha, jo SHBA
Kuvendi i thirrur sot nga Sali Berisha ka konfirmuar se kush ka pushtetin politik në atë parti, prej nga kryetari Lulzim Basha, u shpall me një përkujtimore themelimi të sforcuar.
E sforcuar sepse sot PD-ja është një parti që ka shumicën jashtë institucioneve të veta zyrtare përderisa sot kemi votim publik kundër tyre.
Merr më shumë vlerë kjo që ka ndodhur nëse sheh se Sali Berisha pati kundër edhe SHBA në këtë raund të përballjes së tij me krijesën e vet, të cilën po tenton ta hajë sot si Kronosi dikur fëmijët e vet.
Izraeli i kthen reliket e sekuestruara Egjiptit (FOTO)
Izraeli i ka dorëzuar Egjiptit 95 relike, të cilat ishin futur kontrabandë në vend ose ishin nxjerrë në shitje në Jerusalem.
Kthimi i relikeve egjiptiane u bë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Izraelit në Kajro.
Gjatë takimit me homologun egjiptian, Sameh Shoukry, ministri izraelit, Yair Lapid, tha se reliket kthehen në Kajro me kërkesë të autoriteteve egjiptiane dhe si një gjest i vullnetit të mirë.
Objektet janë gjetur në dyqanet e antikuareve në Izrael.
“Nuk i flas më, f**k him”
Gjatë katër viteve në detyrë, presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ishin aleatët më të afërt politikë. Të paktën kështu dukej në publik. Por gjërat kanë ndryshuar. "Nuk kam folur me të që atëherë. F**k him", ishte komenti i Trump për Netanjahun në një intervistë të dhënë së fundmi.
Presidenti rikthen ligjin e buxhetit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim të ligjit për buxhetin 2022. Në arsyetimin e vet, kreu i shtetit vë në dukje se buxhetit i mungon dimensioni social, një vëretje kjo që shoqërohet me një sërë të dhënash dhe argumentesh financiarë. Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:
Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;
Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;
SHBA: Jemi në Bosnje për ta tërhequr nga gremina
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të ndërhyrjnë me të gjitha mjetet e presionit diplomatik për të shmangur ndarjen e Bosnje-Hercegovinës. Në një intervistë për “The Guardian”, këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Cholet, ka sinjalizuar angazhimin intensiv të SHBA kundër separatistëve serbë.
Ne i kemi përshpejtuar shumë përpjekjet tona diplomatike për të tërhequr Bosnjen nga humnera. Zërat për rikthimin e konfliktit na shqetësojnë shumë
ka thënë Cholet.
Londra i "dorëzon" Assange-in Amerikës
Qeveria amerikane fitoi sot në apel kundër një vendimi të gjykatës në Londër që kishte bllokuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nga Britania. Uashingtoni e kundërshtoi vendimin e shkallës së parë, dhënë në janar të këtij viti. Gjykata e kishte ndaluar ekstradimin e Assange, me argumentin se 50-vjeçari australian rrezikonte të vetëvritej nëse do të transferohej në sistemin e drejtësisë amerikane.
Oratori para pasqyrës
Presidenti amerikan Joe Biden ka ngritur shqetësimin se demokracia në botë po sfidohet në mënyrë alarmante. Gjatë hapjes së samitit virtual mbi demokracinë, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 100 vende, Biden vuri në dukje se:
Prirjet shkojnë gjerësiht në drejtimin e gabuar. Ne jemi në një pikë kthese
Zelanda e Re ndalon duhanin për brezat e ardhshëm
Zelanda e Re synon të krijojë një gjeneratë që nuk pi duhan. Qeveria bëri të ditur planin e ri, sipas të cilit mosha e atyre që lejohen të blejnë cigare do të shkojë duke u rritur vit pas viti. Aktualisht, Zelanda e Re e ndalon shitjen e duhanit për moshat nën 18 vjeç. Por duke nisur nga viti 2027, mosha e lejuar do të fillojë të rritet.
Krahas kësaj, do të kufizohen hapësirat ku shiten cigare si edhe do lejohet shitja vetëm e atyre që kanë nivel të ulët nikotine.
Shqipëria sot është krenare/Lulzim Basha kalon vettingun e SHBA
Sot duhet të jetë një ditë e gëzuar për demokracinë në epruvetë të Shqipërisë. Gabriel Escobar ka njoftuar sot nga selia e Partisë Demokratike se ka ftuar kryetarin e saj me vulë, Lulzim Basha, është ftuar në SHBA. Ftesa në fakt është një lloj deus ex machina për një kryetar partie që nuk di më të argumentojë veçse me parrullën: Amerika, Amerika, vendime që as janë të tijat.
Nesher Ramla është një Neandertal. Degradon debati shkencor
Një histori bizarre ka zënë vend në rrethet akademike izraelite për shkak të vënies në dyshim të një zbulimi të publikuar në qershor në revistën e njohur “Science”. Në këtë publikim, shkencëtarët izraelitë nën drejtimin e prof. Izrael Hershkovitz njoftonin zbulimin e një lloji të ri hominini të quajtur Nesher Ramla. Madje artikulli ishte në kopertinën e revistës, çka thekson rëndësinë e lajmit në mjediset shkencore.