Makau/ Nga parajsë e lojërave të fatit, në qendër të inovacionit teknologjik
Kina synon t’i japë një drejtim tjetër Makaut, qendra më e madhe e kazinove në botë. Parajsa e lojërave të fatit do të kthehet në një strehë për teknologjinë.
Drejtësia serbe provon vrasjen e gazetarit Ćuruvija nga shteti
Gjykata e Lartë në Beograd dënoi dje katër ish-oficerë të sigurimit shtetëror serb për vrasjen e gazetarit Slavko Ćuruvija. Pronari i gazetës me tirazh të lartë në atë kohë “Dnevni Telegraf”, e përditshmja e parë private e Serbisë, dhe i revistës javore “Evropljanin”, u vra më 11 prill 1999, jashtë shtëpisë së tij, pranë ndërtesës së Parlamentit Jugosllav.
Kryetari i Komisionit për hetimin e vrasjeve të gazetarëve, Veran Matiq, thotë se vendimi provon qartë se ai u vra nga vetë shteti.
“Nuk jam as shenjtor, as kriminel”
Ish-kancelari karizmatik austriak, Sebastian Kurz, njoftoi të enjten shkëputjen nga politika, për një pozicion pune në sektorin privat.
“Gjithmonë kam bërë më të mirën dhe kam bërë gjithçka që mundesha”, tha Kurz, në fjalimin e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin austriak.
Lëvizja e papritur ndërpret një nga karrierat më të pagjasa në historinë e politikës evropiane.
E tatëpjeta e Open Balkan, B92 e Beogradit: Edi Ramës i kërkojnë dorëheqjen
Media serbe pranë presidenti Aleksander Vuçiç, B92, i ka lënë sot një vend edhe një “lajmi” për dorëheqjen e Edi Ramës. Media në fjalë i referohet një kërkese të Tritan Shehu, drejtuar kryeministrit Rama gjatë një interpelance për nismën Open Balkan.
Po ju kërkoj të bëni atë që bëri Zaev pak kohë më parë dhe hiq dorë nga projektet që çojnë drejt Lindjes. Vuçiç është vetë një zëdhënës, mos u bëj zëdhënës i tij
Defaktorizimi i një nisme personale si Ballkani i Hapur!
Bashkimi Europian ka një përfaqësues të posaçëm për dialogun Serbi-Kosovë: Miroslav Lajçak.
SHBA ka një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor: Gabriel Escobar.
Pak vite më parë edhe Gjermania caktoi një të Dërguar të Posaçëm për Maqedoninë: Johannes Haindl.
Konflikti i afërt në Ballkan, edhe Britania e Madhe cakton të Dërguar Special
Edhe Britania e Madhe ka caktuar së fundmi një të Dërguar Special për Ballkanin. Sir Stuart Peach është zgjedhur nga kryeministri Boris Johnson për të përfaqësuar Londrën me ç’rast ky i fundit ka theksuar edhe rëndësinë që ka rajoni ynë:
Një vend i neveritshëm!
Ky vend po bëhet i neveritshëm. Në çdo drejtim dhe në çdo gjë. Me një shoqëri që ka marrë rolin e spektatorit spontan të ngjarjeve që as i interesojnë dhe mesa duket as i përkasin ndërgjegjes së saj, kufizuar strikt në horizontet e mbijetesës. Mbijetesa në të vërtetë është regjimi i vetëm ekonomik, social dhe kulturor i shoqërisë sonë. Gjjithë izmat e tjera, përfshirë Pavarësizmat, monarkizmat, republikanizmat, komunizmat e kështu me radhë, janë vetëm dekorata veteranësh në faqen e djegur të një populli që nuk e di as vetë çfarë e lidh me vendin e vet.
Prodhuesit e vaksinave, të ndarë për efektivitetin ndaj variantit Omicron
Varianti i ri i Covid-19 ka trazuar sërish tregun e vaksinave. Dy nga tre prodhuesit më të mëdhenj perëndimorë nxituan të qetësonin autoritetet dhe njerëzit, duke thënë se dozat ekzistuese janë efektive edhe kundër variantit Omicron. Universiteti i Oksfordit dhe BioNTech e bënë një njoftim të tillë vetëm pak pas rënies së tregjeve, që pasoi një deklaratë të shefit të Moderna-s, sipas të cilit vaksinat ekzistuese mund të mos e parandalojnë variantin e ri.
Raketat supersonike kineze zënë në befasi Amerikën
Edhe pse Biden e kundërshton idenë se mes SHBA dhe Kinës po zhvillohet një Luftë e re e Ftohtë, gjeneralët në Pentagon mendojnë ndryshe. Ata thonë se mes dy vendeve ka nisur "një garë armatimi dhe kinezët po e bëjnë atë në mënyrë shumë agresive". Ndërsa SHBA luftonte në Irak dhe Afganistan, Kina e ka çuar përpara ambicien për armatime të reja.
BE i kundërpërgjigjet influencës kineze me një projekt 300 miliardë euro
Bashkimit Europian iu deshën plot 3000 ditë për një alternativë ndaj nismës kineze për Rrugën e Mëndafshit. Presidenti Xi Jingping e paraqiti skemën për herë të parë në 2013 dhe synon që me të të lidhë Kinën me pjesën tjetër të botës përmes hekurudhave dhe porteve, duke lehtësuar tregtinë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezanton sot projektin me vlerë 300 miliardë euro, i cili pritet të bëhet kundërpesha e Belt&Road. Porta Globale e Europës do ta kanalizojë këtë shumë në projekte infrastrukturore deri në 2027-n.