Bota do të nisë të tkurret pas vitit 2064
Pas dy shekujsh rritjeje të paprecedentë, popullsia njerëzore do të fillojë të tkurret pas vitit 2064. Përfundimi del nga një studim i kryer nga një ekip i madh studiuesish në Institutin për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit. Gjetjet e studimit u botuan së fundmi në revistën shkencore “The Lancet”.
Barbados shkëputet përfundimisht nga Commonwealth-i
Barbados, ish-koloni britanike, do të këpusë javën e ardhshme edhe lidhjen e fundit me Britaninë për herë të parë pas 400 vitesh nga dita kur anija e parë angleze mbërriti në ishullin e Karaibeve. Në vend, festimet kanë nisur. Dita e fundit e nëntorit shënon largimin e mbretëreshës Elizabetë nga detyra e kreut të shtetit dhe emërimin e presidentes Sandra Mason.
SHBA hap rezervat strategjike të naftës për të ulur çmimin në treg
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të hedhin në treg rreth 50 milionë barrela naftë nga rezervat e veta strategjike, një sasi që është ekuivalente me 2.5 ditë konusmi për këtë vend.
Si vdesin institucionet ndërkombëtare
Pas Luftës së Dytë Botërore, fituesit krijuan një sërë institucionesh mbi të cilat që atëherë është mbështetur rendi botëror. Ndërsa këto institucione shpesh janë kontestuar, ato janë dëshmuar shumë elastike. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të paprekshëm. Përkundrazi, efektiviteti i tyre mund të gërryhet gradualisht – veçanërisht kur ato përdoren si pengje gjeopolitike.
SHBA/ Karriera në ushtri kushtëzohet me vaksinën anti-Covid
Kufizimet në karrierë po përdoren si formë për të nxitur vaksinimin në radhët e ushtrisë amerikane. Ata që refuzojnë vaksinën nuk do të mund të përfitojnë përtej gradës që kanë.
Në një memo që mban firmën e sekretares së Ushtrisë, Christine Wormuth, ushtarët në detyrë aktive, rezervistët dhe gardistët që refuzojnë vaksinën nuk do të kenë mundësi të riregjistrohen, të promovohen dhe shkollohen.
Prefekti i ri i Tiranës
Afrim Qëndro, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor është emëruar së fundmi në detyrën e Prefektit të Tiranës. Një njeri që drejtonte një ndër entet më të përfolura në Shqipëri, Qëndro mori drejtimin e PS-së në Qarkun Vlorë ku e “tregoi veten” në zgjedhjet e fundit.
Biden do të kërkojë një mandat të dytë
Presidenti amerikan, Joe Biden, synon një mandat tjetër pas përfundimit të të parit. Pikëpyetjeve të ngritura shpesh lidhur me një mandat të dytë, duke u nisur kryesisht nga mosha e presidentit, u ka dhënë përgjigje sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
"Ky është qëllimi i tij", u tha Psaki gazetarëve, duke konfirmuar raportimet sipas të cilave Biden u ka thënë këshilltarëve dhe stafit se planifikon të kandidojë përsëri në 2024.
Ish-kreu i Flotës Ruse të Veriut: Kursk u mbyt pas përplasjes me një nëndetëse të NATO-s
Ish-kreu i Flotës Detare Ruse të Veriut, admiral Vyacheslav Popov, ka deklaruar në një intervistë për Ria News Agency, se nëndetësja bërthamore “Kursk” u mbyt si pasojë e një përplasjeje me një nëndetëse të NATO-s. Sipas tij, nëndetësja e ndoqi njësinë ruse, por iu afrua asaj më shumë sesa duhet dhe nga përplasja u dëmtua edhe vetë, por arriti të ristartonte motorrët dhe të kthehej në bazë.
"Armageddon" bëhet skenar real i NASA-s
Për herë të parë, NASA do të lëshojë në hapësirë një mision që ka për qëllim parandalimin e një katastrofe të mundshme për planetin. Plani në thelb është i njëjtë me skenarin e filmit “Armageddon”. Anija kozmike që lëshohet në hapësirë të mërkurën do të përplaset qëllimisht me një asteroid, në përpjekje për t’i ndryshuar orbitën. Kjo është hera e parë që njerëzimi bën një përpjekje të ndërhyjë në kinetikën gravitacionale të sistemit diellor. Qëllimi është testimi i një sistemi mbrojtës planetar që do të shmangte një fund të mundshëm të botës.
SHBA e pranon: Jemi mbrapa Kinës dhe Rusisë për raketat hipersonike
SHBA pranon se është mbrapa Rusisë dhe Kinës sa i takon kapacitetit të raketave hipersonike. Zv.shefi i forcave hapësinore, Gjeneral David Thompson, tha të shtunën se SHBA nuk ka ecur me të njëjtin hap në këtë drejtim. "Ne nuk jemi aq të avancuar sa kinezët apo rusët për sa i përket programeve hipersonike", tha ai në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada.