OBSH: Omicron përbën rrezik të lartë, bota të përgatitet
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se varianti Omicron përbën potencial për rrezik global me pasoja të rënda në disa zona. Agjencia e OKB-së u kërkoi 194 vendeve anëtare të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe, në pritje të rritjes së numrit të rasteve, të hartojnë plane për të zbutur impaktin e një vale të re dhe për të ruajtur shërbimet thelbësore shëndetësore.
Rrugët drejt askundit/ Si e dëmton rritjen ekonomike korrupsioni në investimet publike
Omicron si justifikim për vaksinimin e detyrueshëm të gjithë popullsisë
Kreu i shërbimit shëndetësor të Izraelit, Sharon Alroy-Preis ka deklaruar se të vaksinuarit që janë infektuar me variantin Omicron të Sars-CoV-2 kanë zhvilluar sëmundje të lehtë.
A ka më kuptim pelegrinazhi në "qytetin e pavarësisë"?
Një ndër njerëzit më të apasionuar me Shqipërinë siç është, kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë sot në faqen e vet në Facebook, një video të shkurtër të cilën e titullon spontanisht: Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë.
Hyn në Pantheon "Sirena e Rezistencës"
Presidenti i Francës ka vendosur të nderojë pas vdekjes këngëtaren e njohur, Josephine Baker, aktore me origjinë afrikane, aktiviste dh eish-agjente e Rezistencës Franceze.
Kënga e Gigi D'Alesio dekonspiroi një lidhje jashtëmartesore në Napoli dhe çon në gjyq Sony-n
Një rastësi, e cila zbulon një histori që duhej mbajtur e fshehtë dhe që hap një diskutim të madh lidhur me privatësinë në mjedise publike.
Frika, doza e vetme efektive e pandemisë
Në datën 21 nëntor 2021, gazeta e majtë britanike “The Guardian” publikonte një shkrim me titullin: Është Delta, supervarianti i fundit i Covidit? Në shkrim vihej në dukje mënyra e përhapjes së këtij varianti, kapaciteti i lartë i transmetimit dhe dominimi në masën 99.5% i tij. Aq sa u fol për një pandemi të Deltas. Ja një pasazh nga shkrimi i njërës prej mediave më manipulative në botë:
Varianti Omikron sfidon vaksinën
Bota ka përballë një “armik” të ri: variantin e sapozbuluar të Covid-19, të cilit një ditë më parë OBSH-ja i dha emrin Omikron. Të enjten, autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut njoftuan se kishin konstatuar një variant të ri të virusit, i cili ka potencial të lartë transmetimi.
Rrezikojmë të zgjojmë "fantazmat" e dy Luftërave Botërore
Mbetjet e dy Luftërave Botërore mund të bëhen rrezik për njerëzit. Alarmi është ngritur nga Komisioneri i Mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevičius.
Sipas tij, aktiviteti i shtuar ekonomik në det të hapur rrit rrezikun e dëmtimit nga municionet dhe armët kimike të hedhura në detet evropiane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.
Fjala është për impiantet e energjisë së erës dhe kabllot nënujore, të cilat mund t’i trazojnë këto mbetje, duke shkaktuar potencialisht rrjedhjen e kimikateve të dëmshme në oqean, apo edhe shpërthime.
Varianti i fundit i Covid-19 mbërrin në Europë
Një variant i ri i Covid-19 ka mbërritur në Europë ende pa i dhënë shkenca emrin e ri. Rasti i parë i B.1.1.529 është zbuluar në Belgjikë. Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut po shkakton shqetësim për shkak të numrit jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve.