Zelenskiy: Rusia nisi ofensivën mbi Donbas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekenskiy ka deklaruar pak më parë se Rusia ka nisur ofensivën e paralajmëruar në Donbas.
Ne mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse i është dedikuar tani kësaj ofensive
citojnë mediat Zelenskiyn.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Oleksiy Danilov është shprehur se Rusia është përpjekur të çajë në thuajse të gjithë vijën e frontit të Donetskut, Luhanskut dhe Kharkivit.
Ata nisën përpjekjen e tyre për fazën aktive këtë mëngjes. Për fat, ushtria jonë po mbahet
ka thënë ai.
Njoftohet se forcat ruse kanë kapir Kreminnan, një qytet i rajonit të Luhanskut. Zhvendosja e qendrës së betejës në Lindje konfirmon rishikimin të paktën taktik të ushtrisë ruse e cila dëshmoi në fazën e parë se nuk ishte përgatitur për ofensivë nga tri drejtime kryesore mbi Kiev.
Add new comment