Shërbimet ukrainase: Putin shpall zyrtarisht luftën më 9 maj

Kreu i shërbimeve sekrete ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin do të shpallë luftë ndaj Ukrainës më 9 maj, ditën e fitores mbi fashizmin.
Deri më sot, Rusia e cilëson ndërhyrjen në Ukrainë si ‘operacion special’ por sipas palës ukrainase kjo do të ndryshojë së shpejti.
Paralajmërimi është hedhur poshtë nga Kremlini që vijon t’i përmbahet qëndrimit se operacioni do të përmbushë objektivat e vet.
Aktualisht në Perëndim i druhen më shumë asaj që mund të ndodhë nëse gjendja vazhdon kështu. Askush nuk është i aftë të parashikojë se çfarë mund të ndodhë nga një president i Rusisë i dëshpëruar.
Ka analiza që parashikojnë edhe përdorimin e armëve bërthamore taktike në kushtet kur përballja e deritanishme nuk i ka dhënë gjë Rusisë.
Megjithatë analistë amerikanë shprehen skeptikë për arsyet e asaj që po ndodh dhe për ngadalësinë operacionale të ushtrisë ruse që më së paku ka zhgënjyer të gjitha pritmëritë, të paktën deri më tani.
Add new comment