Narkoshteti merr akreditimin e parë ndërkombëtar

Postuar në 28 Nëntor, 2025 19:38

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet zyrtare për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vendosur në tekst një kujtesë domethënëse për luftën ndaj krimit: 

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.

Steinemeier, presidenti i parë gjerman që nderon viktimat e Guernicas

Postuar në 28 Nëntor, 2025 17:30

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier bëhet i pari lider gjerman që nderon viktimat naziste në Guernica të Spanjës. Ai është shoqëruar në vizitën e vet nga Zonja e parë, Elke Buedenbender  dhe kanë nderuar viktimat në një ceremoni ku merrte pjesë edhe Mbreti Felipe VI.

Gjuetia njerëzore në Sarajevë, të përfshirë krerë shtetesh dhe biznesmenë të Europës

Postuar në 27 Nëntor, 2025 22:07

Gazetari kroat, Domagoj Margetić, ka paditur penalisht presidentin serb Aleksandar Vuçiç në prokurorinë e Milanos, për atë që në media është përshkruar ditët e fundit si Safari i Sarajevës. Gazetari akuzon Vuçiç se ka qenë pjesë e një njësie ushatarake serbe, të drejtuar nga Sllavko Aleksiç, e cila u ka bërë të mundur njerëzve të pasur e të pushtetshëm nga vende të tjera të vrasin civilë për kënaqësi në këmbim të parave.

Studimi/Kroatishtja me statusin e gjuhës ndërkombëtare në shekujt '16-'17

Postuar në 27 Nëntor, 2025 19:25

 

Në mediat kroate këtë javë ka bërë një farë buje punimi i shkurtër i Stjepan Krasic, historian, teolog dhe pjesë e Urdhërit Domenikan që sjell gjashtë dokumente të reja nga arkivat e Vatikanit mbi të cilat sugjeron një tezë disi intelektualisht provokuese: Kroatishtja si gjuhë ndërkombëtare në shekujt 16 dhe 17.

Sorkin: Rreziqet e një krize globale si ajo e vitit 1929

Postuar në 26 Nëntor, 2025 11:27

Në një intervistë për "Kathimerini", analisti i The New York Times dhe prezantuesi i CNBC, Andrew Ross Sorkin, vë në dukje ngjashmëritë dhe dallimet e tregut global sot me kushtet që i paraprinë krizës më të madhe të përjetuar ndonjëherë nga bota perëndimore.

Budallallëqet që bëhen politikë

Postuar në 25 Nëntor, 2025 19:33

Në një sh-krruajtje për shpalljen non grata të Artan Hoxhës, gazeta “Tema”, teksa evidenton vendimin  nisur nga një raportim i medias greke “Protothema”, ndër të tjera e mbyll me këtë paragraf:

Video/Shpërthen pas 12 mijë vjetësh vullkani Hayli Gubbi në Etiopi

Postuar në 25 Nëntor, 2025 17:50

Pas 12 mijë vjetësh vullkani Hayli Gubbi, ka shpërthyer duke krijuar një spektakël të rrallë në Etiopi.

Arabia Saudite hap dyqane të reja alkooli

Postuar në 25 Nëntor, 2025 09:58

Arabia Saudite planifikon të hapë dy dyqane të reja alkooli, përfshirë një që i shërben stafit të huaj jo-mysliman. Kjo vjen në kuadër të liberalizimit që ka ndërmarrë sundimtari de facto Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Dy pikat e reja të shitjes do të vendosen në provincën lindore të Dhahranit, ndërsa një e tretë për të huajt do të hapet në qytetin portual të Xhedës.

Rusia dhe Kina, 1.3 miliardë dollarë investime në projekte energjetike

Postuar në 25 Nëntor, 2025 09:34

Një fond i përbashkët Kinë-Rusi ka financuar mbi 40 projekte me vlerë 1.3 miliardë dollarë.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, tha në Forumin e 7-të të Biznesit të Energjisë Rusi-Kinë në Pekin, se Rusia synon ta zgjerojë pjesën e marrëveshjeve tregtare të kryera në monedha kombëtare me Kinën.

Pas vrasjes së Charlie Kirk është Franca

Postuar në 24 Nëntor, 2025 14:28

Themeluesi i Telegram beson se pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, është Franca. Pavel Durov komentoi pretendimet e komentatores së të djathtës, Candace Owens, se vrasësi i Kirk "është trajnuar me Brigadën e 13-të të Legjionit Francez me përfshirje shumështetërore". I dyshuari, 22-vjeçari Tyler James Robinson, është akuzuar zyrtarisht për vrasje me paramendim dhe akuza të lidhura me vrasjen e Kirk. Ai po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht, pasi prokurorët tregojnë se mund të kërkojnë dënimin me vdekje.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS