Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar. Ajo pasoi Holta Zaçjan që mbaroi mandatin në mars të këtij viti dhe mori pjesë si kandidatura e vetme.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë
thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Papajorgji ka lindur në vitin 1976 në Vlorë, diplomuar në Bari të Italisë ku në vitin 2012 mori gradën “Doktore e Shkencave Juridike”. Papajorgji ka ushtruar avokatinë në vitet 2000-2008 dhe jep leksione për Të Drejtën Publike në disa universitete. Në vitet 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në vitet 2011-2019 ka qenë Këshilltare Ligjore pranë të njëjtit institucion.

Add new comment