Menstruacionet e Aleancës për Shqipërinë Europiane

Postuar në 28 Janar, 2017 16:41

LSI-ja dhe PS-ja janë përfshirë në akuza. Droga, rreziku, rendi, Dako, policia, karvani, qeni. Këto kanë temat, ndërkohë që halli është ajo që ka kohë që po ngrohet nga të njëjtat mendere, Karrigia. Kjo klimë u pa edhe në verë, kur Ilir Meta thoshte se duhet qeveri teknike, se "unë jam dorëheqjen", apo se "unë shkoj në burg", përballë kryeministrit, këtij qytetari famoz që evokonte ambasadën amerikane njësoj si amendamendi i Kushtetutës amerikane që të jep të drejtën për të refuzuar përgjigjen. Asgjë nuk ndodhi. Dhe asgjë nuk do ndodhë prapë. Thjesht "tetua është pak pa qejf".

80 ndërhyrje amerikane në zgjedhjet në botë. Koshtunica u ndihmua me fonde përballë Millosheviçit

Postuar në 28 Janar, 2017 16:27

Akuzat thujse ekstreme për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet presidenciale amerikane, kanë lënë në hije realitetin e ndërhyrjeve amerikane në botë. Në një intervistë për National Public Radio, Dov Levin nga Carnegie Mellon University, dhënë në dhjetor 2016, thotë se ShBA kanë ndërhyrë në më shumë se 80 raste në zgjedhjet e e vendeve të tjera mes viteve 1946-2000. 

Më interesante, rasti i fundit që përmendet janë zgjedhjet në Serbi në vitin 2000, që sollën largimin nga pushteti të Sllobodan Millosheviçit.

Rama fut edhe ministrat e LSI-së në karvanin e qenve

Postuar në 28 Janar, 2017 13:53

Që teatrit PS-LSI i ka dalë boja kjo nuk fshihet më, por  deklaratat e fundit të ministrit të Mjedisit Lefter Koka duket se  kanë ekspozuar edhe publikisht përmasën reale të mënyrës si këto dy parti i të Shqipërisë Europiane i janë servirur publikut.Në përgjigje të akuzave të ministrit të LSI-së për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e vet në profilin e tij në Facebook, anketën e KE për indeksin e besimit te institucionet, e posaçërisht te policia e Shtetit.

Ndërron jetë aktori i njohur John Hurt

Postuar në 28 Janar, 2017 13:01

Trump ndalon hyrjen e myslimanëve nga 7 vende në SHBA

Postuar në 28 Janar, 2017 11:16

Presidenti amerikan u refuzon hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë deri në një njoftim të mëtejshëm. Donald Trump ka nënshkruar një dekret që ndalon dhënien e  vizave për qytetarët e gjashtë vende te tjera, kryesisht myslimane, duke përfshirë Irakun, Iranin, Jemen dhe Libi, për një periudhë prej tre muajsh.

Policia u prish gjumin Balilajve, u kontrollon shtëpitë me shumë “korrektesë”

Postuar në 28 Janar, 2017 10:49

Policia njoftoi rinisjen e operacioneve për arrestimin e Kelmend Balilit, ish-zyrtarit të LSI-së të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të drogës. Një reagim i sforcuar nga presioni në rritje kundër ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, mbi të cilin bien dyshimet e mosarrestimit të tij, në një kohë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Hapet bunkeri nëntokësor i Çausheskut, një imitim i pallatit të Ludovikut

Postuar në 28 Janar, 2017 09:18

Dera e çelikut e mbyllur hermetikisht hapet duke lejuar ajrin e pastër të hyjë për herë të parë pas 27 vjetësh në bunkerin e fshehtë e diktatorit të fundit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku. Siç shktuan Reuters, vendstrehimi i fshehtë përbëhet nga dy nivele poshtë sipërfaqes së tokës dhe është i vendosur në një lagje luksoze të Bukureshtit. Është si një "dritare" në të kaluarën komuniste të Rumanisë, pasi kjo ishte rezidenca private e Çausheskut gjatë 24 viteve të fundit. Një vend që ka përjetuar një prej regjimeve më shtypëse të Luftës së Ftohtë.

Paketa e dytë e armatosjes së Serbisë kësaj radhe nga Bjellorusia

Postuar në 27 Janar, 2017 21:37

Serbia ka vendosur të bëjë një blerje të dytë të madhe ushtarake në Bjellorusi. Nuk janë zbuluar hollësi, por vetë kryeministri i Serbisë ka folur me një gjuhë që lë të kuptohet se Beogradi,po rri në gatishmëri dhe po përgatitet edhe për ndonjë përballje.

Njerëzit në Serbi duhet të dinë se Serbia nuk është superfuqi por çdokush që mund të mendojë për të sulmuar Serbinë do ta ketë shumë më të vështirë sesa në të shkuarën. Ky është rëzultat i marrëveshjeve tona dhe do të jem në gjendje të flas rreth tyre në hollësi brenda një muajsh apo dy”, citohet kryeministri serb. 

Përkujtohen Zogu dhe Rifat Hoxha për shpëtimin e hebrejve

Postuar në 27 Janar, 2017 21:10

Një ekspozitë në New York nga një grup i quajtur "Unë jam mbrojtësi yt" ka kujtuar figura të botës myslimane që dhanë ndihmesë pë hebrejtë që i ikinin persekutimit nazist. Mes tyre figuron edhe Zogu me Rifa Hoxhën si dhe familja Pilkus. 

http://time.com/4651298/holocaust-memorial-day-muslims-jews/?xid=time_so...

 

Ndërmjet Cezanne-s, Braque-s dhe Matisse-s

Postuar në 27 Janar, 2017 17:05

Ndikimi i Paul Cezanne, pak edhe George Braque, herë pas here edhe  të Henri Matisse-s, ndriçuan në formimin e piktorit nga Shqipëria Alush Shima, i cili ditë më parë hapi ekspozitën personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Tek Cezanne, piktori Shima huazon formën, ngjyrën, herë pas herë dritën, poashtu edhe kompozicionin, qëndrueshmërinë e formës, ndërsa perspektivën e nxjerrë nga rregulli i imponuar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS