Denoncimi, vila e re superlluksoze e ministres Nikolla!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale dy foto, të cilat sipas tij tregojnë vilën e re luksoze të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Sipas denoncimit vila e ministres kap vlerën e 1.1 milionë eurove. Ish-kryeministri i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparsi hetimin per verifikimin e akuzave te qytetarit dixhital, ndërsa vetë ministrja nuk ka reaguar lidhur me këtë lajm.
Vëzhgim: Rasti Peza dhe kultura e re e të majtëve: Mos pyesni për miliardin e parë!
"Pasuria ime s'ka asgjë të paligjshme", sqaron deputeti Alfred Peza. E siç mund ta dijë vetë ai, dyshimet mbeten, pse çështja ka shumë të panjohura. Deputeti shpreh besim te prokuroria teksa nuk i komenton hetimet e saj, ndonëse për organin e akuzës ka shumë pakënaqësi nga PS-ja. Këtu nuk shtrohet çështja për shkeljet ose jo të deputetit në fjalë, por për faktin se mungesa e transparencës si praktikë, edhe nga ish-gazetarë, provokon kësi ngjarjesh që lënë atë shijen e njohur se "këtu janë të gjithë". Pasi edhe miliarderët, sidomos majtas po dalin edhe aty ku nuk pritej.
Po sikur Llalla të marrë shtetësi amerikane, cilin nga këta amerikanë do të zgjidhnit?
Shkrimi i djeshëm në Washington Times, gazeta e dytë në Washington, ka pështjelluar Tiranën zyrtare dhe rojtarët e dritave të qeverisë. Ndonëse është një shkrim nga ata që duket se janë të lobuar për t’u botuar, sërish mendimi se një gazetë amerikane riprodhon të njëjtat akuza që ka sot Ilir Meta dhe Sali Berisha për Donald Lu, ka infektuar fillimisht apologjetët e ambasadorit amerikan. I pari në listë është padyshim Spartak Ngjela, statuset në Facebook të të cilit janë manifestime depresioni dhe deliri të programuara për t’u përcjellë si avokati serioze.
Ndërhyrja në punët e brendshme nga fqinjët, presidenti maqedonas i ankohet eurokomisionerit Hahn
Pas Ministrisë së Jashtme maqedonase edhe presidenti I vendit, George Ivanov, ka deklaruar se disa vende fqinje po ndërhyrjnë në punët e brendshme të këtij vendi. Ivanov ka përcjellë këto shqetësime në takimin e tij me eurokomisionerin Hahn, duke kërkuar dënimin e akteve të tilla.
Le Pen “bie në dashuri me BE-në”. Dyshtetësi vetëm për europianët
Jetojmë në kohë ku mund të thuash çdo gjë dhe sërish të shënjestrohesh si lider i suksesshëm. Marie Le Pen dhe Franca e kulturës që duket se po i rend nga pas janë një shembull i rrallë në këtë drejtim. Prej kohësh liderja e Frontit Popullor predikon daljen nga BE-ja të Francës, që do të ishte në fakt fundi i unionit, daljen nga Euro dhe rishikim të marrëdhnëieve ndaj Rusisë. Por kur vjen puna për të vendosur një standard pranimi të përgjithshëm për të huajt, Le Pen nuk shkon dot përtej BE-së që e konsideron vetiu si kufirin final ku fillon “Tjetri” për Francën.
Qentë le të lehin, karvani shkon përpara/Media, aktori më i besueshëm për raportimin e shkeljeve
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë publikon sot atë që e quan Indeksi i Pandëshkueshmërisë që sipas tij është shumë i lartë. Kjo bazuar në perceptimin e përgjithshëm që shkon deri në 94% të të intervistuarve.
“Lidhur me skenaret e propozuar mbi shkelje te ndryshme te zyrtareve, vihet re nje mungese besimi lidhur me ndeshkueshmerine e ketyre rasteve. Perjashtim ben ‘besimi ne ndeshkueshmeri per skenarin e akuzave per deputete te inkriminuar‘, me nje rritje prej 43 pikesh ne krahasim me 2014”, thuhet në këtë publikim.
BE-ja, neutrale në krizën maqedonase
Brukseli nuk ka asnjë sugjerim konkret për qeverinë e re në Maqedoni. Eurokomisioneri Johannes Hahn gjatë vizitës së tij në këtë vend ka apeluar për bashkëpunim dhe ndjekje të rrugës euroatlantike në krijimin e qeverisë, krijimin e së cilës e synon Zoran Zaev I LSDM-së.
Lobimi/Donald Lu, në faqet e Washington Times me etiketën “sorosian”. Akuzohet se po destabilizon Shqipërinë
Sjellja e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, në raport me politikën shqiptare është trajtuar sot në një artikul të gazetës së dytë të Washingtonit, Washington Times. Autori L.Todd është kontributor i rregullt në këtë gazetë dhe ai sugjeron për lexuesin amerikan se Lu me qëndrimet e tij po destabilizon Shqipërinë.
Z.Lu është duke destabilizuar Shqipërinë duke përcaktuar fituesit dhe humbësit
Komunizmi – Uzurpatori i fesë
“Një ndër pikat e forta të sistemit komunist është se ka disa nga karakteristikat e fesë dhe të nxit emocionet e saj”
Albert Ainshtajn
Nga kakarisja politike në CNN te mesazhi i urimit për Trump që u mbajt i fshehtë
Ekskluzive. Ky është titulli që lexoje deri pak minuta më parë në Javanews.al, një media afër qeverisë shqiptare. Çfarë ishte ekskluzive mund të pyesë shumëkush? Ekskluzive na qenkëshin mesazhi i urimit të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë për Donald Trump. Po t’i besojmë këtij ekskluziviteti kartografik, faksimilja na thotë se mesashi është dërguar më 20 janar.