PD-ja depoziton kallëzime penale pa emër për Ilir Beqajn
Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj lidhur me konçesionin e check-up. Akuza është sipas AbcNews, “shpërdorim detyre dhe korrupsion, me anë të një kallëzimi që është bërë pa emër.
Qeveria si konfederatë partish dhe klanesh
Pas tërmeteve që shkundën Shqipërinë javën e kaluar, përplasja PS-LSI ishte ankthi kryesor i shqiptarëve. Dita gdhihej dhe ngrysej me merakun e madh se çfarë do thotë Iliri, se çfarë postimi do bëjë Edi, se pse e tha Peleshi këtë, apo pse Taulant Balla ende nuk ka folur.
60 ditë burg për ushtarët që pozuan me simbolin e shqiponjës
Top-Channel raporton sot se 7 ushtarët grekë me kombësi shqiptare që pozuan me simbolin e shqiponjës, janë dënuar me 60 ditë burg.
“Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Athinë njoftojnë se 7 rekrutët e ushtrisë greke që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare janë dënuar me 60 ditë burg.
50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë greke, zv/gjenerali Alikiviadhis Stefanis, 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Konventa themeluese e Aleancës Popullore për Drejtësi
Dje në Pallatin e Kongreseve u shpall forca më e re politike e djathtë, “Aleanca Popullore për Drejtësi”, me bekimin e mbi tremijë pjesëmarrësve, përfaqësues të tre komuniteteve në të gjithë Shqipërinë, dhe të Diasporës:
- Të Përndjekurit Politikë;
- Pronarët;
- Diaspora Shqiptare.
dhe përfaqësues Rajonal të Biznesit në Shqipëri.
Përçahet BDI, mbështetësit e Soros nuk duan qeveri me Gruevskin
Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti kanë bojkotuar takimin i cili duhet të vendoste nëse BDI do të hyjë në qeveri me VMRO-DPMNE. Agjencia macedoniaonline.eu thotë se të tre këta eksponentë të BDI-së janë të njohur si të lidhur shumë ngushtë organizatat joqeveritare të Soros dhe kanë kundërshtuar formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE. Megjithatë, statuti i partisë i lejon Ali Ahmetit të marrë një vendim vetë. Kjo sipas macedoniaonline shpjegon arsyet e braktisjes së mbledhjes dhe se me gjasë Ahmeti ka vendosur të hyjë në një qeveri me VMRO-DPMNE.
Shkëmbimi i territoreve, pro edhe përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Preshevës
Ideja e shkëmbimit të territoreve po gjen mbështetës të rinj, ndonëse oreksi i retifikimeve të kufijve është liberalizuar shumë. Kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Peeshevë, Jonuz Musliu, thotë se është dakord me shkëmbimin e territoreve duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria e kanë braktisur Luginën.
"Gjaku i shprishur"*
Arbëreshët, shkrimi i shqipes. Dy elementë që preken në intervistën e Bardhyl Demirajt për "Gazeta Shqiptare". Drejtuesi i katedrës së albanologjisë në Munih, nuk mjaftohet vetëm me shpjegimin e përgjithshëm të librit të tij, por na sjell një varg shpjegimesh lidhur me Buzukun, Formulën e Mallkimit, kuptohet shumë e shumë individë të shquar arbëreshë, por edhe shpjegime të thukëta për probleme albanologjike që lidhen me arealin arbëresh e shumë e shumë të tjera.
Votimi dixhital, PD-ja arrin kulmin e seriozitetit: Nxjerr në skenë Ekspertin dixhital
Partia Demokratike prej disa kohësh po kërkon votimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke këmbëngulur se kjo mënyrë shmang të gjitha manipulimet. A është serioze opozita në këtë kërkesë?
Shkencëtarët kthejnë hidrogjenin në metal
Një ekip shkencëtarësh nga universiteti i Harvardit kanë arritur të kthejnë hidrogjenin në metal, duke bërë realitet një paradhikim 80 vjeçar. Sipas këtij parashikimi hidrogjeni mund të kthehet në metal nëse i nënshtrohet një presioni shumë të madh. Shkencëtarët janë përpjekur me kohë ta realizojnë këtë gjë, por nuk ja kanë dalë pasi nuk kanë patur në dispozicion një morsë që mund të realizojë presionin e kërkuar pa u shkatërruar. Kësaj radhe presimi është realizuar me anë të një morse diamanti.
Mattis: Reduktim trupash ose tërheqje nga Kosova, nëse FSK merr mandatim për ruajtjen e kufijve
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka konfirmur mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës. Duke vlerësuar se KFOR dhe Kosovën si shembuj të angazhimit ndërkombëtar në mbrojtjen e sigurisë dhe të vlerave ai deklaroi para Senatit amerikan se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga shteti në fjalë, duhet të marrë në konsideratë për stabilitetin e rajonit.