Hetimi parlamentar, edhe “i biri” dëshmitar për çështjen CEZ
Djali i ish-kryeministrit Berisha pritet të thirret në seancë dëgjimore nga Komisioni Hetimor për privatizimin e OSHEE. Maxhoranca mund të miratojë të premten kërkesën për të thërritur si dëshmitar Shkëlzen Berishën për çështjen e lidhjes së marrëveshjes mes ish-qeverisë dhe kompanisë CEZ. Deputeti i PS, Ervin Koçi, tha se duhej thërritur si dëshmitar djali i Sali Berishës, pasi emri i ka dalë në e-mailet e drejtuesve të CEZ, po ashtu dhe nga juristi i OSHEE-së, Romeo Kara.
Mediat që konvergojnë me pushtetin dhe diçka për opozitaren Majlinda Bregu
Komentet janë bërë në emisionin "Studio e Hapur" nga publicisti Mark Marku:
Vëzhgim: Presidenti në një takim vëllazëror me drejtuesit e Lëvizjes "Vetëvendosja!
Vëllazëror. Ky është termi që përcjell presidenca shqiptare për takimin mes Prresidentit Bujar Nishani dhe Albin Kurtit dhe Visar Ymerit. Të dy, sidomos Kurti, aktivistë të së majtës që huazon elemente të komunizmitt, ndërkohë që Nishani është kampion dekoratash që promovojnë identitetin e tij si antikomunist.
Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Kelmend Balilin?
Sot kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kërkoi thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të trajtuar mosarrestimin e Kelmend Balilit. Dhe siç raporton Tv Klan, Presidenti i Republikës ka vendosur që të veprojë në këtë drejtim.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar çështjen e mosarrestimit të të kërkuarit ndërkombëtar për trafik droge, Kelmend Balili. Televizioni Klan ka mësuar se kreu i shtetit e ka marrë këtë vendim pas një letre të nisur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Me konçesion edhe shërbimet portuale për ankorimin e anijeve
Qeveria do të japë edhe e shërbimet në porte me koncesion. Ky shërbim duhet të paguhet nga të gjithë bizneset të cilët kanë anije, tragete apo barka për të ankoruar në Port. Deri tani, ka patur vetëm një agjenci e cila kryesisht punonte në Portin e Durrësit dhe ndihmonte kompani të ndryshme detare për ankorimin e mjeteve në det. Burime për Televizionin Klan, thonë se kontrata e kësaj firme përfundon në muajin mars, ndaj është vendosur që ky shërbim t’i rijepet një operatori privat, por këtë herë për të gjithë portet detare të vendit.
Nis hetimi për tenderin e kamerave të trupit për punonjësit e Policisë së Shtetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 10 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që tenderuan blerjen e kamerave të trupit për punonjësit e policisë. AbcNews raporton se kallëzimi është kryer për “shkelje të barazisë në tendera” për një prokurim që kap vlerën e 5.7 milionë eurove.
Karagjozët! (Video)
Teatri në Komsionin Hetimor për pajisjen Imsi Catcher vijoi edhe në seancën e radhës. I thirrur për të dëshmuar në Komision ka qenë edhe oficeri i policisë, Eltion Xhelili, si i akuzuar se e ka futur këtë pajisje në disa mjedise burgjesh.
Xhelili u fut me një veshje të pazakontë për të dëshmuar ditën e sotme në komision. Ai kishte veshur një këmishë të kuqe me shqiponjën e zezë në gjoks, dhe flamujt e BE-së dhe SHBA-ve në dy prej mëngëve të tij.
Paqe 'neutrale' për Sirinë – Rusia, Irani dhe Turqia referojnë Rezolutën e OKB-së si dokument bazë
Takimi tripalësh për Sirinë në Astana të Kazakistanit është mbyllur me një deklaratë dhe me hapjen e një procesi diplomatik. Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord që lufta në Siri duhet të marrë fund duke nisur një proces politik të brendshëm, në përputhje me Rezolutën e OKB-së, 2254. Nga kjo pikëpamje, ndonëse takimi ka miratuar krijimin e një “mekanizmi tripalësh për mbështetjen e armëpushimit”, paqen dhe rregullimin e punëve në Siri pas luftës u sugjeron si neutrale dhe jo partizane, duke marrë si bazë një rezolutë të OKB-së.
Media kundër Shtëpisë së Bardhë – lufta “kryesore” e Amerikës
Donald Trump e deklaroi personalisht në fjalën e tij para personelit të CIA-s se ai është në një luftë me median. Dhe kjo luftë po krijon një front përballjeje që mund të ketë pasoja për stabilitetin social në ShBA. Së fundmi në media po flitet për një kabinet hije, për raportime paralele që agjenci të ndryshme bëjnë te Jared Kushner, por stafi i Trump i ka hedhur poshtë ato si fabrikime.
Ashley ka dale shetitje nga deti
Modelja Ashley Sara Haas ka pozuar per Sport Ilustraded, duke mos na munduar shume me imagjinaten...