Studimi/Autoritarizëm dhe stabilitetokraci e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 29 Mars, 2017 09:17

Grupi Këshillues Ballkani në Politikën Europiane ka prezantuar dje në Parlamentin Europian një studim të titulluar: “Kriza e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Autoritarizmi dhe Stabilokracia e BE-së”. Studimi thekson një paradoks që përjetohet mirë edhe në Shqipëri: Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ecur përpara sa I përket integrimit europian, ato kanë bërë hapa pas në çështjet e demokracisë dhe lirisë.

Zbulohet porti prej nga ku helenët përgatitën betejën e Salaminës

Postuar në 28 Mars, 2017 22:48

Një ekip prej 20 kërkuesish mendohet se kanë zbuluar portin e vjetër prej nga ku flota e koalicionit helen u përgatit për betejën e famshme të Salaminës. Mbetjet janë gjetur në gjiun Ampelakia në ishullin e Salaminës dhe ato dëshmojnë aktivitetin tregtër dhe ushtarak të kohës kur u zhvillua beteja, që është viti 480 p.e.s. Sipas Ministrisë greke të Kulturës, kërkimi u bë edhe nga ajri për të dokumentuar të gjitha strukturat e dukshme dhe mandej u krijua edhe një hartë nënujore e portit që do të lehtësojë kërkimet që do të vijojnë në vitin 2018.

Partneriteti strategjik, mall shumice - nënshkruhet dokumenti edhe me Francën

Postuar në 28 Mars, 2017 21:46

Pa ndonjë fushatë të parapërgatitur siç ndodhi në rastin me Turqinë, qeveria lajmëroi firmosjen në Paris të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Francës në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Njoftimi zyrtar nuk jep më shumë detaje për këtë vizitë, por nga leximi i deklaratës që ka përcjellë zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, theksi është tek bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit.

Mali i Zi në paradhomën e NATO-s

Postuar në 28 Mars, 2017 18:12

Ratifikimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në aleancë tejkaloi një pengesë procedurale të hënën në senatin amerikan, i cili do të mblidhet për një votim përfundimtar më vonë gjatë kësaj jave. Miratimi i traktatit kërkon dy të tretat e votave në senat dhe pas kësaj presidenti mund të ratifikojë atë.

Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit post - komunist*

Postuar në 28 Mars, 2017 18:00

Siç tregon një sondazh i kryer nga Programi Evropian i “Chatham House”, opozita e publikut ndaj çdo imigrimi të mëtejshëm nga shtetet kryesisht myslimane nuk është e kufizuar tek administrata Trump (zbatimi i 'Muslim-Ban '). Të anketuarit në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Poloni, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar u prezantuan me deklaratën ‘Komplet imigrimi nga vendet kryesisht myslimane duhet të ndalet".

Kequshqyerja e fëmijëve shqiptarë/17.4% në varfëri. Nën moshën 5 vjeç: 39.6% obezë, 91% mungesë jodi

Postuar në 28 Mars, 2017 16:29

Organizata Botërore e Ushqimit, FAO, vlerëson se kequshqyerja e fëmijëve në Shqipëri është problem.

LSI-ja depoziton në KQZ kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhje

Postuar në 28 Mars, 2017 14:41

Prej dy ditësh socialistët janë përfshirë në një minidebat me LSI-në për hyrjen ose jo në zgjedhje pa PD-në dhe partitë e opozitës. Por sot, Balkanweb citon burime nga LSI-ja sipas të cilave kjo parti ka dorëzuar tashmë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje. Agjencia në fjalë publikon edhe dokumentin zyrtar të kërkesës që shqyrtohet dhe pritet të miratohet nesër.  Dokumenti I jep fund hamendësimeve duke lënë vetëm opozitën e djathtë me një deklaratë politike për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Shtohet me 330 mln euro borxhi tatimor i biznesit ndaj shtetit

Postuar në 28 Mars, 2017 13:59

Vetëm gjatë vitit 2016 u shtuan 330 milionë euro borxh tatimor të kompanive, bizneseve apo individëve ndaj shtetit, që përbëjnë rreth 31% të stokut total. Vërehet qartësisht se borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. 

Pas Brexit, Farage gjen punë për CalExit – shkëputjen e Kalifornisë

Postuar në 28 Mars, 2017 13:43

Nigel Farage, pomovuesi dhe predikusesi i Brexit, ka gjetur punë sërish në fushën e tij të suksesshme. CalExit  quhet lëvizja për shkëputjen e Kalifornisë nga SHBA dhe ndarje në dy shtete: bregu që do të dominohet nga liberalët dhe hinterland, që mendohet të jetë më konservativ. CalExit mori 3 milionë vota në zgjedhjet e fundit dhe Farage, një profesionist I retorikës seçesioniste, është punësuar nga republikanët Scott Baugh dhe Gerry Gunster me synim mbledhjen e parave për fushatën dhe firmave për legjitimimin e propozimit në zgjedhjet e vitit 2018.

Kur qeveria legalizon edhe Zotin

Postuar në 28 Mars, 2017 13:38

Kemi ardhur në një pikë ku qeveria kërkon të flitet për të edhe në marrëdhëniet me Zotin. Kryeministri i dha dje trajta satire dorëzimit një leje legalizimi për Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Një humor i pa vend që u ngjan batutave të ish-Kinostudios për të cilat sot ka një debat tejet të rëndësishëm. Kryeministri ndoshta i pëlqen të duket si një prej atyre personazheve duke kënaqur egon e spektatorëve që votojnë edhe për arsye që lidhen me "vlerat" kulturore dhe kombëtare të ish-Kinostudios.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS