Të mos kujdesemi vetëm për fasadën, apo të tregohemi egoistë/Gomari është kafshë ngarkese jo kafshë punëtore siç thotë kryeministri
A ka një projekt real për Karpenin? Cili është roli i Endri Fugës?
Mustafa Nano është fokusuar sot në emisionin "Zululand" tek investimi i shumëdiskutuar mbi portin e Karpenit. Nano ka bërë një rezume të historisë së këtij projekti, të cilën gjatë gjithë emisionit e ka parë me dyshim duke ngritur pikëpyetje.
Me OSHEE-në bën punë paraja nën dorë
Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Televizionit Klan, solli këtë të martë nëpërmjet kamerës së fshehtë, sesi mund të rilidhet energjia duke paguar disa para në dorë. Grupet e kontrollit të OSHEE-së kanë shkëputur energjinë në një lavazh automjetesh, për shkak të faturave të papaguara.
Por inspektori i zonës afër Freskut, Hysen Nika, të takon me shefin dhe “bujaria” e këtij të fundit ta zgjidh hallin. Kamera e fshehtë e “STOP” tregon hap pas hapi këtë moment.
Kumbaro shkarkon drejtorin e Muzeut Kombëtar pas akuzave ndaj Bollinos dhe Veliajt
Drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi është shkarkuar nga detyra. Vendimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, vjen pas reagimit publik të Labit për buxhetin e ulët akorduar Muzeut. Ai akuzoi hapur për favorizim të sipërmarrjes private, konkretisht Carlo Bollino me Bunk'art-et e hapura së fundmi. Duket se cenimi i bërë nga Labi ka vënë në lëvizje shkarkimin që formalisht është marrë nga Kumbaro. Mediat raportojnë se shkarkimin Labit ia ka komunikuar vetë ministrja që është shprehur se akuzat e tij nuk qëndrojnë.
Më poshtë deklarimet e Labit:
Reforma në shërbimet publike? Preferohet më mirë “gjobitja e qytetarëve”, tenderi, apo biznesi me privatët
Qeveria aktuale ka propaganduar shumë atë që ajo e quan reformë në shërbimet publike. Dhe disa hapa janë hedhur, ndonëse ato janë në vazhdën e punëve të mëparëshme. Kështu licencat me një sportel dhe regjistrimi i biznesit me një sportel u mundësuan që në qeverisjen e Sali Berishës. Qeveria aktuale ka ndërmarrë dy nisma që synojnë thjeshtimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe uljen e kostove: Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara dhe portali unik qeveritar E-albania.
Bunkart dhe Bunkeri, po bëhet spektakël me trashëgiminë e komunizmit (Video)
Krijimi në seri i bunkerëve ushtarakë në qendra hibride muzeale, ngre pyetjen: a mund të quhet trashëgimi e komunizmit një objekt ku kujtesa kolektive trajtohet si pikë turistike dhe si magazinë sendesh?
I ftuari në “Takimet e Kulturës”, historiani i artit Vinsent von Gerven Ui, thotë se si Bunkart 1 ashtu dhe Bunkart 2 janë vende pelegrinazhi, ku dominon spektakli dhe jo dëshmitë për të kaluarën komuniste dhe pëndjekjet e kundërshtarëve të regjimit.
Melany Trump padit “Daily Mail”, e akuzoi si eskortë luksi
Melany Trump, gruaja e presidentit të ri amerikan ka çuar në gjyq gazetën «Daily Mail» nga e cila kërkon një kompensim të madh financiar për dëmin moral që i ka shkaktuar. Disa muaj më parë «Daily Mail» ka botuar një artikulli në të cilën ai pretendonte se para se të martohej me Donald Trump, Melany ka punuar si eskortë luksi.
“Jo” Donald Trumpit në Parlamentin britanik
Kreu i Dhomës së Ulët në Parlamentin britanik, John Bercoë, ka deklaruar gjatë një seance të ditës së hënë se nuk do të dëshironte të bënte një ftesë për presidentin amerikan Donald Trump për të folur para deputetëve. Bercoë, i njohur për karakterin strikt dhe shumë rigoroz në drejtimin e seancave, si dhe për kujdesin thuajse kirurgjikal në ruatjen e etikës, ka deklaruar se “ne e vlerësojmë shumë marrëdhënien tonë me SHBA dhe se nëse një vizitë shtetërore do të realizohet, kjo shkon përtej dhe mbi statusin e kryetarit të Dhomës.
Arabia Saudite do ndërtojë 600 milje mur për t'u mbrojtur nga ISIS
Sarkozy në gjyq për shpenzimet e fushatës presidenciale
Një tjetër politikan francez do të dalë para gjyqit. Bëhet fjalë për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, i cili do të ulet në bankën e të akuzuarve për rastin e financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2012. Sarkozy dhe 13 bashkëpunëtorë të tij akuzuohen për faturat e rreme në rastin e njohur si «Affaire Βygmalion». Ata u munduan të fshehin tejkalimin e tavanit të parashikuar me ligj për shpenzimet e fushatës për zgjedhjet presidenciale. Fushata zgjedhore e Sarkozy e tejkaloi kufirin € 22.5 milionë eurove. Bygmalion quhej kompania që organizonte takimet elektorale të Sarkozy.