"Pasojat e Saliut"/Gjinushi kërkon një vend në listën e PS-së, në emër të së majtës së shëndetshme

Postuar në 31 Janar, 2017 21:48

Skënder Gjinushi i ka dhënë një intervistë Report Tv në të cilësn është shfaqur si analist politik, Obsesioni me Sali Berishën, patologjia me LSI-në, ja boshti i analizës që mandej lejon edhe ndonjë predikim krejt ëndërrimtar si ai i “të majtës së shëndetshme”, diçka që me përkufizim nuk ka shanse të ekzistojë.

Gjithsesi Gjinushi thotë se edhe pa LSI-në, PS-ja me elektroatin e vet fiton. Por për këtë duhet të rikthejë besimin. Dhe një nga këto shenja është edhe përfshirja në listat e kandidatëve e tij dhe ndonjë të majti tjetër që ka ca vota.

Irani teston raketa të reja: Nuk cenohet pakti për armët bërthamore

Postuar në 31 Janar, 2017 21:31

1 mld dollarë konçesione premtohen para zgjedhjeve

Postuar në 31 Janar, 2017 20:58

Qeveria anonçoi programin për investimeve publike përmes Partneritetit Publik Privat në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Bëhet fjalë për një numër veprash publike në infrastrukturën rrugore, shkolla dhe qendra shëndetësore ekselence që siç tha kryeministri do të ndërtohen në harkun kohor të 2-3 viteve. Lista e plotë e priroteve nuk është bërë publike, por pritet t’u dorëzohet bizneseve që të përgatisin projektet.

71 mandate pa LSI-në?

Postuar në 31 Janar, 2017 20:51

Burime nga brenda mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste i thanë Top Channel se, sipas Edi Ramës, “aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, e jo thjesht një mazhorancë numrash – dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicionit me Metën.

Por sipas Edi Ramës, “me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve nëpër qarqe, koalicioni PS+PDIU+FRD+Etj. i merr 71 deputetë, nëse LSI del më vete, sepse e tillë është formula”.

Fanti spathi, ose Xholi i politikës - Flet edhe kur nuk e pyesin, ose si i thonë një ane: Futet si Pykë

Postuar në 31 Janar, 2017 18:54

Do kërkohet diçka më shumë sesa protesta

Postuar në 31 Janar, 2017 16:03

Ilir Meta e ka braktisur sot ministrin e Drejtësisë të sapo shkarkuar Ylli Manjani. Ai i ka cilësuar shashka akuzat e Manjanit, duke dashur kështu të ftohë situatën e ndezur në koalicionin qeverisës që është në krizë permanente. Por kreu i LSI-së ka bërë edhe këtë vërejtje, në kontekstin e deklaratës se “arresimin e Balilit ma kërkuan në Departamentin Amerikan të Shtetit”.

Fëmijët në Afrikën e Jugut shfaqin rezistencë natyrore ndaj AIDS-it

Postuar në 31 Janar, 2017 13:27

Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre

Postuar në 31 Janar, 2017 12:02

Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre, përfshi edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lul. Në dhjetor të vitit të kaluar  New York Times raportoi se President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte lëshuar një urdhër që u kërkonte ambasadorëve të emëruar politikisht të të linin postet e tyre menjëherë pas Ditës së inaugurimit të tij si President. Kjo shkaktoi një pështjellim të madh në komunitetin diplomatik dhe mediat globale.

Tsipras në Beograd: Paqja në Ballkan e kërcënuar nga rizgjimi i nacionalizmit

Postuar në 31 Janar, 2017 11:18

Beogradi është vizita e parë e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Ballkanin Perëndimor. Jo pa qëllim kreu i qeverisë greke zgjodhi Serbinë, pasi sipas sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, vizita synon që t’i ngrejë në nivelin e marrëdhënieve strategjike raportet midis Athinës dhe Beogradit. Tsipras shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm dhe ai i ekonomisë.

Paqja e Astanas, Rusia propozon që Siria të mos jetë më Republikë Arabe në Kushtetutë

Postuar në 31 Janar, 2017 11:01

Bisedimet e paqes në Astana kanë prodhuar një Kushtetutë të re për Sirinë. Drafti është përgatitur nga Rusia dhe siç raporton agjencia ruse “Sputnik” ai priret nga sintetizimi I interesave të Damaskut zyrtar dhe opozitës siriane.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS