Ministri ka hallin e votës dhe të adresës. “Harron” operacionin Dako – Çela me listat e vitit 2015
Sot ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka qenë në universitetin “Alekdandër Moisiu” në Durrës ku ka folur për procesin e popullimit dhe të adresave që nxitet nga ndryshimet në ligjin për Gjendjen Civile. Duke kërkuar të fshehë faktin se pas detyrimit për dhënien e adresës qëndron synim për taksim, ministri ka ofruar seancën e radhës të leksioneve bajate të zakonshme për këtë qeveri:
Bankers, shqiptarët e dorës së dytë dhe Edi Rama
Akuza më e fortë që kryeprokurori Adriatik Llalla bëri ndaj ambasadorit amerikan, Donald Lu është shatntazhi për të mos vijuar hetimet për kompaninë "Bankers" dhe shpërthimet në Patos-Marinzë. Prokurori i Përgjithshëm tha se Prokuroria e Fierit mbylli hetimet pas shantazheve të së njëjtës natyrë. Qeveria kishte premtuar audit ndërkombëtar për praktikat e Bankers madje dhe rishikim të kontratës, nisma të cilat i bëri publike kryeministri Rama në një fjalim gati gati despotik rreth industrisë së naftës.
Rusia: Po manipulohet vota fituese për dyshen Gruevski – Ahmeti. Ballkani rrezikon të destabilizohet
Ministria e Jashtme e Federatës Ruse ka dalë dje me një deklaratë të posaçme mbi zhvillimet në Maqedoni. Sipas kësaj ministrie konstatohet një përkeqësim i situatës në Maqedoni ndërkohë që duket se zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit, të imponuara nga “bombat e Zaevit” nuk kanë dhënë zgjidhjen e premtur. Në këtë kuadër Kremlini paralajmëron se ndërhyrja e huaj mund të çojë në shpërthimin e situatës në Maqedoni, por edhe në Ballkan.
“Shqipëria e gatshme të hyjë në luftë” – Bëjini një “like” politikës së jashtme ju lutem!
“Nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen”. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka kapur edhe njëherë trenin e ngjarjeve mediatike duke e konvertuar politikën e jashtme në shoë personal.
I ftuar në “Zona e Debatit” që drejtohet nga Baton Haxhiu, një gazetar I afërt me pushtetin në Tiranë, Edi Rama, në prezencë të Hashim Thaçit, deklaroi gatishmëri numër 1 për përballjen me Serbinë:
Unë jam Donald Lu
"Sonte, më 2 shkurt 2017, nën temperatura të ulta të motit, qindra mijëra rumunë, janë ende në sheshin kryesor të Bukureshtit duke protestuar kundër një vendimi të parlamentit të tyre, për të mos lejuar zbutjen e një ligji që ndëshkon të korruptuarit.
Koha që roli i ambasadorëve të huaj të inkastrohet në suazën e ligjit dhe konventave
Dy vitet e fundit kanë nxjerrë në dritë tjetër për opinionin publik rolin e ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Qytetarët shqiptarë kanë patur rast të njohin se çfarë ndikimi dhe pasojash prodhojnë ambasadorët që operojnë si parti politike mbi palët, në kohën kur në Shqipëri Mariza Lino merrte pjesë në gatimin e çorbës së përgjakur të vitit 1997. Më pas diplomatët amerikanë luajtën rol thelbësor në ngjarjet pasuese për të ardhur e krijuar profilin e një guvernatori.
Rrëfehet Llalla, zbardh shantazhin e Lu për Bankers, vë nën hetim kryeministrin
Adriatik Llalla ka zbardhur përplasjet me ambasadorit amerikan dhe në një farë mënyre ka bërë publik edhe hapin e radhës, në kuadër të luftës politike që qëndron pas kësaj përplasje.
Më poshtë një pjesë e argumenteve të Llallës për marrëdhënien me ambasadorin amerikan, shantazhet e pretenduara nga Bankers dhe hetimet për serverin e ILDKPI:
Transparenca.al dhe Fondacioni Soros publikojnë raportin vjetor të Filoamerikanizmit majtist shqiptar. Përfshihen të gjitha statuset në Facebook të Spartak Ngjelës. Parathënia nga Endri Fuga. Balla dhe Gramoz Ruçi kanë vënë shenjat e gishtave në çdo faqe
Kjo është menduar si një manovër për të amortizuar shijen antiTrump të deklaratave të Edi Ramës. Raporti ilustrohet me aktivitete të qeverisë.
Vallja anti-sorosiane dhe kronologjia e tensionit PS-LSI
Ngjarjet që dominuan politikën ditët e fundit janë padiskutim dy. Shpërthimi dhe shkarkimi i Ylli Manjanit dhe përplasja mes kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. A janë dy ngjarje të veçuara apo të lidhura me njëra tjetrën?