Fitorja e së ardhmes
Kanë kaluar 25 ditë proteste të përnatshme në Tiranë dhe diasporë dhe tashmë mund të hidhet një vështrim më i ftohtë mbi ritmin politik të krijuar dhe qasjet e përgjithshme ndaj saj.
Bordi i Paqes, presion mbi palestinezët?
Dokumente të brendshme të siguruara nga Drop Site News pretendojnë se Bordi i Paqes, një strukturë e krijuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, po ushtron presion mbi palën palestineze për të pranuar kushte që, sipas negociatorëve palestinezë, cenojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje.
OKB: Izraeli po vret qëllimisht fëmijë palestinezë
Një hetim i pavarur i OKB-së ka gjetur se genocidi i Izraelit në Gaza po vazhdon, madje duke shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë.
Sipas raportit të cituar 30% e viktimave në Gaza që nga nisja e luftës në vitin 2023, janë fëmijë. Nga ana e vet, përfaqësia izraelite në misionin e OKB-së në Gjenevë e ka hedhur poshtë raportin që përcakton se Izraeli ka shënjestruar fëmijët edhe gjatë armëpushimit të vitit 2025.
Zotërinj nga Kosova: Dashurojeni Edin, por mos na flisni për dashurinë tuaj!
Kryeministri po vjedh statuse e mesazhe nga të mundet për të dalë i larë në situatën e tanishme. Me protestën e këtyre ditëve është verifikuar një dukuri interesante: një aradhë analistësh apo publicistësh nga Kosova, kanë dalë si mbrojtës fanatikë të Edi Ramës. Duke arritur deri në rrugaçëri leksikore dhe impostim druvari nëpër studio. Pse?
Lodrat e fundit me UÇK
Historia e luftës së Kosovës do të ishte mirë të shkruhej e shkëputur nga rrugëtimi i Kosovës si shtet në pavarësi pasi do të vinim sërish në dilemën e shqiptarëve të Shqipërisë që nuk dinë të ndajnë dot rolin e disa figurave të tyre. Sulmet e koordinuara të përfaqësuesve të UÇK-së ndaj një pjesëtari të tyre, Dritan Goxhaj, u bë për llogari strikt politike dhe jashtë çdo kërkese morale dhe etike minimale. Dritan Goxhaj as e ngriti kredencialet e veta si ish-luftëtar në protestë, thjesht lexoi një emër.
Anulohet procedura për hekurudhën Hani i Hotit-Rinas
Procedura e tenderimit për ndërtimin e hekurudhës Hani i Hotit-Rinas është anuluar, pavarësisht se kishte avancuar deri në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së operatorit fitues. Lajmi është konfirmuar nga drejtori Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, pas interesimit të televizionit MCN TV lidhur me ecurinë e projektit.
Porti i Barit mund të bëhet pjesë e Korridorit të Mesëm që lidh Azinë me Evropën
Porti i Barit në Mal të Zi mund të shndërrohet në një nyje të rëndësishme të Korridorit të Mesëm të transportit (TITR), që lidh Azinë Qendrore me Evropën, pas diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së presidentit malazez, Jakov Milatović, në Kazakistan.
Gjatë takimeve me autoritetet kazake, palët diskutuan mundësinë e integrimit të Portit të Barit në Rrugën Ndërkombëtare të Transportit Trans-Kaspik (TITR), një korridor strategjik që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi si lidhje tregtare mes Azisë dhe Evropës.
Spanjë/ Ish-ministri i Transportit dënohet me 24 vjet burg për korrupsion
Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar ish-ministrin socialist të Transporteve, José Luis Ábalos, me 24 vjet burg në një rast korrupsioni të lidhur me kontratat e maskave për COVID-19.
Dikur një figurë e lartë në Partinë Socialiste (PSOE) të kryeministrit Pedro Sánchez, Ábalos është shpallur fajtor për rolin e tij në një skemë korrupsioni të lidhur me dhënien e kontratave të maskave gjatë pandemisë COVID-19. Po ashtu, ish-ndihmësi i tij, Koldo García, u dënua me 19 vjet burg dhe biznesmeni Víctor de Aldama me katër vjet e gjysmë.
Shfaqet Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Shqipëria nuk do jetë kurrë vend i antisemitizmit
Qarkullon në këto orë një deklaratë e të ashtuquajturit Komunitet Hebraik i Shqipërisë. Nga një kërkim online nuk rezulton asnjë e dhënë për këtë Komunitet përveç faktit se ai menaxhohet nga një sinagogë dhe se sipas Censit 2023 raportohen vetëm 74 banorë si hebrenj ose me besim judaik. Deklarata nënvizon me shqetësim aktin e heqjes së flamurit izraelit dje në protestë dhe mbyllet me një qëndrim ultimativ për të cilin as ka tagër.
Estonia krijon ‘Kodet ID’ të inteligjencës artificiale për të kontrolluar agjentët autonomë
Estonia bëhet vendi i parë në botë që do të krijojë identitete digjitale për agjentët e AI. Kjo do të thotë që për kompanitë dhe individët do ta kenë më të lehtë ta automatizojnë punën pa i dhënë një agjenti akses në të gjitha të dhënat e tyre.
Agjentët janë sisteme që mund të perceptojnë informacionin, të marrin vendime dhe të kryejnë në mënyrë autonome detyra për të arritur qëllime specifike. Shumë nga kompanitë kryesore të IA-së, duke përfshirë OpenAI, Anthropic, Google dhe Microsoft, kanë vendosur agjentë brenda chatbot-eve të tyre të njohura.
