Amerikën nuk e shpëton më oqeani nga konflikti i ri
Retë e stuhisë gjeopolitike po mblidhen në skajet e largëta të Pax Americana dhe megjithatë ka shumë pak shenja se qeveria e SHBA ose populli amerikan janë zgjuar ndaj rreziqeve në rritje. Kërcënimi që paraqesin Kina e Rusia dhe aleatët e tyre u vlerësuan vetëm kalimtare në fushatën presidenciale të vitit të kaluar, për shembull, e cila në mënyrë tipike rrotullohej rreth çështjeve të brendshme si ekonomia dhe inflacioni.
Kujt i drejtohet z. Rama në këtë fushatë?
Prej javësh tashmë ne dëgjojmë të gjithë, kryeministrin e këtij vendi të flasë përdië për dy gjëra: më votoni mua dhe PS-në më 11 maj sepse hyjmë në BE. Dhe se Sali Berisha është një buf kënete.
Kryeministri kanadez: Marrëdhënia jonë e vjetër me SHBA ka mbaruar!
Duket se efekti Donald Trump po sjell ndryshime të paimagjiueshme më parë për nga natyra e faktorëve që i provokoi. Nuk ka patur asnjë arsye të besueshme apo të parashikueshme për një krizë të këtij niveli mes SHBA dhe Kanadasë, siç është kjo e sotshmja, por ka mjaftuar vetëm një seri deklarimesh nga presidenti amerikan dhe marrëdhëniet të rishikohen në mënyrë dramatike.
Epokës së rraqeve po i vjen fundi
Secili brez duket të ketë një kujtesë origjinale apo të personalizuar për sheshin “Skënderbej”. Në vitet ’90 sheshi u bë shembull i atij përsheshi social që ishte Shqipëria. Kaosi dhe zhurma që sundonin aty, me kioskat vërdallë dhe pisllëkun karakteristik e kishin bërë të ngjante me një pusetë qendrore për Shqipërinë. E cila nuk thithte gjë, por mbante lart.
A ishte shkolla "Skënderbej" një simbol kombëtar?!
Në një shkrim publikuar sot, Kristaq Xharo, profesor në Universitetin Europian – shkruan për atë që e quan “Ringritje të Simboleve Kombëtare”. Në këtë shkrim Xharo e prezanton veten edhe si “skënderbegas”. Mes të tjerave Xharo shkruan për nevojën e fuqizimit të ushtrisë shqiptare për të cilën sugjeron se kalon nga rimarrja e traditës së shkollës “Skënderbej” që ka datë themelimi 28 marsin.
Jalta mbetet për Rusinë udhërrëfyes rendin ndërkombëtar
Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka deklaruar se Kremlini mbetet i angazhuar ndaj rendit të Jaltës që sipas tij flet për një botë multipolare. Nebenzya ka folur në Kongresin Ndërkombëtar Diplomatik dhe Shkencor, organizuar me rastin e 80-vjetorit të Konferencës.
Kina i ofron BE-së partneritet zëvendësues për SHBA
Problemet e krijuara nga Donald Trump dhe politika e tij e tarifave ka shtyrë Kinën zyrtare të bëjë thirrje për një sjellje “racionale” nga Europa. Agjencia “Reuters” citon median shtetërore, “Gobal Times” që evidenton se Kina është një opsion shumë i pranueshëm ekonomik për BE-në.
SHBA tani njësoj si Shqipëria e Edona Bilalit dhe Elisa Spiropalit
Agjencia “Reuters” ka përcjellë live në rrjetet sociale një konferencë për shtyp të Zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, lidhur me rrjedhjen në media të sekreteve të operacionit të SHBA ndaj rebelëve Houthi. Incidenti ilustron dashur apo padashur se në majën e piramidës së vendit me systemin ushtarak kryesor botë, mund të ndodhë që operacionet të diskutohen në shërbime mesazhesh si “Signal” dhe se aty pa dasur shtohen të tjerë. Përtej kësaj, përgjigja e Leavitt është edhe më sheqetësuese.
Kurti: Më 2026-n, 1.08 miliardë euro për Mbrojtjen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, citohet të jetë shprehur se vitin e ardhshëm vendi i tij do të rrisë shpenzimet ushtarake me 60%, një shifër mbinormale kjo që reflekton zhvillimet e reja në mjedisin e sigurisë. Në listën e blerjeve të reja përfshihen helikopterë “Black Hawk” si dhe ndërtimi i ente prodhuese të municionit.
Rutte kërcënon Rusinë për të përkëdhelur Trump
Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Mark Rutte, ka zgjedhur të tundë një kambanë në veshët e Donald Trump, kur sot ka kërcënuar Rusinë se nëse sulmon Poloninë, NATO-ja do të përgjigjet në mënyrë shkatërrimtare. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin polak, Donald Tusk, Rutte, i njohur si pëshpëritësi i Donald Trump, për aftësinë e tij për të mikluar adoleshentin 81 vjeçar në krye të SHBA, ka deklaruar se: