400 mijë dollarë bast që Putin bie para fundit të vitit
Një përdorues anonim ka vendosur një bast prej 400 000 dollarësh në platformën e basteve me kriptovaluta Polymarket, duke parashikuar se Vladimir Putin nuk do të jetë president i Rusisë në fund të vitit 2026.
Basti, i raportuar për herë të parë nga NBC News, u bë nga një llogari anonime e Polymarket, me emrin e përdoruesit ZnotluvuiSamez dhe një fotografi që tregon flamurin ukrainas.
MKUltra mund të mos jetë mbyllur kurrë
Një ish-oficere e CIA-s thotë se hulumtimi i agjencisë mbi individët përmes Projektit MKUltra mund të mos ketë ndaluar ndonjëherë.
Programi në fjalë ka nisur në vitin 1953, me urdhër të ish-drejtorit të CIA-s, Allen Dulles. Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i procedurave dhe zbulimi i drogave të afta për të kontrolluar trurin e njeriut dhe për të manipuluar sjelljen gjatë Luftës së Ftohtë.
Sovraniteti, aspekt kyç i botës së Inteligjencës Artificiale
Inteligjenca Artificiale është destinacioni më i ri ku nocioni i sovranitetit po rikthehet me më shumë forcë se më parë.
Katalizues i kësaj që po ndodh është bërë kompania amerikane Palantir, në krye të të cilës qëndron dy njerëz jokonvencionalë si Alex Karp dhe Peter Thiel, me agjenda që shkojnë përtej aspektit teknologjik. Problemi është te të dhënat dhe mënyra sesi përpunimi i tyre cilësisht ndryshe në epokën e IA, ekspozon strategjikisht sigurinë kombëtare të shteteve.
Protesta e Tiranës, seancë dëgjimore në PE
Në Parlamentin Europian u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me protestat e përditshme para Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e aktivistëve të shoqërisë civile, atyre të çështjeve të mjedisit dhe deputetes Marjana Koçeku, e cila para dy javësh njoftoi tërheqjen nga grupi parlamentar socialist, duke iu bashkuar protestës si deputete e pavarur. Koçeku theksoi në fjalën e saj se të rinjtë shqiptarë po tregojnë se janë më pranë Europës dhe vlerave të saj sesa establishmenti politik.
Qeveria nuk dha garanci për Zvërnecin, u shkelën standardet e BE-së
Në një konferencë për mediat, pas përfundimit të misionit faktmbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, delegacioni i eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërve në Parlamentin Europian paraqiti gjetjet e vizitës dhe shqetësimet e ngritura gjatë takimit me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Kryetarja e delegacionit të PE-së, Tineke Strik, tha se pavarësisht justifikimeve për këtë projekt, qeveria shqiptare nuk kishte dhënë garanci për mbrojtjen e mëtejshme të zonës.
Nisja e fundit të monopolit politik të PS-së
Pasi e tallën dhe e përçmuan, paragjykuan dhe insinuuan, analistët e qeverisë kanë nisur ta këshillojnë protestën. Të zgjerojnë bazën ideore të vijimit të saj, në një rol që po nxjerr lakuriq këtë kategori si pjesë e dosjeve shqiptare. Atij libri që duhet t’i përfshinte një pjesë të gazetarëve në aneksin e vet. Skënder Minxhozi shkruan sot me entuziazëm se një protestë e dhunshme është dhuratë për Edi Ramën.
Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta!
Raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris Mijatović, thotë se në zonën e Vjosë-Nartës nuk duhet të ndërtohet. Në një intervistë për DW, ai thekson se kjo zonë duhet të mbetet ashtu siç është: një rezervat natyor.
Protestat e ‘89-s në Berlin ngjajnë me protestat sot në Tiranë
Fitorja e së ardhmes
Kanë kaluar 25 ditë proteste të përnatshme në Tiranë dhe diasporë dhe tashmë mund të hidhet një vështrim më i ftohtë mbi ritmin politik të krijuar dhe qasjet e përgjithshme ndaj saj.
Bordi i Paqes, presion mbi palestinezët?
Dokumente të brendshme të siguruara nga Drop Site News pretendojnë se Bordi i Paqes, një strukturë e krijuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, po ushtron presion mbi palën palestineze për të pranuar kushte që, sipas negociatorëve palestinezë, cenojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje.
