Derrkucët e BE-së dështuan në shkatërrimin e Rusisë

Postuar në 18 Dhjetor, 2025 18:37

Në një takim me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes ia ka quajtur liderët europianë si derrkucë që dështuan të shkatërronin Rusinë. 

Regjistrohet Banka Shqiptare e Zhvillimit

Postuar në 18 Dhjetor, 2025 18:19

 Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet si shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar hapin e parë për themelimin e saj zyrtar në Shqipëri. Kjo bankë ka për qëllim të mbështesë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në nxitjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.

Banka do të ketë një strukturë administrimi me dy nivele, administratorin dhe Këshillin Mbikëqyrës.

Serbia refuzon samitin e Brukselit

Postuar në 17 Dhjetor, 2025 17:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të marrë pjesë dhe as do të përfaqësohet në samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Bruksel. Në një intervistë në televizionin public serb, Vuçiç, ka deklaruar se e ka marrë vendimin personalisht dhe se askush tjetër nuk duhet fajqësuar për këtë.

Ballkani Perëndimor do të jetë pa Serbinë

Nuk cenojmë askënd, por NATO-ja nuk mund të vazhdojë më tej në Lindje

Postuar në 17 Dhjetor, 2025 16:48

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka deklaruar në një takim me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes se Rusia konsideron sigurinë e kujtdo por përkundër disa kushteve mes të cilave moszgjerimi i NATO-s.

Greqia shlyen 5.3 miliardë euro borxh, 16 vjet para afatit

Postuar në 15 Dhjetor, 2025 22:35

Greqia ka paguar 16 vjet para kohe një borxh prej 5.3 miliardë eurosh. Pagaesa sipas zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis i kursen buxhetit 1.6 miliardë euro interesa dhe e ul borxhin publik në 120% të PBB-së deri në vitin 2029.

Borxhi i takon paketës së parë të ndihmës financiare që iu dha Greqisë në vitin 2010. Aktualisht Greqia mbetet vendi me borxhin më të lartë në Eurozone dhe ka parashikuar të shlyejë paketën e parë të ndihmës europiane në vitin 2031, 10 vjet para afatit zyrtar. 

Drejt një marrëveshjeje në Krishtlidje

Postuar në 15 Dhjetor, 2025 17:17

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Kievi zyrtar është duke pranuar dhe ka dhënë miratimin në parim për planin amerikan të paqes. Sipas gazetës, Kievi është dakord të mbajë zgjedhje të reja brenda 100 ditëve dhe të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO me disa kushte sigurie.

Po kështu Ukraina është dakordësuar që të ngrijë linjën e angazhimit të trupave të veta, por jo të tërhiqet nga i gjithë territori i Donbasit.

Një diskutim për dosjet e Sigurimit

Postuar në 14 Dhjetor, 2025 18:46

Në një postim në Facebook, Jamarbër Malltezi, ish-funksionar i Partisë Demokratike dhe familjar i kryetarit të saj, Sali Berisha, publikon një dokument të vitit 1991 të titulluar: "Procesverbal për dorëzimin e materialeve dokumentare në Arkivin e Ministrisë për ruajtjen e tyre me vlerë historike”. Dokumenti është sekret dhe mban firmën e dorëzuesit, ish-ministrit të Rendit Publik, Aredin Shyti.

Aleanca ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri bie ndesh me Marrëveshjen e Dejtonit

Postuar në 14 Dhjetor, 2025 17:47

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka publikuar sot një artikull në gazetën serbe “Politika” me rastin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit që rregulloi konfliktin në Bosnje-Hercegovinë. 100 000 të vrarë dhe 2 milionë të shpërngulur, konflikti boshnjak ilustron potencialin e jashtëzakonshëm të kombeve të armatosura dhe që nisin të veprojnë jashtë suazës së ligjit ndërkombëtar.

Të dojni njeri-jetrin

Postuar në 13 Dhjetor, 2025 19:35

 

Një protestë për mbijetesë politike në Shkup

Postuar në 13 Dhjetor, 2025 14:43

Mediat raportojnë për një protestë në sheshin “Skënderbeu”  në Shkup të Maqedonisë së Veriut përmes së cilës kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Çlirimtarët duhet të nderohen dhe jo të gjykohen

ka qenë një ndër pankartat.

Në protestë kanë qenë Ali Ahmeti, Daut Haradinaj, Vlora Çitaku dhe Fatmir Limaj.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS