Anullohet shfaqja e filmit të Vuçiç për minierën e litiumit
Ndërsa në të gjithë Serbinë po protestohet kundër regjimit autoritar të Vuçiç, festivali belg i filmit "DOCVILLE" planifikon të shfaqë një film belg që promovon minierat e litiumit, i krijuar në dialog me këtë regjim. Një grup artistësh dhe akademikësh serbë i janë drejtuar këtij festivali me një letër të hapur, në të cilën i kërkojnë anulimin e shfaqjes së filmit, të cilin e shohin si një platformë përmes së cilës qeveria serbe mund të promovojë axhendën e saj.
Letra
Izraeli nuk do tërhiqet nga zonat tampon me Libanin
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka urdhëuar sulme të reja në jug të Libanit, një vendim që vjen në sinkron me sulmet amerikane ndaj rebelëve jemenitë Houthi. Izraeli pretendon se ka identifikuar dispozitë ushtarakë të milicisë Shiite Hezbollah, një qëndrim që sipas kryeministrit libanez, Nawaf Salam përfaqëson një moment përshkallëzimi që mund të kthejë konfliktin në shkallë të gjerë.
Ambasada e Rusisë: "Kërcënimi Rus", gjueti shtrigash. Shqipëria po quan dizinformim edhe ndihmën sovjetike
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka publikuar pak më parë në faqen e vet në Facebook një koment polemizues ndaj atyre që i quan akuza se Rusia po drejton një fushatë dizinformimi në rajon. Ambasada i referohet një dokumenti zyrtar – Strategjisë kundër Ndërhyrjes së Huaj dhe Dizinformacionit 2025-2030, që sipas saj huazon pjesën më të madhe të materialit nga një “studim” i autorizuar nga disinfo.al, një faqe që siç vihet në dukje, ndër të tjera financohet nga “i vetëdiskredituari USAID”.
Shtete të dështuara/Dy vjet pa përgjigje nga qeveria greke
Një episod në Greqinë fqinje ndoshta shpjegon se në vende si tonat ka diçka më shumë sesa vullneti politik që çon në dështim. Gazeta “Kathimerini” sjell rastin e katër mjekëve të ardhur në Greqi nga SHBA për të ushtruar profesionin e tyre, të cilët pas dy vjetësh qëndrimi ende nuk kanë ndonjë përgjigje për të njohur specializimin e tyre.
Lavrovi i Rusisë
Agjencia “Tass” i kushton sot një shënim ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov që ka 75 vjetorin e lindjes. 21 vjet në detyrë, Lavrov është tashmë një ndër dekanët e politikës së jashtme ndërkombëtare me njohje të mjedisve diplomatike dhe rrethanave si pakkush tjetër.
Putin urdhëron pashaportizimin e ukrainasve në Rusi deri më 10 shtator
Diskutimet për një paqe në Ukrainë kanë nisur të japin disa efekte administrative në Rusi. Një dekret i Presidentit rus, Vladimir Putin u kërkon ukrainasve që banojnë në Rusi të legalizojnë statusin e tyre si imigrantë në Rusi deri më 10 shtator, ose të largohen nga vendi.
Europa hesht për protestën në Serbi!
Deklarimet e Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas një takimi me presidentin serb, Aleksander Vucic, kanë provokuar reagime nga ana e opozitarëve serbë që kanë bërë të qartë mosbesimin në rritje ndaj BE-së.
Një takim konstruktiv me presidentin Vucic. Theksova se zgjerimi është një proces i gjithë shoqërisë. Nuk është i mundshëm pa një shoqëri civile të fortë dhe media të pavarur
Video/Tallje masive e allateve me Liderin Global: S'e ma dot burgun Lali!
Euroatlantiku vazhdon filmin e animuar: Të tallemi sa të mundemi!
SHBA nuk ka qëndrim për doktrinën turke të "Atdheut Blu"
Gazeta greke “Kathimerini” i ka marrë sot një intervistë, ish-këshilltarit të Sigurisë të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan. Teksa e cilëson bashkëpunimin dypalësh SHBA-Greqi në fushën e Mbrojtjes si një ndër më të thellët në botë, Sullivan jep edhe një përgjigje se pse administrata e shkuar amerikane nuk e denoncoi doktrinën turke të “Atdheut Blu” që evokon pretendime territoriale në Egje.
Si duhet parë studenti i sotshëm serb që proteston
Aleksandër Vucic ka nisur të tregojë fytyrën e vërtetë të pushtetit në Serbi. Të hënën në mbrëmje mediat raportuan se policia sulmoi studentë që bllokuan këshillin bashkiak të Novi Sadit. Të njëjtat media raportuan se gjatë incidentit studentët këndonin ndër të tjera edhe:
Shkoni në Kosovë!