Luftë e hapur mes Fanarit dhe Kishës Ruse

Postuar në 20 Janar, 2026 20:00

Patriarkana e Stambollit është tashmë në një luftë thuajse të hapur me Patriarkanën e Moskës, duke kaluar në akuza që nuk kanë të bëjnë më me çështje fetare. Pas akuzave publike të shërbimit rus të zbulimit se Patriarku Ekumenik Bartholomeu është në shërbim të britanikëve, ka ardhur një reagim i fortë nga përfaqësues të Fanarit. Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Mitropoliti i Vjetër i Kalcedonisë Emmanuel ka pranuar hapur situatën e krijuar duke nënvizuar se tensionet nuk kanë të bëjnë fare me çështje kishtare dhe teologjike.

Çështja kryesore ku na çon kjo situatë, lidhet me shndërrimin e Kishës në një mekanizëm direkt të propagandës, diçka që është tmerruese nëse konsideron kriterin teologjik, pasi kur hiri i Shpirtit të Shenjtë i shtron rrugën spiunazhit, atëherë eklesiologjia i hap rrugën shfrytëzimit gjeopolitik

ka thënë ai.

Sipas tij, lloji i akuzave dhe mënyra e transmetimit të tyre kundër Patriarkut Bartholomeu, lidhet me ndikimin e këtij të fundit dhe “shkëlqimin e tij”, “i padurueshëm me standardet e tyre”. Tensionet kanë si shtysë një qëndrim të vitit 2013 të Patriarkanës së Moskës që shtronte për dskutim primatin e Patriarkanës së Stambollit dhe përshkallëzuan pas dhënies së Autoqefalisë për Kishën Ukrainase në vitin 2018.

Për këtë të fundit Emmanuel shprehet qartë se nuk do të ketë ndryshim qëndrimi dhe më tej akoma, lidhur me situatën kishtare në Balltik, ai ka nënvizuar rëndësinë shumë të madhe që ka krijimi i Ekzarkatit të Patriarkanës Ekumenike të Lituanisë që korrigjon një ngjarje të vitit 1945. Emmanuel shton se marrëdhëniet po hyjnë në ujëra të panjohura më parë për shkak se “barbaria priret të bëhet rregulll në relacionet ndërkishtare”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.