Të dy nën hetim penal

Postuar në 02 Shkurt, 2025 17:49

Prokuroria izrelite ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e një hetimi penal ndaj bashkëshortes së kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu, Sara. Informacioni është zyrtarizuar përmes një letre që prokuroria i dërgon një deputeti opozitar të parlamentit izraelit, Naama Lazimi.

Ta ngremë nga një gotë për të gjitha kafenetë!*

Postuar në 02 Shkurt, 2025 16:59

 

Pushtetit të ri, pas përmbysjes së Klanit të Bashir Asadit, po i vjen edhe një fuqi shtytëse në përmbajtjen dhe shpejtësinë e ndryshimeve. Ata janë intelektualët e njohur të vendit që i burgosi dhe i përndoqi jashtë vendit “okulisti i verbër” i quajtur Bashir. Janë shkrimtarët si Faruk Mardam Baj, Samir Jazbek, Mustafa Kalife, disa kineastë të shquar, aktorë, piktorë, pushtetarë që më 2011, kur filloi “pranvera arabe” edhe në Siri që shpejt u kthye në “dimër të acartë”, i braktisën pozitat dhe publikisht i thanë Bashar el Asadit ‘Mjaft më”.

Tarifa Kanadasë, Kinës dhe Meksikës

Postuar në 02 Shkurt, 2025 16:48

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka vonuar për të ligjëruar një ndër premtiemt e tij më shqetësuese: tarifat doganore ndaj vendeve të tjera me të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare. Kanadaja, Meksika dhe Kina, janë subjekt tarifimi që shkon deri në 25%.

Vlerësime të reja për ushtarët koreanoveriorë në Rusi

Postuar në 02 Shkurt, 2025 14:41

Hyrja në skenarin ukrainas e ushtarëve koreano-veriorë ka dhënë efektet e para. Nëse në ditët e para të tyre u qarkulluan shumë informacione diversioniste dhe proapagandistike ushtarësh që nuk dinë se çfarë bëjnë, tashmë kriteri i analizës ka ndryshuar.

Në prag të dhunës, Vuçiç: Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh

Postuar në 02 Shkurt, 2025 14:27

Aleksandër Vuçiç nuk i ka punët mirë. Kameleoni serb nuk po duket se është në gjendje të shtjejë në punë ndonjë diversion të ri përkundër një proteste që ka përmbytur çifligun e tij privat.

Stili dhe Mediumi te Filmi

Postuar në 31 Janar, 2025 21:20

 

BRICS nuk ka ndërmend të krijojë monedhë të re

Postuar në 31 Janar, 2025 15:06

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se vendet anëtare të BRICS nuk janë duke diskutuar për krijimin e një monedhe të përbashkët.

BRICS po diskuton për krijimin e platformave të reja të përbashkëta të investimit që do të lejojnë investime në vende të treta, te njëri-tjetri e kështu me radhë

ka thënë ai.

Referuar deklaratave të presidentit të ri të SHBA, për vendosjen e tarifave doganore ndaj vendeve të BRICS nëse këto nxjerrin dollarin në këmbimet e veta tregtare.

A po vdes Shqipëria?

Postuar në 30 Janar, 2025 23:00

 

Donald Trump ndërpreu fondet dhe tani SPAK iku. Kjo është teza e re që shtë hedhur në qarkullim nga politika. Nga Edi Rama dhe Sali Berisha, nga të gjithë ata që i kanë vënë kularin këtij vendi mes të cilëve edhe gazetarë që po bëjnë tashmë 30 vjet që zhvasin nga të gjitha drejtimet.

T’i vihemi edhe SPAK-ut sepse u ngrit ca si shumë!

13 vjeçari amerikan provon fuzionin bërthamor në shtëpi

Postuar në 30 Janar, 2025 20:29

Jackson Oswalt, një 13-vjeçar amerikan aspak i zakonshëm, në vitin 2018 u bë personi më i ri që arriti shkrirjen bërthamore. Djaloshi që kaloi nga pasioni te vidoelojërat, tek ai për shkencën, ishte frymëzuar nga Taylor Wilson, i cili po ashtu në moshë fare të re kishte ndërtuar një reaktor bërthamor. Shkrirja bërthamore është një proces tepër i komplikuar për një shkencëtar që eksperimenton në shtëpi. Procesi përfshin izolimin e dy ose më shumë bërthamave atomike, përpara se të kombinohen nën presion dhe nxehtësi intensive për të formuar një ose më shumë bërthama atomike dhe neutrone.

Deklaratë nga Duma mbi "përpjekjen e Biden dhe Blinken për të vrarë Putin"

Postuar në 30 Janar, 2025 16:31

Kremlini ka gjetur një argument tjetër për të politizuar situatën ndërkombëtare në relacion me administratën e shkuar amerikane. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar kreun e Duma-s, Vyacheslav Volodin, të dërgojë një letër në Kongresin e SHBA dhe në OKB, përmes së cilës përcillet një deklaratë zyrtare e parlamentit rus rreth informacioneve të publikuara nga gazetari Tucker Carlson, sipas të cilit Joe Biden dhe Anthony Blinken, ish-president i SHBA dhe ish-Sekretar i Shtetit, janë përpjekur dhe kanë organizuar një tentativë vrasjeje ndaj

Pages

Subscribe to ResPublica RSS