Luftë me Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Në një interistë për gazetën greke “Kathimerini” Matheë Kroenig, profesor dhe njeri me përvojë në shërbimet sekrete amerikane, këshilltar i Marco Rubios, deklaron se SHBA po përgatitet për veprime të mëtejshme ushtarake ndaj Iranit. Ai ka hedhur poshtë pretendimin se beteja 7 mujore ndaj Republikës Islamike ishte dështim, duke nënvizuar se rezultatet duhen parë në një kënd tjetër: HAMAS-i i shkatërrua, Asadi i larguar, Hezbollahu i dëmtuar rëndë dhe Irani i izoluar. Referuar furnizimeve të reja ushtarake masive për Izraelin, Kroenig ka pranuar se qeveria amerikane po përgatitet për një tjetër fazë të luftës ndaj Iranit, madje pa e fshehur fare këtë.
Mendoj se presidenti po përpiqet të ruajë qetësinë relative deri në zgjedhjet e mesmandatit, por do të jetë i hapur të kthehet në konflikt të hapur pas zgjehdjeve. Mbi lëvizjen e forcave në rajon, mendoj se ka dy mundësi që nuk janë ekskluzive. Së pari, mendoj idealisht presidenti do të donte të fitonte pa luftuar. Ndaj mendoj se ndoshta, si pjesë e një fushate presioni, ai mund të rrisë praninë ushtarake në rajon. Por nëse kjo nuk funksionin, ai mund të përshkallëzojë konfliktin
shprehet eksperti amerikan.
Me interes është deklarimi i tij se “Pentagoni nuk i beson Turqisë mjaftueshëm sa për ta integruar në programin e vet të avionëve të brezit të pestë” për shkak se Turqia disponon sisteme ajrore ruse përmes të cilave mund të kryqëzojë informacionin teknik për shkatërrimin e avionëve në fjalë.
Kroenig ka shtuar se problemet me Turqinë, një aleat problematik, kanë çuar në përfundimin se aktualisht Greqia mbetet prioritet në arkitekturën amerikane të sigurisë.

Add new comment