Spiranca e një anijeje që po mbytet

Sot SPAK ka nisur kontrolle në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në banesën e të ashtuquajturit biznesmen, Roni Yeffet. Në lojë është shqyrtimi penal i kompanisë “Kayo” dhe gjithë sipërmarrja e prodhimit ushtarak në Shqipëri.
Aksioni vjen pak pas arrestimit të kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, hetimit të Belinda Ballukut, Ilir Beqjas, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt. Lista është e gjatë dhe ajo mbyllet tek Edi Rama. Që qëndron ende në detyrë, në padijeni të plotë, thuajse i verbër për atë që ka ndodhur dhe po ndodh.
Është ndoshta hera e parë në histori që një kryeministër në një Republikë Parlamentare shpallet injorant absolut në çështje që janë pjesë e punës dhe vendimeve të tij. Një dogmatik i palëkundur i interpretimit personal të kushtetutës dhe ligjeve: ne vjedhim, pra gabojmë se po qeverisim, ata, që janë të pavarur, të na kapin.
Por unë nuk di gjë. Unë kam kontratën të qeveris, ma kanë dhënë shqiptarët. Shumica e tyre. Z. Rama po e lexon këtë kontratë si detyrim për të qenë djalë i mirë dhe i ndershëm, jo si detyrim për të qeverisur me të gjitha kapacitetet që duhet.
Nuk ka mbetur më asnjë kalama që ta besojë këtë njeri. Ta marrë seriozisht për atë që thotë. Z. Rama sot merret seriozisht për shkak të pushtetit të tij dhe gjendjes ku ndodhet; kjo gjendje e bën të rrezikshëm. Mirëpo me arrestimet e reja që sa vijnë e i afrohen oborrit të tij tensioni rreth z. Rama sa vjen e do t’i ngjajë prangave që shtrëngohen në duart e dikujt që bërtet përherë e më shumë se është i pafajshëm. Padija e tij është edhe mbrojtja kryesore. Por z. Rama harron se padija nuk tolerohet në ushtrimin e përgjegjësive, pasi në asnjë rast ky zotëri nuk ka inicuar kontroll. Dhe mungesa e reagimit përmbush së paku kushtin e mosveprimit.
Në aspektin politik, dëmi që gjenerohet nga kjo sjellje publike është shumë i madh. Ne kemi një kryeministër që ndan zbatimin e politikave nga zbatimi i tyre dhe abuzimi me to. Fatura paguhet përherë me paratë e buxhetit për të cilat ka një administrator. Por të mos lodhemi me arsyetime të kota. Rruga e këtij zotërie është qartazi ajo e dikujt që po shkon në bankën e të akuzuarve dhe atë nuk e shpëton më as tentativa e fundit që i mbetet: ajo e të sëmurit mendor për të cilën qarkullon edhe një kartelë e vjetër. Edi Rama vrau shpresën e një brezi, ai plaçkiti mbarë vendin, shpërfytyroi territorin, përdhunoi me komplekset e veta çdo trashëgimi. Ai e bëri Shqipërinë të pajetueshme, kulturën tonë e pervertoi deri në rrënim moral. Nuk ka asnjë mjet që ky individ të aderojë më në historinë tonë politike veçse si spiranca e mbetur e një anijeje që po mbytet.

Comments
Gjigandi yne nuk trembet.
Gjigandi yne nuk trembet. Atij i dridhen leqet e kembeve vetem para Parlamentit Izraelit.
Duhet pyetur Igli Tare ne se ka edhe ai ndonje video private me Belinden.
Vetem Ija e Bes Kallakut ka ngelur pa u regjistruar ne video me pulle te nxehte tashme. Rrezik mos e ka ndonje te fshehur Like Metaj.
E sa per Anijen, nuk e drejtoi per ne BE por e drejtoi per ne Israel, si kapiten dhe ekuipazh ka jahudite, qe edhe derrasat e dyshemes po ia vjedhin. Kazanin e qeverise dhe vipat e mediave mund t'i quajme bordell- rrupitell.
Add new comment