Fitorja e së ardhmes

Postuar në 25 Qershor, 2026 15:48
Skerdilajd Zaimi

 

Kanë kaluar 25 ditë proteste të përnatshme në Tiranë dhe diasporë dhe tashmë mund të hidhet një vështrim më i ftohtë mbi ritmin politik të krijuar dhe qasjet e përgjithshme ndaj saj.

Së pari, protesta e Flamingove ka kapërcyer të gjitha paragjykimet fillestare dhe është shndërruar në ngjarjen kryesore politike të Shqpërisë për qershorin. Nga ana fenomenologjike ajo sugjeron diçka të re në peizazhin politik dhe sociologjik shqiptar, pasi si akt kundërshtimi nuk takohet me asnjë protestë të mëparëshme: nuk është lokale, nuk është partiake, nuk është strikt mjedisore dhe tanimë as kazuale.

Protesta në zhvillim ka tipare të qarta kombëtare në kuptimin se në të tubohen të gjithë shqiptarët që kanë arsye të mos jenë më dakord me këtë qeveri, qeverisje si model dhe këtë klasë politike. Duam apo nuk duam Protesta e Flamingove është forumi i ri për demokracinë në Shqipëri, jo ky si një akt intelektualësh të ndriçuar, por si reagim qytetarësh të frymëzuar nga çdo pikëpamje nga nevoja për drejtësi dhe barazi reale jurdike, politike dhe shansesh.

Së dyti, duke marrë shtysë nga e para, vlen të shihet me kujdes mënyra sesi partitë tradicionale po i afrohen asaj. Duke hequr tri ditët e para që u përshkruan nga gafa politike të Berishës dhe Ramës, nga mosintuitizimi i asaj që po fermentohej, në ditët në vijim kemi një lloj aspekti tjetër të veprimit.

I pari është qëndrimi kategorik, ultimativ, përçmues i kryeministrit, që është kthyer në politikë të qeverisë dhe shumicës ndaj Protestës. Dhe po vazhdon. Ky qëndrim definon qysh tani të ardhmen e Partisë Socialiste si një parti që e ka mbyllur ciklin historic në formën e sotme dhe herët apo vonë do të përballet me nivelin strukturor të oksidimit të vetes. Askush më nga ata që është në protestë, apo me protestën, nuk sheh te kjo parti veçse fatkeqësinë e këtij vendi, nga e cila duhet shpëtuar. Një nga arsyet themelore që po duket qartë, i këtij qëndrimi është një lloj ndërgjegjeje klasore që udhëheq kryeministrin dhe të vetët në përçmimin e hapur ndaj plebit që proteston. Më mirë se kaq nuk mund të ndihmohej Shqipëria që sheh sot se ata që janë votuar urrejnë ata që kanë votuar.

I dyti është qëndrimi i PD-së dhe Sali Berishës. Ky i fundit duhet thënë se ka kuptuar në kohë dhe me ftohtësi atë që po ndodh dhe ka vendosur të ndryshojë kurs. Në dallim nga ditët e para për marrjen e drejtimit të protestës, apo nevojën për të ulur thirrjet për burgosjen e tij krahas Ramës, ka kaluar në frekuencë tjetër: mbështetje e protestës, pjesëmarrje në të, dëgjesë e saj, miratim i matur i disa kërkesave, përherë me synimin që kjo valë të qëndrojë aktive, të bymehet deri në masën e duhur kritike deri në rrëzimin e Edi Ramës. Duhet të pranojmë se Sali Berisha ka provuar shqisa politike shumë më të holla se Edi Rama. Ai ka lënë që imazhi i kryeministrit të diskreditohet nga një protestë qytetare, të cilën e sheh në distancë, nga reagimet impulsive të z. Rama, ndërkohë që vala në rritje e opozitarizmit favorizon Berishën deri në momentin kur kërkesa kryesore është largimi i Edi Ramës.

Në një aspekt perspektiv, protesta ka mposhtur dy partitë kryesore që gjenden sot në zgrip të narrativës së tyre, e sfiduar nga historia e dështimeve dhe korrupsionit të përbashkët, me dallimin se PD-ja ka ende një shans: ta reformojë veten. Ta ndryshojë lidershipin, të japë garanci se Sali Berisha nuk do të jetë më kali që tërheq karrocën. Nuk është puna për të poshtëruar dikë, apo për të vënë në diskutim legjitimitetin e një të zgjedhuri, pasi i tillë është edhe Rama, por për të kapur të ardhmen që po dikton ndryshimin shumë shpejt dhe me një regjistër politik krejt ndryshe. Ndryshimi në PD- është aktualisht shërbim ndaj kauzës së opozitarizmit, ndërkohë që largimi i Edi Ramës, është e vetmja rrugë që sistemi aktual politik të arrijë të ruajë diçka.

Përndryshe, protesta si element oksigjenimi i demokracisë e ka kryer detyrën e vet historike; ajo ka zgjuar dy partitë kryesore nga letargjia e status quosë së bipartizanizmit për të lexuar me detyrim një shoqëri ndryshe. Që e refuzon këtë model. Ajo nuk ka ende një narrativë të qëndrueshme, as edhe një subjekt përfaqësues; ajo ka propozuar një ligjërim që ende nuk është normativ, por ka mbërthyer imagjinatiën e një pjese të madhe dhe kjo është fitore strategjike.

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Po te lexojme me kujdes qendrim e BErishes diten e pare te protestes, duke qarte qe nuk ka ndryshim ( aq me pak 180 grade sic thoshte Bushati) por nje pershtatje me vrullin qe mori protesta, dhe te cilen askush nuk mund ta imagjinonte dot, le pastaj ta parashikonte. Narrativa e e mercenareve te regjimit keto 5 vite, por edhe ndoca driteshkurteve te tjere ishte qe Berisha po e mban Ramen ne pushtet. Ne fakt eshte krejt e kunderta. Ishte Rama ai qe e detyroi Berishen qe te rikthehej ne krye te PD-se. Ne kuptimin qe jo se e donte kete, perkundrazi donte krejt te kunderten: t'ia mbyllte gojen perfare, qe ta kishte te lehte te pushteteronte i qete dhe pa pengesa. Ky nuk eshte thjeshte nje argument i imi, por, per te perdorur argumentin e autoritetit, edhe i Fatos Lubonjes, nje antiberishisti te oreve te para dhe te fundit. Keshtu, Sali Berisha e ka dhene doreheqjen ne vitin 2013. Arsyeja qe eshte aty ku eshte sot, eshte Edi Rama, a me mire deshira e tij per pushtet absolut. Dhe te gjithe ata qe ne nje menyre a tjeter, i kerkojne Berishes t'ia beje kete te "mire" vendit, u them qe te mos keni merak per kete gje se ai e ka dhene doreheqjen ketu e 13 vite me pare. Kete te fundit e them per ata qe kuptojne dhe qe duan te kuptojne. Te ike Monstra qe mban ne kembe kete regjim, pa per te tjerat mos keni merak fare.
Ju zoti Zaimi e thoni mendimin tuaj ne kete menyre; kam vene re edhe analiste te tjere te perdorin kete sugjerim disi te terthorte dhe dashamires ndaj Berishes. E them kete, se sot tek po ndiqja nje emision me te ftuar ne televizionin e borxhliut-milioner, analfabetit funksional, Irfan hundpatates, njeri nga te ftuarit qe hiqej si nje nder organizatoret e protestes tha pikerisht keshtu: ne kerkojme doreheqjen e Rames dhe doreheqjen e Berishes! E tha me sinqeritet, prandaj dhe me erdhi te qesh me absurditetin deri ne budallallek te kerkeses se cuditshme, sa i perket Berishes natyrisht...

Submitted by tex (not verified) on

e lexoke oren mbrapsht zotrote..roli i berishes ne krye te pd eshte ai i te qenit te gogolit e qe i jep mundesi tim eti ,pensionist qe te me thote mua birit te vet ,qe ja jap rames se ska alternativ..nje person qe nuk ngjall asnje lloj shprese pse duhet te rri ne krye te nje partie..i mbyll deren te ardhmes ,rinis,dhe inovacionit ne ate komunitet..rikthimi i berishes ne pd nuk beri asgje me shume sa i forcoi pozitat mretit..keq mund te te vij ,se te barazohet pashai me mbretin po te dy jane gangrena e ketij vendi..e po se dallon dot me vjen keq per verberine..

Submitted by Skypion (not verified) on

Jo or mik jo, me kot lodhesh ti mbash ison propagandes se regjimit. Duket qarte nga keto qe thua ( se sic thone nga anet e mia, budalli flet vete) qe yte ate eshte nje komunist, kurse ti nje socialist; mbase nga keta te zhgenjyerit qe nuk paten mundesine te benin placke si shume socialiste te tjere keto 13 vite. E kam thene dhe po ta them edhe ty: ka 36 vite, dmth qe nga viti i larget 1990, qe nuk ka nje foto te vetme te Sali Berishes duke pire nje kafe per qejf ne ndonje lokal, thjeshte nje kafe, jo gje tjeter; e ta mendosh qe ky zotnia eshte politikani me i gjemuar e gjurmuar nga gazetaret per ta kapur ne mekat. Nga ana tjeter, ke Edi Ramen... qe cte te them per te... te te them per veren 34 mije euroshe, qe vetem nje gllenjke kushton sa pensioni i dhjetera pensionisteve te mardhe bashke?! Po e le me kaq se lista krahasimore eshte kaq e gjate, sa duket e pafundme. Keshtu, ata qe perpiqen te barabisin Sali Berishen me nje zuzar si Edi Rama, jane ca me zuzare se ky vete. Fare e keqe.

Submitted by tex (not verified) on

ty te te rroj kryetari usta e marte nga ditet tuaja..sa per komunist e ke ne krye te partise..krye zuzar eshte se ka vjedhur e ka vrar..po per me teper ka vrar shpresen ne opozite ..jemi popull qe dashurohemi me kryetaret e me njeshat..ske faj se popull je dhe ti e ke nevoj per nje bari..me edi ramen jane pale ,jane ortak shahen grihen e ulen bejn pazaret..ndryshojn vetem se mreti ka 14 vjet ne pushtet duke vjedh e plackitur..ka dhe nje diferenc qe kryetari yt krimin te pakten e linte ne rruge ky mreti yt e futi krimin ne cdo institucion..po njerez te berber si ty i meritojn te dy ti kene sa te kene jeten..ne mendon qe jam pjese e propagandes se mretit vashdo beso sic i beson kultit te kryetarit..ka plot njerez te mire ai vend qe mund te zevendesojn vemjet qe po e kalbin..po nese doni keta..i gezofshi..ik beji cik propagand krietarit tani e shih nga pi kafen e ruaji nderin..suksese partise ne jete e me tej

Submitted by Skypion (not verified) on

Jo, or mik jo, mos ngul kembe kot ne dicka qe propaganda e establishmentit socialist e ka bere qillizem keto 36 vite. TE gjithe keto qe thua jane thene e sterthene qe kur Berisha ka hyre ne politike; e thuhen e sterthuhen papushim nga njerez si puna jote. E thashe ne nje koment me pare: Ahmbet Zogun kishin 45 vite qe e shanin e c'nuk shpifnin per te, por ja ku ndodhet sot: me shtatore ne mes te Bulevardit te madh qe mban emrin e tij, kurse Enver Hoxhes shkojne dhe i pshurrin ke varri! Si e paska vrare shpresen Sali BErisha ne Opozite?! Ai eshte kryetar i PD-se, nje nder shume partite opozitare. C'jane keto budallalleqe?! Pastaj thone se PD-ja ka prekur fundin, se nuk votohen nga shumica e heshtur opozitare etj etj... ok, po fundin ka prekur, ok nuk e voton shumica e heshtur, po atehere c'dreqin keni me te?! Pse kjo shumice e heshtur (e leshit) nuk voton ndonje parti tjeter Opozitare, apo te krijoje edhe nje parti te re, po rrine tere diten duke share PD-ne dhe BErishen?! Kur paska plot njerez te mire, pse nuk krijojne nje parti te drejte dhe te vertete , keta njerezit e mire, qe te votohen nga kjo shumica qe nuk i do asnjeren nga partite e medha?! Se nuk ka shumice te heshtur, or mik, por nje turme laramane oportunistesh gjithfaresh.
Edhe keta zagaret qe therrasin "Rama ne burg, BErisha ne burg", e kane me Berishen, jo me RAmen. Keta jane zagare te ketyre partizave te reja, qe mendojne se duke share BErishen, do te mund te zgjerojne elektoratin e tyre. Ate qe nuk thuhet , sic thote monstra Rama, kane per te marre. Te shash Sali Berishen eshte kthyer ne nje biznes shume fitimprures per shume zuzare. Ne fillim te viteve 2000, pra 20 e ca vite me pare, pat dale ajo batuta e e famshme mes socialistesh: shaj Saliun, mos kapesh ndonje post ne parti a qeveri! Shume zuzare kane bere karriere keshtu; dhe jo vetem politikane, por edhe gazetare, analiste, madje edhe veprimtare te shoqerise se ashtuquajtur civile, Ka nga keta qe jane bere opinioniste nga hici, dhe bejne oponionistin vetem qe te shajne Sali BErishen. Shikoji mediat kryesore, ne te gjitha panelet e tyre pjesa derrmuese, nje e dy, shajne Sali Berishen. Bile ka edhe nga ate demokrate, qe ashtu qejfmbetur nga Berisha, tani bejne analistin me kohe te plote, sepse.... shajne Sali Berishen!
Un nuk kam idhull asnje, por e kam kuptuar qe Sali Berishes i eshte bere dhe po i behet nje padrejtesi ne kete aspekt. Shkurt: eshte propaganda e fuqishme 36 vjecare e atyre qe Berishen e identifikojne si ate qe u prishi rehatine 45 vjecare; nje faktor tjeter shume i rendesishem, qe lidhet prape me kete te parin, eshte edhe origjina e tij nga Tropoja. Pra armik me titull te plote: edhe reaksionar edhe malok!
Edhe njehere, pa u lodhur: ka 36 vite qe Sali BErisha eshte politikani me i gjurmuar nga gazetaret, per ta kapur ne mekat sidomos, por nuk ka nje foto te vetme te tij duke pire kafe per qejf me shoke a miq; ben nje jete prej murgu a asketi; larg gjithe vaniteteve te kesaj jete, qe jane edhe arsyeja kryesore e korruptimit te nje njeriu. Keshtu, un nuk mund te pranoj, qe te dallin lloj-lloj perversi, drogaxhiu, sarhoshi, pijaneci, qe kane nje jete te stermbushur plot me vese, qe kane apartamente dhe vila luksoze te shajne dite e nate Sali Berishen!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.