Iranianët hakerojnë postën elektronike të drejtorit të FBI-së

Agjencia “Reuters” raporton se hakera iranianë, ose që pretendojnë se janë të tillë, kanë arritur të penetrojnë në systemin informatik të Byrosë Federale të Hetimit duke publikuar pjesë nga posta elektronike e drejtorit të saj, Kash Patel.
Grupi që quhet Handala Hack Team ka publikuar një seri të fotografive personale të Patel, materiale që janë konfirmuar nga Departamenti i Drejtësisë se janë autentike. Materialet përfshijnë komunikime personale dhe profesionale mes viteve 2010-2019.

Add new comment