Kërkesë Papës: Një ekzorcist për çdo dioqezë

Postuar në 23 Mars, 2026 19:26

Shoqata Ndërkombëtare e Ekzorcistëve i ka kërkuar Papës Leo XIV që të sigurojë praninë e të paktën një prifti ekzorcist në çdo dioqezë, duke vënë theksin jo vetëm te numri, por sidomos te përgatitja profesionale dhe shpirtërore e tyre. Në një audiencë private të zhvilluar më 13 mars, ata i paraqitën Atit të Shenjtë një raport mbi shtimin e rasteve të lidhura me okultizmin, ezoterizmin dhe satanizmin, si dhe ndikimet shpirtërore që këto fenomene kanë tek besimtarët.

Ekzorcistët ngritën shqetësimin për mungesën e ekzorcistëve të trajnuar në shumë dioqeza në botë dhe  theksuan domosdoshmërinë e trajnimeve të specializuara në seminare, programe formimi për peshkopët e rinj dhe vendosjen e kritereve të qarta për trajtimin e rasteve pastorale më delikate. Zëvendëspresidenti i shoqatës, Francesco Bamonte, theksoi nevojën për një qasje serioze dhe të bazuar në mësimet e Ungjillit në trajtimin e këtyre rasteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.