Hormuzi mbetet pa kontroll. SHBA hedh sytë nga naftësjellësi i Kurdistanit

Postuar në 17 Mars, 2026 21:11

Agjencia “Reuters” raporton se përfaqësues të presidentit amerikan, Donald Trump, në Bordin e Paqes, kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Hamasit në Kajro të Egjiptit. Sipas agjencisë në fjalë, synim i takimit është ruajtja e armëpuëshimit në Rripin e Gazës në kushte të larta presioni dhe shterimi kapacitetesh për kontroll, pas nisjes së sulmeve në Iran.

Menjehërë pas takimit, Izraeli ka njoftuar se do të hapë kalimin e vetëm mes Gazës dhe Egjiptit, ndërkohë që pëfaqësuesit e Hamasit kanë bërë të qartë se grupimi mund të tërhiqet aktualisht nga zotimet e veta nëse Izraeli vijon me kufizimet në Gaza.

Ndërkohë media të ndryshme citojnë agjencinë iraniane “FARS” të raportojë për një operacion të forcave speciale iraniane në territoret palestineze, në kuadër të të cilit pretentohet se është vrarë në zyrtar i lartë i aparatit të sigurisë së Izraelit. Lajmi duket si kundërpërgjigje ndaj vrasjeve të nivelit të lartë ditën e sotme, sidomos të Ali Larijanit.

Megjithë pretendimet politike dhe publike, konflikti ngjan se ka kontaminuar të gjithë psikologjinë rajonale. Mediat izraelite kanë një fokus kryesor mbi operacionet në Liban, prej nga ku Hezbollahu ka vijuar me sulme masive. Po kështu ngjan se SHBA i kanë dështuar kartat diversive: ajo e kurdëve për operacion tokësore në Iran dhe së fundmi e sirianëve, të cilët janë nxitur të hyjnë në Liban në rrugë tokësore. Sipas mediave, të dyja janë refuzuar, duke e lënë konfliktin në një inercie goditjesh pa objektiv të dukshëm.

Një zhvillim anësor, por me rëndësi është njoftimi nga Mansour Barzani, kryeministër i Rajonitt ë Kurdistanit në Irak, që të lejojë transmetimin e naftës përmes naftësjellësit të Kurdistanit që shkarkon në terminalin turk të Ceyhan. Barzani njofton po ashtu se është në diskutime me Bagdadin për të hequr kufizimet mbi importet dhe tregtinë në rajon, një proces që po ndihmohet nga SHBA. e thënë ndryshe, SHBA nuk ka arritur të sigurojë kalim të lirë në Hormuz dhe po operon me variante alternative.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.